Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Junusi a.s. dhe bima çudibërëse

  1. #1
    Grafika e En Nisa
    En Nisa nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    13-11-2006
    Postimet
    2,353
    All-llahu të shpërbleftë
    5,684
    Falënderuar 3,987 herë në 1,786 Postime
    Rep Fuqia
    1376

    Junusi a.s. dhe bima çudibërëse

    Junusi a.s. dhe bima çudibërëse

    KBI Gjakovë ..............

    Në Kur'anin Kerim është një sure e plotë me emrin e këtij Pejgamberi edhe atë sureja e 10. Është një Profet i dërguar për popullin e Ninovës, kryeqytet të shtetit asirian. I ati i tij Metta ishte njeri i mirë.

    Sipas shumë mendimeve të dijetarëve Junusi a.s. është lindur dhe ka jetuar në qytetin Ninova, i cili gjendet në Irakun e sotshëm, afër qytetit Mosul të sotshëm. Qyteti sipas disa të dhënave arkeologjike dhe në bazë të të dhënave është ndërtuar që në kohën e Nemrudit diku 1800 p.e.s. Qyteti u rrënua në vitin 612 p.e.s. nga Babilonët. Francezi Paul-Emile Botta filloi në vitin1840 ekspedicionet e tija në gërmadhat sipas të dhënave historike të deriatëhershme. Kurse në vitin 1845 një anglez me emrin Henry Layard filloi punën. Edhe pse qyteti ishte i rrënuar plotësisht aty gjinden ende gërmadhat e ndërtimeve të atëhershme, qyteti ka marr edhe emrin qyteti Nebi Junus pasi që pas kërkimeve është zbuluar se aty gjendet varri i këtij Profeti dhe në qytet ekziston edhe Xhamia me emrin e tij. Në foto së pari shihen ruinat që gjinden edhe sot e kësaj dite në këtë vend.

    Kurse në fotot tjera shihet rekonstruimi i qytetit sipas të dhënave që janë zbuluar deri më sot nga shumë arkeologë botëror dhe sipas përshkrimeve, reliefeve dhe ruinave të cilat gjinden në këtë vend. Qyteti ishte i madh dhe aty jetonin diku afër 120 000 mijë njerëz.

    Prej tyre kishte edhe shumë pallate të ndërtuara nëpër qytet të cilat në faqet e internetit janë të caktuara me emra të ndryshëm, varësisht se prej kujt janë ndërtuar në atë kohë. Njëri ndër ta kishte 71 Dhoma dha sallone pritjeje, 27 hyrje të zbukuruara me piktura dhe skulptura të luanëve, koka të demave dhe reliefeve të ndryshme që zbukuronin muret e pallatit. Prej këtyre reliefeve 22 000 reliefe janë transportuar në muzetë e Anglisë, ku edhe sot e kësaj dite gjinden të ekspozuara.

    Ata jetonin në begati të mëdha, kishin çdo gjë ju nevojitej dhe shkelnin ligjet e All-llahut Subhanehu ve te A'ela. Popullsia e Ninovës adhuronte idhujt dhe statujat. Ishin shumë mizorë. Kur Junusi a.s. nisi të ftonte në besimin monoteist në një Zot të vetëm, i besuan vetëm dy vetë. Njëri ishte një i ditur, tjetri një asket.

    Të tjerët i thoshin: "Këto janë perënditë tona që i kanë adhuruar etërit tanë më herët dhe ne i adhurojmë sot. A mos ka ngjarë diçka në gjithësi që ne ti mohojmë zotat tanë! A mos vallë kërkon të na lidhësh këmbët me urdhra me të cilat askush nuk është i mësuar?"

    Kurse të tjerët nisën t'i shkaktojnë edhe lloj-lloj mundimesh. Junusi a.s. bënte durim dhe përsëri duke treguar mëshirë ndaj tyre, vazhdonte t'i ftojë në besimin e drejtë dhe ua kujtonte se ndëshkimi i Zotit kishte për të qenë i vështirë.


    Të vazhdojmë pak me jetën e Profetit Junus a.s. në prezantimin tonë.

