Jeta e Hatixhe bint Hauajlid
Karakteri i lartė dhe cilėsitė fisnike tė Hatixhes i dhanė nderin e tė qenit e pėrshėndetur nga Allahu i Lartėsuar nėpėrmjet engjėllit Xhibril.
Ebu Hurejre tregon: "Xhibrili a.s erdhi tek profeti (pqmt) dhe i tha: 'O i dėrguari i Allahut, kjo ėshtė Hatixhja, po vjen drejt teje me njė gjellė tė gatuar me mish (apo ushqim dhe pije). Kur tė vijė pėrshėndete atė nga Zoti i saj (Allahu) dhe nga ana ime sidhe pėrgėzoje se nė parajsė e pret njė vend prej Kasadi ku nuk do tė ketė as shqetėsim e as lodhje." Transmeton Buhari
Karakteri i lartė dhe cilėsitė fisnike tė Hatixhes i dhanė nderin e tė qenit e pėrshėndetur nga Allahu i Lartėsuar nėpėrmjet engjėllit Xhibril.
Njė pasqyrė e besueshmėrisė, integritetit, tė vėrtetės, modestisė, sjelljes sė mirė dhe finikėrisė; bujare, e menēur dhe e mirėkuptueshme, rritur nė njė ambjent tė pasur e luksoz. Ishte personi i parė qė besoi palėkundshėm nė fjalėt e profetit (pqmt) dhe e para qė e pranoi Islamin si fenė e saj dhe mėnyrėn mė tė mirė tė jetesės. U pėrgėzua dhe u dallua me pėrshėndetje nga vetė Allahu i Lartėsuar dhe engjėlli Xhibril. Ishte gruaja e parė qė u nderua kaq shumė. Ishte gruaja e parė e profetit (pqmt) dhe ai nuk pati grua tjetėr pėrkrah tij gjatė asaj kohe. Jetuan sė bashku nė paqe dhe harmoni pėr mė shumė se 24 vjet. Dhe ishte pikėrisht shtėpia e saj, vendi ku profeti (pqmt) pranoi shpalljet hyjnore nėpėrmjet engjėllit Xhibril. Gjatė kohės sė vėshtirė kur profetit (pqmt) iu desh tė shkonte nė Mekė, nė Shiab Ab Talib, ajo qėndroi pėrkrah tij me njė ndihmesė tė pashkėputur duke mohuar tė gjitha rehatitė e jetės.
Kur vdiq, profeti ra nė njė gjendje fort tė trishtuar pėr humbjen e njė shoqeje kaq tė pėrkushtuar, e cila i qėndroi pėrkrah nė kohėt mė tė vėshtira tė jetės sė tij. Me duart e tij pėrgatiti varrin e saj dhe zbriti vetė poshtė pėr ta kontrolluar. Mė pas lėshoi butėsisht trupin e saj dhe kėshtu pėfundoi jeta e njė zonje, mbėshtjetja mė e fuqishme pėr Islamin nė ditėt e tij tė para. Ishte nėna e Fatimes r.a, gruas mė tė dalluar nė Parajsė, gjyshja e nipėrve tė dashur tė profetit (pqmt), Hasanit dhe Husejnit (Zoti qoftė i kėnaqur me ta), qė janė mė tė dalluarit nga tė rinjtė e parajsės.
Abdullah ibn Abasi tregon se njė ditė profeti (pqmt) hoqi katėr viza nė tokė dhe i pyeti shokėt e tij se ēfarė nėnkuptonin ato viza. Ata me respekt tė madh iu pėrgjigjėn se ai e dinte mė mirė. Mė pas ai u tregoi se katėr vizat paraqisnin gratė mė tė larta e tė nderuara tė Universit: Hatixhe bint Hauajlidin, Fatime bint Muhamedin, Merjem bint Imranin, nėna e profetit Isa (pqmt), dhe Asije bint Mazahimin (gruaja e Faraonit), zoti qoftė i kėnaqur me tė gjitha.
