|
Hatixhe Bint Huvejlid
Abdullah bin Xhaferi transmeton se e ka dėgjuar Aliun nė Kufe duke thėnė se i Dėrguari Muhammed (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: Mė e mira e grave tė kohės sė vet ishte Merjemja, vajza e Imranit, dhe gruaja mė e mirė e kohės sė saj ishte Hatixhja, vajza e Huvejlidit. (Shėnon Muslimi nė Sahihun e tij).
A nuk ėshtė njė nder i madh pėr gratė qė i pari person qė pėrqafoi Islamin ishte njė grua?
Hatixhja ishte e para qė dėshmoi se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se burri i saj ishte i Dėrguar i Allahut. Hatixhja ka qenė gruaja e tė Dėrguarit Muhammed (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). Atė e quanin edhe Tahra, qė do tė thotė e pastėr.
Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) vinte nga njė familje fisnike. Babai i saj, Huvejlidi, ishte njė ndėr prijėsit mė tė respektuar tė fisit tė vet, derisa u vra nė njė betejė. Burri i saj (para tė Dėrguarit Muhammed, paqja qoftė mbi tė) gjithashtu kishte vdekur, duke e lėnė atė shumė tė pasur.
Kur Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ishte ende i ri, ajo i besoi atij pasurinė e saj, duke i kėrkuar tė bėnte tregti nė Siri pėr tė. Nė atė kohė, ai respektohej nga tė gjithė dhe ndershmėria, besnikėria dhe besueshmėria e tij ishte e famshme. Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) u kthye i suksesshėm nga Siria duke e bėrė Hatixhen edhe mė tė pasur.
Pasi dėgjoi rrėfimin pėr udhėtimin e tij nė Siri, Hatixhja mori vendimin se Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) do tė ishte bashkėshorti mė i mirė pėr tė, edhe pse fisnikėt mė tė shquar tė kurejshėve e kishin kėrkuar mė parė pa sukses dorėn e saj. Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) dhe Hatixhja u martuan.
Kur u bė martesa, Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ishte njėzet e pesė vjeē, ndėrsa Hatixhja dyzetė vjeēe, e megjithatė kjo nuk ndikoi nė martesėn e tyre, pėrkundrazi, ai ishte bashkėshorti mė i mirė.
Pėr pesėmbėdhjetė vitet qė pasuan ata jetuan njė jetė tė lumtur sė bashku dhe Hatixhja lindi disa fėmijė. Kur Xhibrili iu paraqit pėr herė tė parė, Profeti Muhammed (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) shkoi te Hatixhja dhe i rrėfeu asaj se ēfarė i kishte ndodhur. Duke dėgjuar me kujdes fjalėt e tij, Hatixhja nuk ndjeu aspak frikė, pėrkundrazi, ajo kuptoi se bashkėshortit tė saj i kishte ndodhur diēka e jashtėzakonshme. Ajo ishte e sigurtė se ai nuk ishte as i marrė e as i pushtuar nga djajtė. Mos u shqetėso, i tha ajo, sepse pasha Atė qė ka nė dorė shpirtin e Hatixhes, shpresoj se ti do tė jesh i Dėrguari i kėtij kombi. Allahu nuk do tė tė turpėrojė. Ti mban lidhje tė mira me farefisin, ndihmon tė varfrit dhe tė ngratėt, i pret mirė musafirėt dhe i ndihmon fatkeqėt.
Kur i Dėrguari Muhammed (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) u qetėsua pak, ajo shkoi bashkė me tė qė tė bisedonte me kushėririn e saj, Vereka bin Nevfel, pasi ai ishte njė njeri i ditur dhe ajo ishte e sigurtė se ai do tė ishte nė gjendje tė shpjegonte atė qė sapo i kish ndodhur burrit tė saj tė dashur. Vereka kishte studiuar me kujdes librat e shenjtė tė ēifutėve dhe tė tė krishterėve dhe kishte marrė shumė dije nga njerėzit mė tė urtė tė kėtyre besimeve. Ai ishte nė dijeni tė ardhjes sė njė tė Dėrguari tjetėr (tė fundit), qė ishte parathėnė nga Musai dhe Isai (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi ta!) dhe njihte shumė prej shenjave qė do tė vėrtetonin identitetin e kėtij tė Dėrguari.
Vereka i tha tė Dėrguarit Muhammed se ai ishte i Dėrguari i Fundit. Hatixhja u gėzua sė tepėrmi dhe ndjeu paksa frikė kur parandjenja e saj pėr atė qė i kish ndodhur bashkėshortit tė saj nė shpellėn Hira u konfirmua.