    Junusi a.s. gjithmonë predikonte rrugën e drejtë dhe urdhëronte që njerëzit "të kthehen te All-llahu i Madhëruar dhe të kërkojnë falje pasi i Madhëruari do të ju falë gabimet dhe do të ju lirojë nga zjarri". Ndërkaq, ata duke qeshur dhe tallur i thanë:

    "Po qe se do të na vijë ndëshkimi për hatër të një njeriu që do të na shkatërrojë, urdhëro le të na vijë dënimi". Ai u thoshte se nuk vjen ndëshkimi për hatrin e tij por si dënim i mosbesimit të tyre dhe ai duhet vetëm të ju kumtojë fjalët e urdhëruara dhe asgjë tjetër.

    Për profetësinë e tij tregojnë këto ajete në Kur'anin Kerim:

    "Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is'hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin". (Kur'an, 4:163. )

    "(shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë". (Kur'an, 6:86.)

    "Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar". (Kur'an, 10:98.

    "(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!" (Kur'an, 21:87. )

    "Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë". (Kur'an, 37:139. )

    "Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë". (Kur'an, 37:147. )

    Nga kokëfortësia e popullit të Ninovas Junusi a.s. u hidhërua shumë dhe u nda prej tyre, por pa pritur urdhrin për largim. Në rrugë u urdhërua që të kthehet dhe t'i ftojë ata edhe për dyzet ditë tjera. Ashtu edhe veproi por populli prapë nuk besoi, dhe pas kalimit të 37 ditëve ai u tha njerëzve:

    "Atëherë pritni edhe tri ditë ndëshkimin që ka për t'ju rënë mbi krye! Si shenjë të kësaj, do të ju zverdhen fytyrat". Dhe ashtu i hidhëruar u largua.

    Pas largimit të tij qielli u errësua dhe fytyrat e tyre ndërruan pamjen, kështu që në mesin e tyre mbretëroi një tollovi e madhe nga frika. Atëherë u binden se thirrja e Junusit a.s. kishte qenë e vërtetë, dhe se tash edhe këto do të goditen siç ishin goditur më parë populli i Adit, Themudit dhe populli i Nuhut a.s. Ata menjëherë u penduan thellë dhe filluan të kërkojnë falje, por ata nuk dinin se në çfarë mënyre të luten dhe çka duhet të veprojnë . Filluan të kërkojnë Junusin a.s., por ishte e kotë sepse kur ai u largua prej qytetit u nis në drejtim të bregut të Lumit Tigër ku gjeti një anije dhe hipi në te për t'u larguar nga populli që nuk merrte mësim.

    Populli u drejtua te një njeri i mirë, e ai u tha: "Keni edhe dy ditë për pendim, tani dilni në maje të një kodre dhe pendohuni sinqerisht te Zoti për çdo gjë që keni bërë ktheni gjërat dhe të drejtat që u keni rrëmbyer njerëzve! Dhe pastaj luteni Zotin t'ju falë gabimet e juaja me lot në sy dhe me zemër të thyer".

    Ata me lot në sy vepruan si u urdhëruan dhe atëherë I Lartëmadhëruari me mëshirën e Tij ua pranoi pendimin dhe nuk i dënoi. Kjo tregohet kështu në Kur'anin e shumë çmuar:

    "Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar". (Kur'an, 10:98.)

    Më lartë treguam se Junusi u largua nga populli në drejtim të bregut të lumit Tigër dhe aty gjeti një anije dhe hypi në te për t'u larguar nga populli i padëgjueshëm. Për më tutje tregohet ndodhia shumë bukur në Kur'anin famëlartë:

    "Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë. Kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë). E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra shorti atij). Dhe atë e kafshoi (e gëlltiti) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin. E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin. Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes. E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë. Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t'i bëjë hije) nga kungulli. Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë. E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë". (Kur'an, 37:139-148.)

    Pra Junusit a.s. në fund u ndodh në barkun e peshkut në një errësirë të pafund por i gjallë dhe i vetëdijshëm. All-llahu azze ve xhel urdhëroi peshkun që mos t'i shkaktojë plagë Junusit a.s. dhe ashtu edhe vetëm u gëlltit nga peshku pa u kafshuar askund pa asnjë plagë në trup.