E para dallohet si nėna e tė gjithė besimtarėve, apo e muslimanėve praktikantė; e dyta, Fatimja, bija e profeti (pqmt) u pėrgėzua se do tė jetė e para e grave tė parajsės. Merjemja e pastėr dhe e virgjėr ėshtė e vetmja grua qė lindi Isain, profetin e Allahut, pa u prekur nga ndonjė burrė.
Asija, e shumėpėrvuajtur dhe gruaja e pėrkushtuar e Faraonit tė lig, e kishte kėshilluar burrin e saj qė ta adaptonte Musėn kur ai ishte foshnje. Kjo ndodhi nė kohėn kur vrasja e foshnjeve ishte ligj nė atė vend. Tė gjithė tė sapolindurit e fisit tė Izraelit vriteshin nė sajė tė predikimit se njėri prej tyre do ta rrėzonte Faraonin dhe do tė shkatėrronte pushtetin e tij. Ajo jo vetėm qė e rriti atė nė pallatin e Faraonit, por ishte dhe e para qė besoi atė qė Musa predikoi.
*** Aishja tregon se saherė qė profeti (pqmt) fliste pėr Hatixhen, do tė gjente shprehjet mė tė larta. Njė ditė, prej xhelozisė femėrore, ajo vuri nė pah bukurinė e saj dhe foli fjalė tė pagjinduara pėr tė (Hatixhen), duke vrarė mendjen se pėrse profetin (pqmt) po e merrte malli kaq shumė pėr tė, kur ishte begatuar nga Allahu me njė grua mė tė re dhe mė tė bukur. Kjo gjė e bezdisi profetin (pqmt) por i durueshėm ashtu siē ishte, psherėtiu dhe u pėrgjigj:
"Sepse akoma nuk kam gjetur grua mė tė mirė se ajo. Ajo mė besoi kur ēdokush, madje edhe pjesėtarėt e familjes dhe fisi mė mohuan dhe pranoi se unė isha vėrtetė profet dhe i dėrguar i Zotit. Pranoi Islamin dhe shpenzoi gjithė pasurinė dhe tė mirat e kėsaj bote pėr tė mė ndihmuar mua tė pėrhap kėtė besim dhe e gjithė kjo po nė atė kohė kur e gjithė bota mė ishte vėnė kundėr dhe po mė persekutonte. Dhe nėpėrmjet saj Zoti mė begatoi me fėmijė."
Hatixhja lindi nė Mekė nė vitin 556. Nėnėn e saj e quanin Fatime bint Zaed dhe babain Hauejlid bin Asad. Ai ishte njė prijės shumė i pėrmendur nė fisin e kurejshėve dhe njė tregtar shumė i suksesshėm, i cili vdiq nė betejėn e Fuxharit. Kėsisoj, Hatixhja u rrit nė mes tė luksit. U martua me Halah Malak bin Nabash bin Zarrarah bin Tamimi. Me tė lindi dy fėmijė, Halah dhe Hind. Ajo kishte mjaft dėshirė qė ta shihte bashkėshortin e saj tė ecte pėrpara dhe kėshtu financoi qė ai tė ndėrtonte njė biznes tė madh. Por, fatkeqėsisht ai vdiq dhe pak kohė mė vonė e veja e re u martua me Atik bin Aith bin Abdullah al-Mahzomin dhe me tė lindi njė vajzė qė e quajti po Hindah. Martesa e tyre nuk qe e suksesshme pėr shkak tė papajtueshmėrisė. Pas gjithė kėsaj, Hatixhja r.a gjithė vėmendjen ia kushtoi rritjes sė fėmijėve dhe ngritjes tė biznesit qė kishte trashėguar nga babai. Mprehtėsia dhe aftėsitė tregtare bėnė qė biznesi i saj tė ishte ndėr mė tė suksesshmit ndėr kurejshė. Politika e saj ishte punėsimi i njerėzve tė ndershėm e punėtorė dhe i menaxherėve jodiskriminues. Nė atė kohė nuk kishtė linja udhėtimi apo komunikimi si nė ditėt tona dhe njė pjesė e madhe e punės varej nė integritetin e punėtorėve qė punonin dhe udhėtonin pėr tė. Mallrat e saj eksportoheshin nė tregje tepėr tė largėta si Siria dhe menaxherėt sillnin tė mira matėriale nga kėto vende qė tė tregtoheshin nė vendin e tyre. Meka, duke qenė njė vend qė nga ana strategjike rrethohej nga rrugė tregtare dhe duke qenė njė qendėr tregtare ndėrkombėtare, ishte njė pikė tregtare qė pėrfitonte shumė nga tė mirat qė silleshin qė andej. Menaxherėt do tė merrnin 50% tė pėrfitimit, gjė qė pėr ta do tė ishte mjaft joshėse.