Pa kaluar shumė, i Dėrguari Muhammed (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) u urdhėrua nga njė shpallje e Allahut, pėrmes Xhibrilit, qė ti ftonte njerėzit qė tė adhuronin vetėm Allahun dhe ishte nė kėtė ēast qė Hatixhja nuk hezitoi tė shprehte haptazi atė qė ajo e kishte mbajtur tė fshehur pėr pak kohė: Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė i Dėrguar i Allahut.
Nė vitet e vėshtira qė pasuan, gjatė tė cilave prijėsit e kurejshėve bėnė gjithēka qė kishin nė dorė pėr tė dėbuar Muhammedin alejhi selam dhe pėr ta ndaluar qė tė pėrhapte mesazhin e tij, Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qe burimi i pėrhershėm i ndihmės, i pėrkrahjes dhe i qetėsimit pėr tė Dėrguarin Muhammed, duke e ndihmuar tė tejkalonte vėshtirėsitė e mėdha qė iu desh tė pėrballonte nė atė kohė. E tėrė pasuria e saj u shpenzua nė rrugė tė Allahut pėr tė pėrhapur mesazhin e tė Dėrguarit Muhammed pėr tė liruar skllevėrit qė kishin pėrqafuar Islamin dhe pėr tė ushqyer dhe strehuar komunitetin islam qė kishte filluar tė rritej nė numėr dhe nė fuqi.
Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e ndihmoi dhe e pėrkrahu tė Dėrguarin Muhammed nė ēdo rrugė tė mundshme. Ajo sakrifikoi veten dhe pasurinė e saj pėr tė pėrhapur mesazhin e tė Dėrguarit tė Allahut nė njė kohė kur kurejshėt ishin tė tėrbuar nga suksesi i tij dhe bėnė ēmos qė tė dekurajonin atė dhe pasuesit e tij, shpesh duke i torturuar rėndė ata, por mė kot. Kjo vetėm sa ia rriti Hatixhes besimin dhe forcėn.
Hatixhja qe e para qė deklaroi haptazi shehadetin dhe nuk rreshti kurrė sė ndihmuari bashkėshortin e saj. Dashuria dhe mėshira kishin lėshuar rrėnjė tė thella mes tyre, duke u bėrė mė tė forta dhe tė thella me kalimin e viteve, aq sa edhe vdekja nuk mundi ti shuante. I Dėrguari Muhammed (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) nuk rreshti kurrė sė dashuruari Hatixhen. Megjithėse u martua me disa gra tė tjera dhe i deshi tė gjitha, Hatixhja zuri gjithmonė njė vend tė veēantė nė zemrėn e tij. I Dėrguari Muhammed (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) i tha njė herė kėto fjalė Aishes pėr Hatixhen: Ajo besoi tek unė kur askush tjetėr nuk mė besoi, ajo pranoi Islamin kur njerėzit mė refuzuan dhe mė ndihmoi e mė ngushėlloi kur askush nuk qe aty pėr tė mė ndihmuar.
Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte gjashtėdhjetė e pesė vjeēe kur vdiq. I Dėrguari i Allahut e ndeju shumė mungesėn e saj. Ata kishin ndarė njėzet e pesė vjetė martese dhe ajo i kishte dhėnė pesė fėmijė.
Pasi xhaxhai i tij, Ebu Talibi dhe gruaja e tij e parė, Hatixhja, vdiqėn nė tė njėjtin vit, i Dėrguari Muhammed dhe komuniteti i vogėl i besimtarėve pėrjetuan shumė tortura e persekutime tė rėnda nga kurejshėt. Pėr kėtė, i Dėrguari Muhammed (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) tashmė pesėdhjetėvjeēar, e quajti atė vit Viti i Hidhėrimit (Pikėllimit).
Ebu Hurejra transmeton se nė njė rast, kur Hatixhja qe ende gjallė, erdhi Xhibrili te i Dėrguari Muhammed dhe i tha: O i Dėrguar i Allahut, Hatixhja ėshtė duke ardhur me njė enė me supė (ushqim ose pije) pėr ty. Kur tė vijė te ti, jepi selam nga Zoti i saj dhe nga unė dhe pėrgėzoje me njė shtėpi prej margaritarėsh nė xhenet, nė tė cilėn nuk ka zhurmė, as monotoni e as lodhje.
__________________
Ata duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt.
|