    "(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!" (Kur'an, 37: 21:87. )

    Por, ashtu si çdoherë tjetër, edhe këtë radhë, në kushtet e vështira të kësaj gjendje gati të pa përballueshme, Junusi a.s u përpoq të mos e linte mangu përmendjen e Zotit të vet. Junusia.s. vazhdoi të shprehte pendim të sinqerte dhe të lutej. Më në fund All-llahu azze ve xhel , pas përsëritjes së shumtë të lutjes së pendimit nga Junusi a.s., ia fali gabimin dhe urdhëroi peshkun (balenën) ta hedh Junusin a.s. në breg të detit, por pa ndjenja. Për kohën sa ka qëndruar Junusi a.s. në barkun e peshkut ka shumë mendime:

    1. ka qëndruar 40 ditë

    2. ka qëndruar 20 dit

    3. ka qëndruar 7 ditë

    4. ka qëndruar 3 ditë. Por, këtë gjë nuk e dinë askush saktësisht përveç të vetmit All-llah, Të Gjithëdijshmit që me të vërtetë dinë çdo gjë.

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Duaja e Dhen -Nunit ( Junusit a.s. ) të cilën e ka bërë në barkun e peshkut është:

    "LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE INNIJ KUNTU MINEDH-DHALIMINE":

    (Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetës. )
    All-llahu xh.sh. për çdo rast i përgjigjet besimtarit i cili lutet me këtë dua.

    Kur peshku e nxori dhe e la në breg, Junusi a.s. ishte shumë i dobësuar dhe i sëmurë, kishte nevojë të madhe për mbrojtje nga rrezet e diellit pasi koha ishte shumë e nxehtë. Dhe siç tregohet edhe më lartë në fjalët e Kur'anit të Madhëruar me urdhrin e All-llahut xh.sh mbiu mbi kokën e tij një bimë dhe nën hijen e gjetheve të asaj bime nuk kishte as miza dhe ashtu edhe u shërua. Veçanërisht All-llahu urdhëroi që nga gjethet e bimës të pikojë qumësht me të cilën iu shërua trupi i Junusit a.s.

    Pasi u forcua ai u drejtua përsëri kah Ninova , kur iu afrua qytetit takoi një çoban të cilin e pyeti për gjendjen e njerëzve dhe mori vesh se ata ishin penduar të gjithë dhe All-llahu xh.sh . kishte pranuar pendimin e tyre. Pas kësaj, njerëzit vazhduan të jetojnë një jetë të lumtur, të bindur ndaj Zotit dhe të Dërguarit të Tij.

    Kjo dëshmon se në raste të ndonjë rreziku nga ndonjë dukuri natyrore, duhet kthyer me lutje të sinqertë kah Zoti dhe Ai do të largojë të keqen.

    Këtu parashtrohet pyetja cila bimë ishte kjo bimë që mbiu me urdhrin e All-llahut azze ve xhel dhe e shëroi Junusin a.s. Pasi që Junusi, siç u përmend edhe më lart, qëndroi një kohë që ne nuk e dimë saktësisht; por edhe 3 ditë mjaftojnë që trupi i njeriut të pësojë çrregullime të jashtëzakonshme në lukthin e një balene, në thartirën e lukthit të një peshku gjigant që djeg çdo gjë që merr për ushqim. Pra edhe pse Junusi a.s. nuk kishte plagë të shkaktuar në trup nga kafshimi; trupi i tij, dhe në përgjithësi e tërë lëkura, flokët, sytë, thonjtë dhe çdo gjë ishte e dëmtuar nga ajo thartinë e lukthit të balenës.

    Bima çudibërëse

    Duke lexuar një artikull e cila shkruante mbi Mjekësinë profetike, rastisa në përshkrimin botanik të Vajit të Khiruas. Në fillim m'u duk pak si e pamundur te di se çka është kjo bimë. Por, duke lexuar edhe mbi dobitë të cilat i kishte përdorimi i kësaj bime, natyrisht me ndihmën e All-llahut azze ve xhel, lindi edhe ideja të interesohem pak më shumë për këtë bimë. Për vetitë shëruese flitet shumë bukur në faqen që e kam kopjuar me të gjitha të dhënat. Pastaj gjatë reshersheve për të gjetur mënyrën si mund të arrij deri te kjo bimë dhe natyrisht synimi të gjej edhe diçka më tepër për këtë bimë, mblodha edhe disa të dhëna të tjera shumë interesante. Nuk e di ndoshta këto të dhëna dihen që moti për këtë bimë, por për mua kjo histori ishte e para herë që të gjej këto të dhëna dhe natyrisht se desha edhe të gjithë të tjerët të kenë mundësi të lexojnë për këto të dhëna.