Hatixhja r.a kishte dėgjuar pėr itegritetin, ndershmėrinė dhe sjelljet parimore tė profetit (pqmt) dhe kėshtu i ofroi atij njė punė pėr tė drejtuar karvanet tregtare. Ai e pranoi me shumė kėnaqėsi ofertėn dhe filloi tė punonte me pėrkushtim. Hatixhja e dėrgoi profetin (pqmt) nė njė udhėtim pune; shėrbėtori i saj i hershėm dhe shumė i besueshėm Maisarah u zgjodh pėr ta shoqėruar dhe pėr t'i shėrbyer.
U pa se udhėtimi qe tej mase i begatė dhe Maisarah u habit nga skenat e mrekullueshme qė i zunė sytė. Intergriteti, forca e karakterit, besnikėria ndaj parimeve, qėndrimi miqėsor dhe aftėsitė tregtare tė profetit (pqmt) i lanė pėrshtypje tė jashtėzakonshme. Gjatė kthimit nga Siria, profeti u ul poshtė njė peme pėr tė pushuar pėr pak kohė. Nestora, njė murg ēifut, i dalluar pėr dituri fetare dhe thellėsi nė tė menduar, e pa dhe e pyeti Masairėn se kush ishte. Ai i tregoi gjithēka dinte rreth Muhamedit, cilėsive dhe zgjuarsisė sė tij. Mė pas Nestora i tha qė ky njeri do tė zgjidhej profet nė tė ardhmen, pasi askush nuk kishte pushuar poshtė asaj peme pėrveē profetėve.
Gjithashtu nė transmetime pėrmendet se Masaira pa dy engjėj qė mbanin njė re mbi kokėn e profetit pėr ta mbrojtur atė nga vapa dhe nxehtėsia e diellit. Ai u mahnit dhe u pushtua nga njė ndjenjė mirėnjohjeje duke qenė se i ishte dhėnė mundėsia tė pėrfitonte nga shoqėria e ngushtė me kėtė njeri qė sė shpejti do tė zgjidhej nga Allahu si i dėrguari i Tij.
Kur u kthye, Masairah i kallzoi Hatixhes ēdo gjė qė kishte ndodhur gjatė kthimit nga Siria. Hatixhes, i bėnė shumė pėrshtypje ato qė dėgjoi dhe filloi tė mendonte qė t'i propozonte pėr martesė Muhamedit (pqmt). Po si mund t'ia shprehte atij njė mendim tė tillė? Deri mė tash ajo kishte refuzuar njė sėrė martesash nga djem qė u pėrkisnin familjeve tė larta nga fisi i kurejshėve. Si do tė reagonte fisi i saj? Po familja? Dhe pėr mė tepėr, a do tė pranohej propozimi i saj nga njė ēun i ri i pamartuar dhe po nga fisi i kurejshėve?
Njė natė, ndėrkohė qė po mendonte pėr kėto pyetje dhe ndjenjat po i luftonin pėrbrenda, pa nė ėndėrr sikur dielli nga qiejt kishtė zbritur nė oborrin e saj duke i ndriēuar gjithė shtėpinė. Kur u zgjua shkoi tek kushėriri, njė i moshuar i verbėr, shumė i aftė nė interpretimin e ėndrrave pėr t'i komentuar ėndrrėn e mrekullueshme qė kishte parė. Ai tha qė tė mos shqetėsohej dhe se kjo ishte njė ėndėrr shumė domethėnėse. Dielli i ndritshėm qė kishte zbritur nė oborrin e saj dėshmonte se profeti, ardhja e tė cilit ishte parashikuar nė Kuran dhe Inxhil do t'i hijeshonte dhe ndriēonte shtėpinė dhe se ajo do tė pėrfitonte nga prania e tij nė jetėn e saj.