    Pema në gjuhën gjermane quhet " Wunderbaum "druri i çudirave në përkthim, për atë shkak edhe kështu shkruajta titullin. Latinisht quhet ( Ricinus communis). Është njëra ndër bimët e vetme nga familja (Euphorbiaceae). Emri botanik rrjedh nga fjala latine ricinus që donë të thotë "plesht" në përkthim. Pasi se frutat dhe farat i përngjajnë pleshtave - insekte të vogla. Në gjuhën gjermane ka edhe shumë emra të tjerë të cilat nuk do t'i përmendi pasi se do të jenë të tepërta. Gjëja që shumë më impresionoj është ajo se edhe në Bibël përmendet kjo bimë. Në Dhjatën e vjetër flitet për Jona - Junusin a.s. Libri Jona 6. 8. 10: Ku thuhet:

    "Zoti urdhëroi që bima e Khiruas të mbijë mbi kokën e Junusit dhe ti bëjë hije. Të nesërmen dërgoj një krimb që e brejti bimën gjethegjërë dhe nga kjo u tha."

    Prej lashtësive ishte e ditur se bima e Khiruas është shumë helmuese dhe p.sh. gjethet e tij përdoreshin kundër insekteve të ndryshme dhe njihej edhe me emra të ndryshme: Druri i Hardhisë; Kungull etj. Mirëpo shumë gjatë kohë për "krimbin" e përmendur nuk dihej asgjë më tepër dhe fenomeni mbeti i pasqaruar. Mirëpo para pak kohe u bë e ditur se ajo është një lloj krimbi i familjes së fluturës dhe një lloji merimange ( Arctiidae ) e cila në vitin 2005 u përshkrua edhe më mirë dhe u emërua me emrin Olepa schleini. Këto krimba (Olepa schleini) brejnë bimën e khiruas edhe atë posaçërisht natën, e cila gjë përputhet saktësisht me përshkrimin e ngjarjes së Junusit a.s. "Së pari mbiu bima gjethegjërë dhe ajo i bëri hije tërë ditën kurse të nesërmen ishte tharë nga brejtja e krimbave tërë natën. Gjatë brejtjes ishte liruar vaji dhe në këtë mënyrë lëkura e Junusit a.s. u lye me këtë vaj dhe u
    shërua".

    Përshkrimi botanik:

    Është një bimë e cila është përdorur që para 2500 vjetësh në kohët e lashta për shërimin e shumë sëmundjeve si p.sh: sëmundjet e lëkurës, eshtrave, kundër infeksioneve në fshikëzën urinare, kundër dhimbjeve të kokës dhe migrenës, nga më të rëndësishmet është se khirue ndihmon gratë shtatzëna që të kenë lindjen sa më të thjeshtë, shpejtë, normale dhe natyrale me lejen e All-llahut. Të parët që e kanë përdorur janë egjiptianët e lashtë sepse kokrrat nga khirua nga e cila nxirret vaji, janë gjetur në varret e vjetra të faraonëve (mbretërve të Egjiptit të lashtë).

    Për përdorimin e bimës ka edhe të dhëna të zbuluara se është përdorur në vitet 1552 p.e.s. Të dhënat u gjetën në një ndër shënimet më të vjetra të medicinës që janë të shkruara në Papirus Ebers të zbuluara në Egjipt dhe aty shkruan për përdorimin e farave të bimës së khiruas. Mirëpo siç dihet bima është përdorur edhe në medicinën e lashtë kineze dhe në Indi që prej lashtësive.

    Khirua është një bimë e dendur dhe lulëzuese lartësia e saj arrin deri në 10m dhe ka një kërcell të fortë dhe të trashë. Lulet e saj janë në formë tufe me ngjyrë të verdhë, kokrrat e khiruas janë më ngjyrë kafe të çelur të cilat janë të rrethuara me gjethe të vogla si në formë gjembi. Gjethet e khiruas janë të mëdha si në formë ylli me pesë cepa dhe nganjëherë arrijnë madhësi deri në 1 metër. Farat e khirues mbillen në fillim të muajit mars dhe piqen nga fundi i muajit prill dhe fillimi i muajit qershor në të cilën transferohet ngjyrat e kokrrave të khiruas nga e gjelbër në ngjyrë kafe të çelur. Mbledhja e këtyre kokrrave mund të mblidhen në tri etapa në një afat kohor prej 15 ditësh. Bima jeton në zonat tona klimatike vetëm një vjet kurse në zonat tropike jeton më shumë vite.