Pas takimit me Uarakanė dėshira pėr t'u martuar me profetin Muhamed (pqmt) iu shtua akoma mė tepėr. Por nuk ishte akoma e sigurt se si tė vepronte nė lidhje me tė. Njė ndėr shoqet e saj mė tė ngushta, Nafisah bin Manhab, kishte nuhatur diēka. Njė ditė ajo i tha Hatixhes se ajo pėr tė cilėn shqetėsohej nuk pėrbėnte ndonjė problem tė madh dhe se ajo vetė do ta ndihmonte nė zgjidhjen e tij. Qė aty shkoi menjėherė tek Muhamedi dhe pa zhurmė e rrėmujė i kėrkoi leje nėse mund t'i bėnte njė pyetje personale. Kur ai nuk shfaqi ndonjė kundėrshti, ajo e pyeti se cila qe arsyeja qė ende nuk ishte martuar. Qė kėtej profeti (pqmt) iu pėrgjigj se nuk qe martuar pėr arsye financiare. Mė pas ajo e pyeti nėse do tė dėshironte tė martohej me njė zonjė tė bukur nga njė familje e pasur dhe e fisshme, e cila anonte nga njė martesė me tė. Ai e pyeti se kė kishte nė mendje dhe kur mori vesh pėr personalitetin e saj u pėrgjigj se do ta dėshironte njė martesė tė tillė nėse ajo do tė ishte dakord. Nuk ka dyshim qė Hatixhja e gėzua tej mase. Nė atė kohė profeti (pqmt) ishte 25 vjeē ndėrsa Hatixhja 40. Dy xhaxhallarėt e profetit (pqmt), Hamza dhe Ebu Talib, iu afruan xhaxhait tė saj Umer bin Asad, me propozimin formal. Kjo lidhje u pranua dhe u caktua njė datė. Familjet filluan tė pėrgatitetn pėr martesėn bashkarisht. Nė ditėn e caktuar pjesėtarėt e familjes sidhe miqtė, u mblodhėn nė ceremoninė martesore. Halimah Saidah e cila e kishte ushqyer dhe rritur profetin (pqmt) kur ai qe foshnje, ishte e ftuar e nderit dhe pėr t'iu pėrgjigjur ftesės kishte marrė udhėn nga fshtati i saj drejt Mekės.
Kur u largua pas ceremonisė, Hatixhja r.a i dha asaj sende tė vlefshme pėr shtėpinė, njė deve dhe dyzet dhi si shenjė mirėnjohjeje pėr gruan qė kishte treguar aq kujdes pėr Muhamedin nė hapat e parė tė jetės sė tij.
Martesa qe shumė e begatė dhe ata patėn gjashtė fėmijė. Nė fillim dy djem, Kasimin dhe Abdullahun; mė pas pasuan katėr vajzat, Zejnebja, Rukija, Umu Kulthumi dhe Fatimja. Ata ishin fėmijė tė zgjuar e tė mrekullueshėm dhe shtėpinė e karakterizonte njė atmosferė e lumtur dhe e paqme. Megjithatė e gjithė kjo nuk ishte e mjaftueshme. Muhamedi e ndjente se gjithė kėtyre begative u mungonte diēka. Andaj, njė herė nė vit, ai do tė shkonte nė shpellėn Hira dhe do tė pushonte pėr njė muaj tė plotė duke u lutur dhe medituar. Kur njė ditė, ndjeu praninė e njė qenie tjetėr qė i kapi krahun dhe e shtrėngoi fort. Mė pas e lėshoi dhe i tha tė lexonte; Muhamedi u pėrgjigj se nuk dinte tė lexonte. Por qenia e pėrsėriti e e pėrsėriti tė njėjtėn frazė sėrish. Sė fundmi lexoi kėto ajete qė janė dhe shpallja e parė kuranore:
"Lexo! Nė emėr tė Zotit tėnd qė krijoi gjithėēka. E krijoi njeriun nga njė pikė uji. Lexo se Zoti yt ėshtė mė Bujari. Qė tė mėsoi ty tė shkruash me penė. I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte!" 96:1-5
Mė pas qėnia u zhduk. Profeti (pqmt) u frikėsua aq shumė sa u kthye nė shtėpi gjithė djersė e ethe. Ashtu duke u dridhur i kėrkoi Hatixhes qė ta mbulonte me batanijė. Pasi pushoi pėr pak kohė dhe u qetėsua disi, i tregoi Hatixhes ēdo gjė qė kish ndodhur. Hatixhja, simbol i bujarisė dhe ngushėllimit shpirtėror, e qetėsoi duke i thėnė se nuk kishte dyshim se Allahu do ta mbronte atė nga ēdo rrezik dhe nuk do tė lejonte askė t'i kundėrvihej atij pasi ai ishte njeri i paqes dhe i pajtimit dhe pėrherė zgjaste dorėn e miqėsisė tek tė tjerėt. Asnjėherė nuk gėnjente dhe me pėrgjegjshmėri merrte mbi supe barrėn e halleve tė tė tjerėve dhe ndihmonte ata qė ishin nė nevojė. Kėto fjalė ėmbėltuese dhe inkurajuese ishin prej Hatixhes nėpėrmjet tė cilave ai fitoi forcė dhe besim tė pamatė. Mė pas ajo bashkė me tė shkuan pėr tė takuar kushėririn e saj, Uarakah bin Nofil, qė menjėherė dalloi identitetin e qėnies qė erdhi nė shpellėn Hira. Ai ishte engjėlli Xhibril, i dėrguar i Zotit, qė kishte vizituar edhe profetin Musa (pqmt). Uarakah qė ishte shumė i moshuar, shprehu dėshirėn pėr tė jetuar nė kohėn kur Muhamedi do tė dėbohej nga njerėzit e tij. Profeti u ēudit dhe pyeti nėse njerėzit do tė vepronin vėrtetė ashtu! Uarakah e siguroi duke i thėnė se ishte tipike pėr njerėzit qė tė mos e pranonin dhe pasonin profetin qė lindte nė mesin e tyre, ashtu siē thoshte dhe njė proverbė: "Njė profet asnjėherė nuk nderohet nė tokėn e tij." Uarakah do tė dėshironte tė ishte gjallė nė atė kohė dhe ta ndihmonte profetin (pqmt). Ai gjithashtu shtoi se nėse i ishte thėnė e vėrteta nuk kishte dyshim se burri i saj ishte profeti i ardhshėm ashtu siē ishte parashikuar nė librat e mėparshėm.
Profeti (pqmt) kishte gjashtė fėmijė me Hatixhen, katėr vajza dhe dy djem. Tė katėr vajzat u rritėn besimtare tė devotshme nė Islam. Ato quheshin Zejnebe, Rukie, Umu Kulthum dhe Fatime. Tė gjitha emigruan nė Medine me profetin (pqmt). Zejnebja u martua me Ebul Aas Rabian dhe Rukia me Uthmanin. Pas vdekjes sė saj ai u martua me Umu Kulthumin; Fatimja u martua me Ali ibn Ebi Talibin. Tri vajzat e para vdiqėn ndėrkohė qė profeti (pqmt) qe ende gjallė, ndėrsa vajza e tij e dashur Fatimja vdiq vetėm gjashtė muaj pasi ai ndėrroi jetė.