    Khirua i përket familjes (Euphorbiaceae). Në gjuhën angleze ajo njihet si (Castor) ndërsa në latinisht si (Ricinus communis). Kokrrat e khiruas përmbajnë afërsisht 50% nga pesha e saj vaj. Kokrrat e khiruas bluhen dhe del vaji i njohur i khiruas. Ky vaj është përdorur në kohët e lashta, të cilën njerëzit e nxirrnin duke goditur kokrrat me gur që të dilte vaji i saj dhe sot e kësaj ditë përdorët shumë në mjekësinë popullore dhe atë moderne. Vaji i khiruas nxirret me ndihmën e blurësve hidraulik, mekanik apo elektronik. Kokrrat e khiruas bluhen në një temperaturë e cila arrin deri në 80 gradë celsius pastaj filtrohet vaji nga filtruesit modern e më pas del vaji i khiruas. Vaji i khiruas përmban acide vajore (C 18 thartirë yndyrore ) të cilat shërbejnë për eliminimin e gazrave në stomak, dhe e cila zbërthehet vetëm gjatë kalimit në zorrën e trashë e cila zbërthehet me lipaset e trupit. Pastaj ka një lëndë
    kryesore e cila quhet (ricin) është një lëndë proteinike e dobishme për trupin e njeriut, përmban lëndën (lipase) përmban vitaminë A (retinol) vitaminën E (tocopherols) vitaminën C (ascorbin ) vitaminën B1, B2 (riboflavin)etj.

    Këtu duhet edhe të përmendet diçka shumë me rëndësi në lidhje me farat e khiruas; ato kanë edhe një yndyrë të quajtur ricin e cila është shumë helmuese dhe vdekjeprurëse; pra farat nuk duhet ju vetë të merrni në dorë, vetëm pas përpunimit dhe shtypjes së vajit nuk mbetet asgjë nga yndyra helmuese dhe në formë të vajit mundeni të përdorni në doza të duhura.

    Përhapja gjeografike: Është një bimë në përgjithësi e rrallë e cila rritet në vende të nxehta dhe të thata, si p.sh: Arabi Saudite, Brazil, Meksikë, Kinë, Indi, Jemen, Oman, Egjipt Somali etj. Por vendi kryesor që merret me prodhimin e vajit të khiruas është India. Atje në vit përpunohen 750 000 Tonë vaj, që është 60% e të gjithë produksionit botëror, pas saj vijnë Republika e Kinës dhe Brazili.

    Përdorimi i vajit të khiruas është shumë i madh edhe në industri pasi se është një material natyror shumë i përshtatshëm për kombinimin dhe funksionalitet në lidhshmëri me elementet tjera. Përdoret për arritjen e fijeve artificiale në industri, gjendet në shumë mjete të kozmetikës, silur që janë, shamponat e ndryshëm, zbutësit e lëkurës, buzëkuqeve etj. Gjithashtu përdoret edhe për lyerjen e motorëve në industri, kjo ndihmon kundër ndryshkjes së tyre, për ngjyrat e ndryshme të drurëve etj. Më parë në Evropë është përdorur edhe sikur vaj për nxehje, por kohëve të fundit kjo nuk është në përdorim. Poashtu janë duke u bërë shumë eksperimente në lidhje me vajin e khiruas në luftimin e qelizave kancerogjene për përdorimin kundër tumoreve të ndryshme; por për moment kemi shumë pak të dhëna për këto studime.

    Veçoritë mjekësorë të vajit të khiruas

    Vaji i khiruas ka veçori dhe ndikim të madh në shërimin e shumë sëmundjeve si p.sh: në shërimin e sëmundjeve të lëkurës, çarjen e lëkurës, bërja e saj në formë pullash të bardha, mbron gjoksin e femrës nga faktorët e jashtëm, eliminon gazrat dhe aciditetet e stomakut, është efektiv për nxjerrjen e krimbave të vegjël nga barku me anë të jashtëqitjes, stimulon ciklin menstrual, forcon eshtrat e trupit, është efektiv për kërthizën e të porsalindurit, për shtimin e qumështit të nënës, është qetësues pozitiv kundra dhimbjeve të kokës dhe migrenës, është efektiv kundra skuqjes së syrit, ndihmon në qetësimin e frymëmarrjes, përdoret kundra plagëve, eliminon çarjet midis gishtave të duarve dhe të këmbëve, ndihmon në forcimin e muskujve dhe formën e tyre, eliminon djersitjen e tepërt në trup, eliminon kapsllëkun, kundër zemërimit dhe hidhërimit, pastron fshikëzën e tëmthit, kundër fryrjes të
    këmbëve, kundër pikave të fytyrës, eliminon erën e keqe të trupit, kundër ënjtjeve, kundër dhimbjeve të nervit ishiatik, eliminon gëlbazën, ndihmon gratë shtatzëna që të kenë lindjen sa më të thjeshtë, normale dhe natyrale me lejen e All-llahut të Madhëruar, qetëson dhimbjen e kyçeve dhe nyjave, pastron fytyrën nga puçrrat, eliminon hemorragjinë, është ushqyes efektiv, qetëson ulçerën e stomakut, eliminon dhimbjet e stomakut, kundër shfaqjeve të gjëndrave, forcon flokun, eliminon zbokthin, e mban flokun të butë, forcon thonjtë etj.

    Përdorimi

    Rëndësia e vajit të khiruas është e madhe dhe pikërisht për këtë duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde. Ajo që çdo besimtar duhet të kuptojë është se ky ilaç nuk është gjë tjetër veçse një shkak për të shëruar këto sëmundje sepse është All-llahu i Madhëruar Ai që shëron. Thotë All-llahu i Madhëruar në Kur'anin Famëlartë : " Dhe kur të sëmurem Ai më shëron". (Kur'an, 42:80.)

    Për përdorim të brendshëm:

    Kundra kapsllëkut: Pihet një lugë e vogël nga vaji i khiruas para gjumit. Kjo përdoret sa herë që ekziston kapsllëku. Për këtë është edhe shumë e njohur kjo bimë. Marrja e 10 deri 30 ml. të këtij vaji mundet të veprojë 2 - 4 orë pas marrjes kundër kapsllëkut dhe për pastrimin e zorrëve.

    Eliminon infeksionet në tëmth: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas i shoqëruar me një lugë të vogël vaj ulliri dhe pihet pas buke në kohën e drekës për 5 ditë radhazi. Kjo mënyrë përdoret kur ka infeksione në tëmth.

    Kundër fryrjeve të këmbëve: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas duke u shoqëruar dhe me një lugë të vogël mjaltë (çfarëdo lloj mjalti) pasi përzihen mirë të dyja pihet pas buke në kohën e drekës. Në këtë mënyrë përdoret sa herë që ekzistojnë fryrje në këmbë.

    Përmirëson ciklin menstrual: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas dhe pihet dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje pas buke. Kjo përdoret në kohën në të cilat janë periodat mujore tek femrat.

    Eliminon dhimbjen e nervit ishiatik: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas dhe pihet dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje pas buke. Kjo mënyrë përdoret sa herë që keni dhimbje nga nervi ishiatik.

    Eliminon gëlbazën: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas dhe bëhet gargara me të. Kjo përdoret sa herë që duam të eliminojmë gëlbazën.

    Ndihmon gratë shtatzëna që të kenë lindjen sa më të thjeshtë, normale dhe natyrale:
    Merren 20 ml nga vaji i khiruas duke u shoqëruar me një gotë ( 250 ml.) me qumësht dhe pihet kështu në momentin që vazhdojnë dhe shpeshtohen dhimbjet e lindjes. Kjo mënyrë përdorimi ndihmon gratë shtatzëna që të kenë lindjen sa më të thjeshtë, normale dhe natyrale me lejen e All-llahut të Madhëruar.

    Vërejtje e rëndësishme: Vaji i khiruas për gratë shtatzëna pihet vetëm në momentin që vazhdojnë dhe shpeshtohen dhimbjet e lindjes, dhe në asnjë moment tjetër.

    Përmirëson ulçerën e stomakut: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas duke u shoqëruar me një gotë me qumësht të nxehtë, pihet tre herë në ditë ( në mëngjes, drekë dhe darkë ) pas buke për 15 ditë me radhë. Kjo lloj mënyre përmirëson ulçerën e stomakut.