Profeti (pqmt) kishte tri djem, dy me Hatixhen dhe djalin e tretė me Maria Kabtija. Djalin e parė e quanin Kasim, prej tė cilit profeti (pqmt) njihej dhe me emrin Ebul Kasim. Djalin e dytė e quanin Abdullah qė njihej dhe si Tahir (i pastėr) apo Tajjib (i mirė). Tė dy kėta vdiqėn nė fėmijėri, dhe mosbesimtarėt u gėzuan tej mase qė profeti (pqmt) nuk do tė kishte mė trashėgimtarė qė do ta ēonin mė tej misionin e tij fisnik. Djali i tij i tretė, Ibrahimi, lindi nga Maria Kabtija. Edhe ai vdiq nė foshnjėri. Kur profeti (pqmt) e pa Ibrahimin nė ēastet e vdekjes, e mori me butėsi dhe tha qė ishte i paaftė dhe se nuk mund tė bėnte asgjė kundėr vullnetit tė Allahut.
"Ne e dimė se vdekja ėshtė e pashmangshme dhe ėshtė e vėrtetė e kėsaj bote. Po ashtu dimė se ata qė kanė mbetur pas do tė bashkohen me ata qė kanė ikur pėrpara; nėse nuk do tė ishte kėshtu, atėherė ne do tė brengoseshim edhe mė shumė pėr vdekjen e Ibrahimt. Zemra dhemb dhe syri qan, por nuk ėshtė e hijshme qė tė thuhen fjalė qė e hidhėrojnė Zotin, Krijuesin dhe Furnizuesin tonė."
Ditėn kur Ibrahimi ndėrroi jetė, ndodhi njė eklips diellor. Arabėt e lashtė ishin shumė supersticiozė dhe fenomenet natyrore- si eklipsi diellor dhe hėnor- i shoqėronin me vdekjen e ndonjė njeriu tė madh. Shumė muslimanė nė atė kohė filluan qė eklipsin diellor ta shoqėronin me vdekjen e Ibrahimit. Por profeti (pqmt) hipi nė mimber dhe mbajti njė fjalim:
"Eklipset diellorė dhe hėnorė janė shenja tė Allahut. Ata asnjėherė nuk ndodhin pėr shkak tė vdekjes sė ndonjė njeriu. Dhe kur t'i shihni falni namaz.'
Armiqtė e tij filluan ta quajnė profetin (pqmt) Abtar, dikush qė i ėshtė ndėrprerė linja e trashėgimisė. Por, Allahu kishte rezervuar mirėsi e begati tė pafundme qė ishin nė pritje tė tij. Mė pas Ai shpalli ajetet e bukura tė sures Keuther nė Kuranin Famėlartė:
"Me tė vėrtetė Ne tė kemi dhėnė ty Keutherin. Kėshtuqė ktheju me lutje Zotit tėnd dhe bėj kurban pėr Tė. Sepse ai qė tė urren ty ėshtė farėsosur." 108:1-3
Kur mosbesimtarėt panė se Islami po tėrhiqte gjithmonė e mė shumė pasues megjithė taktikat e tyre, u takuan pėr tė vendosur se ēfarė hapash duhej tė merrnin qė ta ndalonin pėrhapjen e mėtejshme tė kėsaj feje tė re. Ata vendosėn t'i shpallnin fisit Hashim njė bojkot tė plotė ekonomik dhe politik. Kjo ndodhi nė vitin e shtatė pasi profeti (pqmt) shpalli veten tė dėrguar tė Zotit. Gjithashtu nė historinė islame kjo njihet si Shiab Ebi Talib.
Kjo periudhė ishte aq e ashpėr sa fėmijėt e pafajshėm u pėrballėn me urinė dhe vdekjen ndėrsa tė rriturit mbijetuan duke ngrėnė gjethet e pemėve. Por gjithėsesi pasuesit e vendosur tė profetit Muhamed (pqmt) nuk u kthyen nga feja e vėrtetė dhe prej saj dolėn mė tė fortė dhe mė tė pastėr se mė parė.
Hatixhja qė ishte rritur nė luks dhe tė mira nė shtėpinė e tė atit, tani u pėrball me vėshtirėsi ekonomike tė cilat i pėrballoi me shumė durim dhe kurajo, tė cilat janė tė domosdoshme nė njė kohė tė vėshtirė.
Fisnikėria e karakterit tė Hatixhes dhe morali i saj i lartė e kėnaqėn aq shumė Zotin e botėve sa dėrgoi engjėllin e Tij, Xhibrilin, pėr ta pėrshėndetur. Kėtė incident profeti (pqmt) ia tregoi Ebu Hurejres dhe pėrmendet nė sahihun e Buhariut.
Hatixhja ishte njė grua dhe nėnė ideale. Profeti (pqmt) jetoi nė shtėpinė e saj e cila u begatua nė sajė tė pranisė profetike dhe nga fakti qė engjėlli Xhibril a.s vinte shpesh aty pėr ta vizituar dhe sjellur shpalljet kuranore. Ajo u bė qendra e Islamit qė frekuentohej shpesh nga sahabė, gra dhe burra pėr tė marrė pjesė nė mikpritjen e profetit (pqmt) dhe gruas sė tij.
Pas migrimit tė profetit (pqmt) nė Medine, nė shtėpinė e tyre hyri vėllai i Aliut r.a. Mė pas Muavija bin Ebu Sufjan qė transkriptoji disa nga shpalljet hyjnore, e bleu kėtė shtėpi dhe ndėrtoi njė xhami. Kėshtu qė shtėpia e Hatixhes u bė njė vend faljeje dhe adhurimi pėr gjatė gjithė kohės. Ajo e kish bėrė zakon tė falte dy rekatė namaz mėngjeseve dhe mbrėmjeve bashkė me profetin (pqmt), madje para se tė detyrohej falja e namazit. Nė lidhje me kėtė tregohet njė incident nė historinė Islame. Pas pranimit tė Islamit ajo u bė mė e thellė dhe mė e prirur nė adhurim; nė namaz pati ndjesi tė pakrahasueshme paqeje. Afif Kindi tregon se Ibn Abbas bin Abdul Mutalib ishte njė mik i tij i ngushtė tė cilin e vizitonte shpesh nė Jemen pėr punė tregtie. Njė herė kur po qėndronin dhe po bisedonin nė Mina, panė njė djalosh tė hijshėm tek po afrohej. Ai i lidhi duart mbi gjoks. S'kaloi shumė dhe njė grua e nderuar bashkė me njė ēunak fort tė hijshėm, iu bashkangjitėn. Afifi pyeti Abbasin se ēfarė po bėnin dhe se mos kjo ishte njė formė e re tė ushtruari. Abbasi u pėrgjigj se i riu ishte djali i vėllait tė tij Abdullah dhe se zonja ishte gruaja e tij. Ajo ishte njė grua e pasur dhe e virtytshme, dhe njė bashkėshorte dhe nėnė ideale. Ndėrsa djaloshi ishte djali i vėllait tė tij Ebu Talib. Muhamedi kishte shpallur se ishte i dėrguari i Zotit dhe kishte filluar tė predikonte njė fe tė re tė quajtur Islam. Mė vonė Afifi pranoi Islamin, por fakti qė nuk iu bashkangjit Muhamedit dhe shokėve tė tij nė namazin dhe lutjen e asaj dite tė veēantė nė Mina kur kishte dėgjuar pėr herė tė parė pėr Islamin, i mbeti peng.
Hatixhja vdiq vetėm tre vjet pas hixhretit, apo migrimit tė profetit (pqmt) nė Medine. Vdiq nė moshėn 65-vjeēare duke lėnė pas plot 25 vite pėrkushtimi ndaj Muhamedit dhe Islamit. Kur Muhamedi (pqmt) e pa nė ēastet e vdekjes e ngushėlloi duke i thėnė se kėshtu kishte vendosur Allahu pėr tė dhese ajo pėr tė cilėn frikėsohej ishte diēka shumė mė e mirė. Nė ato ēaste ajo ngriti sytė dhe vėshtroi burrin e saj tė dashur, e mė pas shpirti i saj u shkėput nga trupi tokėsor. Varri u pėrgatit nė vendin e quajtur Huxhun, afėr Mekės. Muhamedi (pqmt) zbriti vetė pėr tė parė nėse ēdo gjė ishe ashtu siē duhej dhe me duart e tij zbriti lehtė e butė trupin e saj. Kėshtu u largua nga kjo botė nėna e tė gjithė besimtarėve, qė sakrifikoi ēdo gjė pėr Islamin.
Po nė tė njėjtin vit ndėrroi jetė edhe pėrkrahėsi dhe mbrojtėsi mė i madh i familjes sė Muhamedit (pqmt), xhaxhai i tij, Ebu Talibi. Kėshtu brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr kohore, dy nga shokėt e tij mė tė ngushtė, dy shtylla tė fuqishme ku ai gjente mbėshtetje dhe siguri e lanė kėtė botė. Megjithė ndjenjėn madhe tė humbjes, Muhamedi (pqmt) ishte shumė i shqetėsuar me faktin se pėrhapja e Islamit do tė pėrballej tashmė me shumė probleme e pengesa. Xhaxhai i tij e kishte mbrojtur nė momente shumė tė vėshtira me ndikimin dhe pushtetin e tij; ndėrsa gruaja e tij e pasur kishte kishte qenė aq bujare sa kishte dhėnė gjithė pasurinė e saj nė rrugėn e Zotit sidhe kishte qenė mbėshtetja e tij morale dhe emocionale. Shtėpia e saj kish qenė njė qiell mėshirė pėr Muhamedin (pqmt) dhe kishte qenė vetė ajo qė kishte marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė familiare dhe edukimin e vajzave. Kurdoherė qė mosbesimtarėt abuzonin me profetin (pqmt), ajo do tė ishte forcė morale dhe besim i palėkundur.
Njė ndėr gratė e kurejshėve, Haulah bint Hakim, e vizitoi porfetin (pqmt) pėr ta ngushėlluar dhe kur pa pikėllimin dhe brengėn e tij, e qortoi. Ai u pėrgjigj se ishte shumė e natyrshme tė prekej nga humbja e saj, pasi ajo kish qenė njė nėnė e dashur pėr fėmijėt qė tashmė kishin mbetur mėnjanė; kishte qenė njė grua e dashur dhe besnike me tė cilėn ai ndante tė fshehtat. Dhe ishte sa e natyrshme aq edhe njerėzore qė ai ta ndjente humbjen e saj, pasi ajo i ishte gjindur pranė nė kohėt mė tė vėshtira.
Njė nga shokėt e profetit (pqmt) tregon se saherė qė tė dėrguarit tė Zotit (pqmt) i sillnin ndonjė dhuratė, do t'ia dėrgonte shoqes sė Hatixhes. Aishja r.a, njė grua e veēantė pėr profetin (pqmt), thotė se sa herė qė therrej diēka, profeti (pqmt) do t'i dėrgonte njė sasi mishi shoqes sė Hatixhes; dhe kur njė ditė ajo ia vu nė pah kėtė gjė, ai u pėrgjigj: "Kam respekt shumė tė madh pėr shoqet e saj pasi ajo gėzon njė vend tė veēantė nė zemrėn time."
Aishja r.a tregon se pėr asnjė nga gratė e profetit (pqmt) nuk ishte xheloze pėrveē Hatixhes r.a.
Ajo gjithashtu tregon se sa herė qė profeti (pqmt) do tė fliste pėr tė, do ta pėrmendte shumė emrin e saj, do tė vinte nė pah cilėsitė mė tė mira dhe do tė lutej e do tė kėrkonte falje pėr tė.
Tė devotshmit do tė priten ashtu siē e ka pėrmendur Allahu nė suren Fexhr nė Kuranin Fisnik:
"O ti shpirt i bindur plotėsisht! Kthehu tek Zoti yt i vetkėnaqur dhe i kėnaqur (me Tė)! Hyn nė turmėn e robėrve tė Mi dhe hyn nė Xhennetin tim." 89:27-30
Burim: Vizioni-Islam
Mesazhi.com E shtypur mė 05.07.2008