    Eliminon krimbat që ndodhen në bark: Merret një lugë e vogël nga vaji i khiruas dhe pihet tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke për 7 ditë radhazi. Kjo lloj mënyre eliminon krimbat të cilët ndodhen në bark dhe normalizohet gjendja me lejen e All-llahut të Madhëruar.

    Vërejtje: Vaji i khiruas nuk u jepet fëmijëve nën moshën 14 vjeç.

    Për përdorim të jashtëm:

    Për pastrimin e trupit nga papastërtitë dhe djersa: Lyhet trupi me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje dhe lihet në këtë gjendje për gjysmë ore derisa ta thith lëkura e trupit vajin e më pas fshihet vendi i lyer me vaj. Kjo mënyrë përdoret për 5 ditë radhazi. Shërben për pastrimin e lëkurës nga të gjitha papastërtitë, erën e keqe të trupit dhe largimin e djersës nga trupi i njeriut.

    Për pastrimin e lëkurës së fytyrës dhe mbajtjen e saj të shëndetshme: Lyhet fytyra me vajin e khiruas dhe lihet në këtë gjendje për 15 minuta deri sa ta thithi lëkura e trupit vajin, e më pas fshihet vend i lyer me vaj. Kjo mënyrë përdoret sa herë që është e nevojshme.

    Vërejtje: Përdoret për personat të cilën e kanë lëkurën e thatë.

    Për çarjen e lëkurës së trupit: Lyhet lëkura në vendin e çarë me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje dhe lihet në këtë gjendje për gjysmë ore derisa ta thith lëkura e trupit vajin e më pas fshihet vend i lyer me vaj. Kjo mënyrë përdoret për 3 ditë rresht. Në këtë mënyre eliminohen çarjet midis lëkurës.

    Për përmirësimin e kërthizës të porsalindurit: Lyhet kërthiza anash e të porsalindurit me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje për një periudhë 1 javore. Kjo mënyrë shërben që të bjerë kërthiza e të porsalindurit shpejt.

    Për shtimin e qumështit të gjidhënëses : Lyhet gjoksi i femrës me vajin e khiruas 3 herë në ditë në mëngjes, drekë dhe mbrëmje. Kjo ndihmon shumë në shtimin e qumështit të gjidhënëses. Vërejtje: Lyerja duhet të jetë anash gjoksit dhe mos të prekë në vendin në të cilin fëmija pi qumësht.

    Kundër skuqjes së syve: Lyhen qerpikët e syrit me vajin e khiruas dhe lihet në këtë gjendje për 1 orë. Përdoret në këtë mënyre sa herë që vuajmë nga skuqja e syve.

    Për zhvillimin dhe shumimin e flokëve tek fëmijët: Lyhen flokët e fëmijës dy herë në javë në periudhën e mbrëmjes me vajin e khiruas dhe lihen kështu në këtë gjendje deri në mëngjes, më pas lahet koka e fëmijës. N.q.s nuk jep rezultat atëherë përdoret lyerja 3 herë në javë në të njëjtën mënyrë. Kjo shërben për zhvillimin, shumimin dhe dendësinë e flokut tek fëmijët.

    Eliminon bllokimin e frymëmarrjes: Merren 10 ml nga vaji i khiruas dhe vendosen në një enë për tu ngrohur pak. Më pas me këtë vaj të ngrohur i bëhet masazh gjoksit dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje. N.q.s bllokimi i frymëmarrjes është i theksuar dhe i rëndë atëherë përdoret 3 herë në ditë në mëngjes, drekë dhe mbrëmje. N.q.s përdoret në këtë mënyrë do të shihet rezultati që në aplikimin e parë me lejen e All-llahut të Madhëruar.

    Përmirëson plagët: Lyhet vendi i dëmtuar me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje e më pas lidhet me fasho kjo n.q.s plaga është normale, ndërsa n.q.s plaga është e rënduar atëherë lyhet 3 herë në ditë në mëngjes, drekë dhe mbrëmje. Kjo mënyrë ka një efekt të lartë në përmirësimin e plagës.

    Eliminon kallot: Lyhet vendi në të cilin ndodhet kalloja para gjumit ma vajin e khiruas dhe lihet në këtë mënyrë deri në mëngjes, kjo mënyrë përdoret për 3 deri në 5 ditë radhazi. Shërben për eliminimin e kallove dhe kthimin e lëkurës në gjendjen e parë.

    Eliminon çarjen midis gishtave: Lyhet vendi në të cilin ndodhet çarja me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje për një periudhë nga 3 deri në 5 ditë radhazi. Kjo mënyrë eliminon çarjen midis gishtave të këmbës dhe të dorës, dhe e kthen lëkurën në gjendjen e mëparshme.

    Eliminon pikat në fytyrë : Lyhet fytyra me vajin e khiruas dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje për një periudhë 15 ditore. Lihet në këtë gjendje për 20 minuta deri sa lëkura të thith vajin më pas fshihet. Kjo shërben për eliminimin e pikave dhe njollave të cilat ndodhen në fytyrë. Vërejtje: Përdoret për personat të cilën e kanë lëkurën e thatë.

    Largon erën e keqe të trupit: Duke u lyrë trupi, sa herë që bëhet dush (banjo) me vajin e khiruas, kjo gjë e mbron trupin nga era e keqe. Lyerja bëhet pas dushit, dhe lihet në këtë gjendje për 10 minuta deri sa lëkura të thith vajin, më pas fshihet.

    Largon dhimbjen e kokës: Merren 15 ml nga vaji i khiruas dhe vendosen në një tenxhere për tu ngrohur pak. Më pas me këtë vaj të ngrohur i bëhet masazh kokës dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje. Kjo përdoret sa herë që është e nevojshme.

    Kundër ënjtjeve në trup: Merren 10 ml nga vaji i khiruas dhe vendosen në një enë për tu ngrohur pak. Më pas me këtë vaj të ngrohur i bëhet masazh vendeve në të cilat ndodhet ënjtja dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje. Kjo përdoret sa herë që është e nevojshme.

    Kundër migrenës: Merren 15 ml nga vaji i khiruas dhe vendosen në një enë për tu ngrohur pak. Më pas me këtë vaj të ngrohur i bëhet masazh kokës dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje. Kjo përdoret sa herë që është e nevojshme.

    Kundër dhimbjeve të nyjave dhe kyçeve: Lyhet vendi në të cilin ndihet dhimbja e kyçeve dhe nyjave me vajin e khiruas dhe bëhet masazh fort mbi të. Kjo përdoret sa herë që ndihet dhimbje në kyçe dhe nyje.

    Eliminon puçrrat në fytyrë: Lyhet fytyra me vajin e khiruas dhe lihet në këtë gjendje për 15 minuta deri sa ta thith lëkura e fytyrës vajin, e më pas fshihet vendi i lyer me vaj. Kjo mënyrë përdoret sa herë që është e nevojshme eliminimi i puçrrave . Vërejtje: Përdoret për personat të cilën e kanë lëkurën e thatë.

    Forcon flokun: Lyhen flokët me vajin e khiruas ashtu siç lyhen me krem, gell apo llak për çdo ditë. Kjo gjë forcon rrënjët e flokut.

    Kundër zbokthit: Pas dushit (banjos) lyhen flokët me vajin e khiruas ashtu siç lyhen me krem, gell apo llak. Kjo mënyrë eliminon zbokthin në flokë.

    Mbron thonjtë nga mosthyerja e tyre: Sa herë që prehen thonjtë është mirë që të lyhen me vajin e khiruas i cili i mban të butë dhe i mbron nga mos thyerja e tyre.

    E lus All-llahut azze ve xhel-le që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut xh.sh. dhe vetëm Atë e falënderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo.

    Lutja jonë e fundit: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin sal-lallahu alejhi ve sel-lem mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hir të All-llahut xhel-le sha'nuhu duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit.

    Përgatiti: Suzana Hasani

    Literatura e përdorur:

    Kur'an - i përkthim shqip Sherif Ahmeti
    Historitë e profetëve - Amër Halid
    Vargu i profetëve - Dr. Mithat Hoxha
    Historia e pejgamberëve - Bajrush Ahmeti
    Das Grosse Buch der Heilpflanzen - Apotheker A. Pahlow
    Bible Earth; 2007 Hänssler Verlag
    Vaji i Khiruas - Mjekësia-Profetike
    Art and Architecture during the Age of Empires
    "Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë."

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 01:53
  2. Bima e zemrës
    By Muhlis in forum Gruaja dhe Familja
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 11:42

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •