Kėshtu ishte Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونََ
يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...
Kėshtu ishte Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem
Incidenti i fundit qė ndodhi nė Danimarkė tregoi qartė se njerėzit jomuslimanė nuk e njohin sa duhet Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, andaj edhe kanė krijuar stereotipe dhe paragjykime tė shumta dhe shumė tė gabuara pėr te.
Dijetarėt musliman gjatė kampanjės sė tyre nė pėrkrahje tė Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kanė thėnė se njėra prej mėnyrave pėr ti dalur nė krah dhe pėr ta ndihmuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ėshtė edhe prezentimi i pastėr dhe i plotė i personalitetit tė kėtij burri, me qėllim tė largimit tė paragjykimeve qė janė krijuar nė mendjen e jomuslimanėve.
Dukja e fizionomisė sė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
Nėse dėshirojmė tė kemi pasqyrė tė plotė tė pamjes dhe dukjes sė fizionomisė sė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duhet tu referohemi librave qė flasin mbi jetėn, pamjen, virtytet dhe veprat e tija.
Nė mesin e kėtyre librave ėshtė edhe libri "Virtytet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem", tė Imam Tirmidhiut, libėr, tė cilin Muhadithi i kėtij shekulli e ka pėrpunuar dhe ka bėrė klasifikimin e haditheve qė gjinden nė kėtė libėr.
Nėse i pėrmbledhim tė gjitha hadithet qė e pėrshkruajnė Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do tė kishim nxjerė kėto tipare:
Fytyra
Fytyra e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte e bukur, e rrumbullakėt, e ndritshme dhe e bardhė nė tė kuqe. I shkėlqente si hėna pesėmbėdhjetė; kur gėzohej, i shndriste si njė copė e hėnės. Ballin e kishte tė gjerė; i vetėtinte, ashtu siē vetėtinte dielli pas njė reje tė ngarkuar. Kur e shikoje atė, sikur shikoje diellin kur lindte. Djersėt e tij nė fytyrė dukeshin si margaritarė; era e djersėve tė tij ishte mė e kėndshme se myshku. Kur zemėrohej, dukej sikur shega tė kishte derdhur ngjyrėn e saj nė faqet e tij. Faqet i kishte tė lėmuara. Vetullat i kishte si hark dhe tė plota, por jo tė bashkuara (thuhet edhe se i kishte tė bashkuara). Sytė i kishte tė mėdhenj. E bardha e tyre ishte e pėrzier pak me tė kuqe. Beben e syrit e kishte shumė tė zezė dhe qerpikėt i kishte tė gjatė e tė dendur. Po ta shikoje, do tė mendoje se i ka lyer sytė, por ai nuk i kishte lyer ata. Pamjen e tij tė bukur e mbulonte njė dritė qė gjithkush e vinte re. Gojėn e kishte tė bukur dhe tė madhe. Dy dhėmbėt e parė i kishte tė ndarė nga njėri-tjetri. Dhėmbėt e tij shndrisnin; kur buzėqeshte ata dukeshin si margaritarė; kur fliste, dukej sikur dilte dritė nga dhėmbėt e tij tė pėrparmė. Kishte gojėn mė tė bukur. Mjekrrėn e kishte tė bukur dhe tė dendur, tė mbushur nga njėri vesh tek tjetri. Ajo i mbulonte fytin dhe njė pjesė tė gjoksit. Ishte shumė e zezė. Anash nofullave dhe mbi fyt ajo ishte pak e bardhė.
Koka, qafa dhe flokėt
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte ballin tė gjerė, kokėn tė madhe, qafėn tė gjatė. Flokėt i arrinin deri te gjysma e veshėve (thuhet edhe deri nė bulat e tyre). Ndonjėherė shkonin edhe mė poshtė dhe i arrinin deri te supet. Mbi ballė kishte ca qime tė bardha, por sikur tė mblidheshin me ato tė mjekrės nuk bėheshin as njėzet. Flokėt i kishte edhe pak kaēurrela. Flokėt i ndante nė mes.
Anėt dhe gjymtyrėt
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte kockat tė mėdha: bėrrylat, shpatullat dhe gjunjėt. Ai i kishte tė gjata kėrsikėt dhe tė mėdhenj krahėt. Shputat e kėmbėve dhe pėllėmbėt i kishte tė shtruara. Duart i kishte tė buta, mė tė buta se mėndafshi, mė tė ftohta se dėbora dhe me erė mė tė mirė se myshku. Llėrėt, krahėt dhe gishtat i kishte tė mbushur. Kėrcijtė nuk i kishte tė mbushura. Ishte shpatullgjerė. Gjymtyėt i kishte tė plota dhe gjoksin tė gjerė e pa qime. Nga fyti deri te kėrthiza kishte njė vijė qimesh tė drejta. Pėrveē kėtyre nuk kishte qime tė tjera as nė bark dhe as nė gjoks. Te krahėt dhe te shpatullat kishte qime. Nėn sqetulla kishte shumė qime. Shpina e tij dukej si argjend i derdhur.
Shtati i tij
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i pashėm. Trupi i tij ishte i drejtė, as i shkurtėr dhe as i gjatė. Megjithatė ai ishte mė shumė i gjatė sesa i shkurtėr. Kur ecte me ndonjėrin, sado i gjatė tė ishte shoqėruesi, dukej mė i gjatė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Trupi ishte i drejtė dhe i fortė, jo shumė i shėndoshė dhe jo i rrudhur e i thyer. Po tė ishte midis dy njerėzve, do tė ishte mė i bukuri dhe mė i miri i tė dyve.
Era e tij e mirė
Trupi i tij dhe gjymtyrėt e tij kishin njė erė mė tė mirė se myshku. Enesi thotė: Unė nuk kam nuhatur kurrė ndonjė myshk a erėz tjetėr mė tė kėndshme se era e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Edhe Xhabiri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: Nė ēdo rrugė qė kalonte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kuptohej se kishte kaluar ai, nga era e mirė qė vinte prej tij. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takonte dikė, tjetri e ndiente erėn e mirė tė Profetit nė dorė, tėrė ditėn. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e vinte dorėn e vet mbi kokėn e ndonjė fėmije, fėmija dallohej midis tė tjerėve nga era e mirė qė kishte. Ummu Sulejmi ruajti djersėn e tij nė njė shishe pėr ta hedhur nė erėzėn e saj, sepse djersa e tij ishte mė e mirė se ēdo erėz.
Ecja e tij
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte ecjen tė shpejtė. Ai ecte si ai, qė kalon nėpėr treg. Nuk ishte as i ngathėt dhe as pėrtac. Atė nuk e arrinte askush nė ecje. Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: Unė nuk kam parė ndonjė qė tė ishte mė i shpejtė nė ecje se sa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!); dukej sikur toka shtrihej pėr tė. Kur ecnim me tė mundoheshin pėr ta arritur, ndėrsa ai nuk sforcohej fare. Kur e vinte kėmbėn nė tokė e vinte plotėsisht, sepse e kishte kėmbėn tė shtruar. Kur donte tė shikonte anash, kthehej me gjithė trup. Kur donte tė kthente kokėn nė njė drejtim, kthehej andej me gjithė trup. Kur ēohej nga vendi, ēohej menjėherė. Kur ecte, ecte shpejt, sikur zbriste nga ndonjė vend i ngritur. Ai i hidhte hapat tė plotė dhe ecte lehtė.
Zėri i tij dhe fjala e tij
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte zėrin pak tė ngjirur, fjalėn e kishte tė ėmbėl dhe nė fjalėt e tij dallohej urtėsia. Kur heshtte, ishte tėrė urtėsi; kur fliste fytyra e tij zbukurohej. Ai fliste qartė dhe rrjedhshėm, duke i shqiptuar fjalėt si rruazat qė zbresin pas njėra-tjetrės. Ai e fillonte dhe e mbaronte fjalėn qartė dhe kuptueshėm. Fliste fjalė tė prera; as nuk e zgjaste shumė fjalėn, as nuk e shkurtonte atė. Kur fliste, i dallohej ēdo tingull i fjalės. Ai ishte gojėtar. Kishte natyrė tė qetė dhe fjalėn e kishte me vend. Pėr kėtė nuk ia kalonte kush, sado gojėtar tė ishte. Allahu i kishte dhėnė atij mundėsinė qė me pak fjalė tė shprehte shumė kuptim. I ishte dhėnė urtėsia. Ai dinte ti ndante fjalėt. (shiko: "Nektari i vulosur i Xhennetit").
Virtytet e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
1) Personaliteti i tij:
Ishte njeri i madh dhe kėtė madhėshti e kishte fituar me besimin e madh qė kishte nė principet e veta dhe qėndrueshmėrinė e tij nė kėto principe. Ky besim dhe qėndrueshmėri ishte e stolisur me moral tė mirė, sjellje korekte me dashamirėt dhe armiqtė, modesti dhe thjeshtėsi, larg ēdo komplikimi dhe shtirjeje.
Ishte i sinqertė me vetveten, kishte synime tė pėrcaktuara dhe vizion tė qartė.
U mbeti besnik principeve tė veta derisa e kumtoi shpalljen hyjnore dhe i pėrhapi mėsimet fisnike, tė cilat shumica e atyreve qė e armiqėsojnė dhe ofendojnė nuk i njohin.
Ky burrė i ka pėrmbledhur tė gjitha tiparet e mirėsisė qė janė nė pėrputhje me natyrėn e njeriut dhe tė gjitha tiparet e plota njerėzore qė i shpresojnė njerėzit e menēur.
Bukuria fizike, bukuria morale dhe bukuria intelektuale e nxorėn kėtė diell i cili i dha kuptim jetės nė ruzullin tokėsor.
2) Sjellja e tij me familjen e vet.
Ai qė analizon me vėmendje jetėn e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do tė habitet nga fakti qė njė njeri qė vjen nga njė ambient shkretiror e i vrazhd, ku dominon injoranca dhe kaosi tė arrijė kulmin e suksesit tė themelimit tė familjes dhe kujdesit ndaj saj.
Ishte burim i dashurisė, ngrohtėsisė, ndjenjave, emocioneve dhe dhimbsurisė pėr familjen e vet.
E pėrkdhelte gruan e tij, bėnte shaka me te dhe bisedonte me tė pėrplot me emocione tė ngrohta. Shikoni se ēfarė shembull jep Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė kėtė drejtim. Ai e vėndonte gojėn e tij aty ku kishte vėnduar gruaja e tij, Aisheja, radijall-llahu anha, gojėn, duke pirė nga njė enė. Ai nuk e kishte haruar as gruan e tij tė vdekur, Hadixhen, radijall-llahu anha, tė cilėn e kujtonte shpesh pas vdekjes sė saj.
Edhe pse Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kishte peshė tė madhe dhe detyra gjigante sikur kryetar i shtetit, komandant i ushtrisė, udhėrrėfyes shpirtėror dhe moral i popullit tėvet, ai nuk neglizhonte qė tė jetė i dashur dhe i afėr me familjen e tij. Kėtė e manifestonte duke qenė nė shėrbim tė familjes dhe u ndihmonte grave tė tija nė punėt e tyre shtėpiake.
E kanė pyetur Aishen, radijall-llahu anha: ēka bėnte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur ishte nė familje tė vet? Tha: i kryente punėt shtėpiake, kurse kur vinte koha e namazit, ngritej qė tė falet". (Buhariu).
3) Sjellja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me njerėzit nė gjendje tė paqės
a) Ishte njeri i tė vėrtetės dhe drejtėsisė
Ishte njeri qė e donte tė vėrtetėn dhe drejtėsinė dhe gjykonte sipas tyre dhe asgjė nga kjo rrugė nuk mund ta largonte. I dobti trajtohej si i fuqishėm derisa ta merte hakun e vet, kurse i fuqishmi trajtohej si i dobėt derisa tė mirrej haku nga ai.
Nė kėtė drejtim nuk e pėrfillte as njeriun mė tė afėrt te ai, sikurse del nė shesh nga ky rast. Njė herė kishte vjedhur njė grua nga fisi Mahzum dhe kėrkuan njeri qė do tė ndėrmjetėsonte te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qė mos tė ekzekutohet denimi kundrejt asaj. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u hidhėrua shumė nga ky gjest e tha:
"Pasha All-llahun, nėse Fatimeja, bija e Muhammedit do tė kishte vjedhur, do tia kisha prerė dorėn". (Sahih, Ebu Davudi).
b) Pronar i moralit tė lartė.
Ajo qė e dallonte mė sė shumti Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte morali i lart me tė afėrmin dhe me tė largit, me miqt dhe armiqt.
Takohej i buzėqeshur me njerėzit, ishte gojėmbėl, tė keqen e kthente me tė mirė dhe nuk mirej me punė tė ulta.
I ka mėsuar muslimanėt se njerėzit mė tė mirė janė ata qė kanė moral tė mirė, sikurse ka ardhur nė hadith.
Madje i ka stimuluar pasuesit e tij qė tė posedojnė moral tė mirė sepse me kėtė do tė jenė afėr tij nė Ditėn e Ringjalljes.
Kur kėrkuan prej tij qė tė lutet kundėr idhujtarėve ai u dha pėrgjigje duke thėnė:
"Nuk jam dėrguar si mallkues, por jam dėrguar si mėshirė". (Muslimi).
c) Njeri i tolerancės
Akuzat e pabaza dhe shpifjet e qėllimta tė cilat nuk posedojnė as minimumin e kritereve tė besnikėrisė shkencore qė e paraqesin Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si njeri intolerantė dhe kundėr dialogut dhe debatit. Kurse e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Pėr kėtė gjė do tu sjellim njė shembull.
Atėherė kur disa ēifut kinse po e pėrshėndesin e mallkuan, duke thėnė: "vdekja qoftė pėr ty", ai u pėrgjigj me kulturė maksimale dhe butėsi tė paparė deri nė atė kohė: "edhe pėr ju".
Paramendoni situatėn, ai ishte kryetar i shtetit, kishte pushtet dhe fuqi dhe kishte shok dhe ithtar qė ishin tė gatshėm tė bėjnė ēmos pėr ta mbrojtur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Mirėpo ai shumė thjeshtė dhe me pak fjalė i dha pėrgjigjen kėtyre ēifutėve. Kur e pa Aisheja kėtė reagim, u nevrikos dhe u tha pėrgjigje me mallkim dhe ofendime. Reagoi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ndaj kėsaj sjellje tė Aishes, radijall-llahu anha, duke i thėnė: "Ngadal Aishe, sepse All-llahu e do butėsinė nė tė gjitha ēeshtjet". (Buhariu dhe Muslimi).
d) Njeri i dijes dhe civilizimit
Nė kėto kohėra nuk ėshtė vėshtirė qė tė nxitojė dikush dhe ta akuzojė Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se ėshtė kundėr shkencės dhe civilizimit, mirėpo nėse ndalemi dhe studiojmė jetėn e tij do tė shohim se e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Do tė vėren se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte ai qė i vėndoi themelet e shkencės dhe civilizimit, mbi tė cilat u ngrit shteti islam dhe e ngjalli ruzullin tokėsor shekuj me radhė.
Si ka mundėsi qė ky njeri mos tė jetė pishtar i shkencės dhe civilizimit kur fjala e parė qė ju shpall ishte: "lexo".
Nuk duhet haruar nė kėtė drejtim edhe ngritjen e universiteteve dhe bibliotekave tė mėdha si nė Bagadad, Kairo, Kajrevan, Andaluzi (Spanjėn e sodit) dhe kujdesin pėr shkencėn dhe shkenctratė, saqė nė kohėn e Harun Reshidit paguhej pėrkthimi i njė librit dhe pėrpilimi i tij me ari, dmth aq sa peshonte ai libėr aq ari i jepeshte.
Kurse muslimanėt kanė aritur nė kėtė gjendje tė mjerueshme dhe nė kėtė prapambeturi nga shkaku i largimit tė tyre nga feja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe nga shkaku i kolonijalizimit dhe okupimit europo-amerikan dhe instalimi i qeverive kukulla qė pengojnė ēdo zhvillim dhe ringjallje shkencore dhe civilizuese.
e) Mėshirė pėr mbarė botėn
- Mėshira e tij ndaj gruas.
Gruaja para ardhjes sė Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk kishte aspak tė drejta, nėnēmohej, mposhtej, madje edhe varosej e gjallė.
Erdhi Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ia dha gruas lirinė dhe jetėn, e konsideroj njeri tė barabartė me mashkullin dhe e nderoi ate.
E ndaloi dėmtimin, nėnēmimin, padrejtėsinė, mbytjen e saj, madje sjelljen e mirė ndaj femrės e bėri si kriter tė mirėsisė sė pasuesve tė tij, duke thėnė: "Mė i miri prej jush ėshtė ai qė ėshtė mė i mirė ndaj grave tė veta". (Sahih, Tirmidhiu).
Gjithashtu ka thėnė:
"Besimtarėt me besim mė tė plotė janė ata qė kanė moral mė tė mirė, kurse mė tė mirėt nė mesin e tyre janė ata qė janė mė tė mirė ndaj grave tė tyre". (Sahih, Tirmidhiu).
Ka urdhėruar ithtarėt e vet qė tė sillen butė me gratė duke thėnė: "Silluni butė me gratė". Sepse janė shumė tė ndishme.
Ka ndaluar nė mėnyrė kategorike padrejtėsinė ndaj tyre duke thėnė: "Ua ndaloj kategorikisht tė nėpėrkėmbni tė drejtat e dy tė dobtive: jetimit dhe gruas". (Hasen, Ibn Maxheja).
Ma shumė se kjo ka bėrė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai edhe nė momentin e fundit, kur ishte duke e dhėnė amanetin, nė shtratin e vdekjes, kur zakonisht njerėzit merren me gjėra tjera, ai u angazhua me tė drejtat e grave dhe nxiti e stimuloi qė njerėzit tė kujdesen pėr to duke thėnė: "Ju porosis qė tė silleni mirė me gratė". (Buhariu dhe Muslimi).
- Mėshira ndaj ēifutėve dhe kristianėve
Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ishte i mėshirshėm vetėm ndaj ithtarėve tė vet, por ishte i mėshirshėm edhe ndaj kundėrshtarėve tė vet, qofshin ata ēifut apo kristian.
Ja njė shembull qė flet nė kėtė drejtim.
Muhammedi, alejhis-selam, kishte njė fqinj ēifut dhe qė e dėmtonte. Ai secilėn ditė sillte mbeturinat dhe i vėndote para shtėpisė sė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sillej kundrejt tij me butėsi dhe mėshirė dhe kėtė vepėr tė keqe tė tij nuk e pėrballonte me ndonjė sjellje tė keqe, por mjaftohej me pastrimin e bėrlloqeve. Kėshtu vepronte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sepse jetonte pėr qėllime fisnike dhe mendonte pėr shpėtimin e njerėzimit nga vėshtirėsitė.
Njė ditė u ndėrprenė bėrlloqet e kėtij ēifuti, bėrlloqet nuk shiheshin para shtėpisė sė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: ndoshta fqiu ynė ēifut ėshtė i sėmurė, andaj medoemos duhet ta vizitojmė dhe ta ngushėllojmė.
Shkoi te shtėpia e tij qė ta vizitojė dhe e gjeti tė sėmurė sikurse edhe e paramendoi. I tha fjalė tė buta dhe i dha gajret. اifuti i befasua nga vizita e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe pse ki vazhdimisht e pengonte me bėrlloqet e tija. Ai nga ky gjest kuptoi se ėshtė Pejgamber i All-llahut dhe nuk duroi dot pa i besuar atij dhe hyri nė Islam duke thėnė: "Dėshmoj se ska hyjni tjetėr qė meriton adhurim dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut".
Shiko, lexues i nderuar se ēfarė mėshire ka patur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili kishte dhimbsuri edhe ndaj njeriut i cili i bėnte llojlloj problemesh dhe pengesash! Shikoni se ēfarė morali tė lartė dhe sjellje fisnike kishte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem!
- Mėshirė ndaj idhujtarėve
Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri qė ia donte tė mirėn tė afėrmit dhe tė largit, ishte i mėshirshėm ndaj armikut dhe mikut, kishte njė zemėr pėrplot mėshirė dhe dhembshuri, nuk dinte tė jetė i ashpėr dhe i vrazhdė.
Idhujtarėt e munduan, e maltretuan, e persekutuan, e internuan, mirėpo ky krejt kėto sjellje neveritėse tė tyre ua ktheu me bamirėsi, mėshirė dhe kujdesej shumė qė ata tė udhėzohen. Aq shumė mėrzitej pėr mosudhėzimin e tyre saqė zbritėn ajete nė Kur'an qė ta ngushėllojnė dhe qė ti tregojnė qė mos tė mėrzitet kaq shumė.
All-llahu, xhel-le shanuhu, e tregon kėtė duke thėnė: "
andaj ti (Muhammed) mos shkatėrro veten me dėshpėrim pėr ta...". (Fatir: 8).
A nuk ėshtė shembull konkret pėr mėshirėn e tij ndaj idhujtarėve rasti i Taifit. Shkoi nė Taif, i thirri nė fe, nė shpėtim, ata lėre qė e refuzuan por edhe e gurėzuan dhe e pėrgjakėn. Kur erdhi Xhibrili, alejhisselam, me melekėt e kodrave, qė ti ofron mundėsinė e hakmarjes Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, cili ishte qėndrimi i tij, ēka tha ai? E tha njė fjalė qė ka hyrė nė histori, e ajo ėshtė: "All-llahu im, falja popullit tim sepse kėta nuk dinė".
A ka shembull mė tė madh pėr mėshirė ndaj njerėzve.
- Mėshira ndaj tė ngratit dhe nevojtarit
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk u kaplua nga mburrja me madhėshtinė qė kishte edhe pse kishte tėrė zemrat e ithtarėve tė vet nė dorėn e tij. Ai kishte arritur qė nė mesin e pasuesve tė vet tė jetė komandant qė respektohet, shok i dashur, i madh qė nderohet, nuk ia kundėrshtonin urdhėrin e as qė refuzonin udhėzimin e tij.
Edhe pse kishte kėtė pozitė kaq tė madhe Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte modest, i donte tė ngratėt, kishte dhembshuri ndaj tyre, solidarizohej me ta me aq sa ka, rrinte me ta, bisedonte me ta dhe mundohej nė tė gjitha mėnyrat qė tė fus gėzimin nė zemrat e tyre.
Nėse dikush qė vinte nga larg e konsideronte veten tė huaj, kjo nuk vlente pėr Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, por vendas dhe sillej me te maksimalisht mirė.
Nuk i vėndoheshin kushte tė rėnda dhe problematike, por pėrkundrazi, sipas mėsimeve tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ai kishte tė drejtė pėr ushqim, veshmbathje, vendbanim, punė, shėndet, arsim, etj.
Askush nuk anashkalohej dhe nuk neglizhohej nė prani tė Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, madje i stimuloi ithtarėt e vet qė tė bėjnė gara nė ndihmėn e tė huajve dhe ofrimin e shėrbimeve tė ndryshme.
Ska dyshim se Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut ishte mėshirė pėr tė gjith.
- Mėshirė pėr popujt e ndryshėm
Popujt nė kėtė botė bashkėkohore kanė nevojė tė madhe pėr njė administratė tė cilin e mbikqyr sistemi moral qė ua lehtėson marrėdhėniet mes njerėzve dhe secilit ia jep hakun e vet. Sisitem ku njerėzit do ti kryejnė nevojat e tyre lehtė dhe qetė, do tė shfrytėzojnė kohėn e cila do tu humbej nė vrapimin pas procedurave tė komplikuara dhe tė drejtave tė marra.
Nėse shikojmė mėsimet e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do tė gjejmė sė baza e administratės sė tij ishte lehtėsimi i procedurave tė njerėzve duke i urdhėruar nėpunėsit qė tė lehtėsojnė, tė jenė tė pastėr dhe tė moralshėm nė sjelljen e tyre me njerėzit.
Kur i dėrgoi nė Jemen Muadhin dhe Ebu Musa Eshariun si gjykatės, u tha: "Pėrgėzoni dhe mos largoni, lehtėsoni dhe mos vėshtirėsoni". (Buhariu dhe Muslimi).
Administrata e Pejgamberit, kishte edhe seriozitetin dhe vendoshmėrinė, duke ndaluar kategorikisht qė tė pėrcaktohet nėpunės njė njeri , duke pasė tjerė mė tė aftė se ai.
Administrata e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte shumė e vendosur nė llogarinė e nėpunėsve dhe atyreve qė kanė lėshimė gjat punės.
Andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tregoi se denimi shumė i madh i pret ata qė mashtrojnė nė veprimet e tyre, e ky denim ėshtė privimi nga xhenneti, me tė cilin i ka pėrgėzuar tė gjith njerėzit.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Secilit njeri qė All-llahu i jep nė pėrkujdesi disa njerėz dhe vdes duke i mashtruar ata, sigurisht se do ta privon All-llahu nga xhenneti". (Buhariu dhe Muslimi).
Madje Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ėshtė distancuar prej atyreve qė i mashtrojnė popujt e tyre, siē tregohet nė kėtė rast.
Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kaloi pran njė njeriut qė shishte ushqim dhe e futi dorėn brenda dhe pa se ka mashtrim, atėherė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: "Nuk ėshtė prej nesh ai qė mashtron". (Sahih, Ebu Davudi).
- Mėshira e tij ndaj kafshėve
Nuk ėshtė pėr tu habitur nėse edhe kafshėt pėrfitojnė nga mėshira e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sepse ai nuk dėmtonte askend, qoftė njeri apo kafshė, madje edhe ua ndaloi ithtarėve tė vet qė tė dėmtojnė kafshėt, andaj:
a) Ndaloi qė tė ngarkohet kafsha mė shumė se mund tė mbanė.
b) Ndaloi qė ti jepet pak ushqim kurse tė lodhet shumė mepunė.
c) Ndaloi qė tė vritet pa tė drejtė.
d) Ndali qė tė bėhet nishan pėr tė gjuajtur nė ta, sepse kjo ėshtė maltretim pėr ta.
e) Ndaloi qė njerėzit tė bėjnė gara nė kacafytjen e kafshėve pėr argėtim, etj.
shikoni kėtė rast qė ka ndodhur dhe shikoni se ēfarė kujdesi dhe mėshire ka patur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe ndaj kafshėve apo shpenzėve.
Abdurahman ibėn Abdull-llahu transmeton nga Babi i tij, i cili ka thėnė: Ishim me Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė njė udhėtim. Ai shkoi pėr disa punė tė tija, kurse ne pamė njė bylbyl tė kuq, i cili i kishte dy zogėza. Kur i morėm zogėzat erdhi bylbyli dhe filloi tė i lėviz krahėt. Kur u kthye Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: "Kush e trishtoi kėtė duka ia marė tė vegjlit e saja. Kthejani zogėzat". (sahih, Ebu Davudi).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i afronte enė me ujė macės nga mėshira qė kishte ndaj tyre.
Mjafton hadithi qė i kėrcėnohet me tė madhe atyreve qė nuk kujdesen pėr kafshėt shtėpiake e as qė i lėnė ata vet tė kujdesen duke thėnė: "Ka hyrė nė zjar tė xhenemit njė grua pėr njė macė, tė cilėn e ka lidhur, nuk i ka dhėnė ushqim e as qė e ka lėnė tė hanė nga toka derisa ka cofur". (Buhariu dhe Muslimi).
f) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut ėshtė edhe njeri i fesė edhe burrėshteti
Sa e sa njerėz tė mėdhenjė nė histori janė munduar tė ngrisin lavdin dhe tė krijojnė mesazh human, mirėpo nuk kanė arritur qė ti ofrojnė botės organizim preciz dhe homogjen ku gėrshetohen kėrkesat e shpirtit me ato tė trupit.
Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, arritir qė tė sjell diēka tė re pėr botėn, ku pėrzihen gjėrat shpirtėrore me ato materiale nė njė harmoni aq tė madhe tė pa parė mė herėt, duke ndėrtuar njė shtet ku ska jetė pa fe dhe fe qė ėshtė e aftė tė krijon edhe shtet tė drejtė.
Arriti Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qė tė shėron plagat e shpirtit qė i kishte shkaktuar jeta materialiste dhe tė mbush boshllėkun qė e shkaktoi largimi i njerėzve nga kujdesi pėr shpirtin.
Ai ishte njė mėsues i sinqertė shpirtėror, njė politikan i pastėr dhe njė qeveritar i drejtė. Kjo e ndihmoi qė tė bashkojė fise tė egra dhe nė luftėra mes tyre nė njė umet, i cili ndėrtoi lavdinė dhe ngriti jetėn nėn flamurin e besimit nė All-llahun Njė, la ilahe il-lall-llah Muhammedu resulull-llah.
g) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri i pastėrtisė dhe kujdesit pėr ambijentin.
Prej gjėrave qė e dallonin jetėn e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe fenė e tij prej feve dhe ideologjive tjera ishin mėsimet e prera qė ua kishte dhėnė ithtarėve tė vet qė tė kujdesen pėr pastėrtinė dhe ta ruajnė ambijentin.
Ky Pejgamber, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i mėsoi pasuesit e tij qė tė lajnė gjymtyrėt e trupit, sikurse ėshtė fytyra, hunda, goja, duart, kėmbėt sė paku pesė herė nė ditė, kurse larja e tėrė trupit, sa ma shumė herė qė munden, aq ma mirė, por sė paku njė herė nė javė dhe ēdo herė qė njeri bėhet xhunub.
Ua ka tėrhjekur vėrejtjen nga ndotja e vendeve qė janė afėr njerėzve me mbeturina.
I ka mėsuar muslimanėt qė tė pastrohen pas kryerjes sė nevojės.
I ka mėsuar qė tė pastrojnė rrobat nga ndytėsirat.
U ka mėsuar principin e karantinės, domethėnė mos tė hyjnė dhe mos tė dalin nga vendi ku ka epidemi dhe tėrė kjo bėhet pėr tė mbrojtur shėndetin e pėrgjithshėm tė njerėzimit.
Me kėto mėsime dhe shumė tė tjera Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ndėrtoi njė tėrėsi shoqėrore tė plotė nė njė hapėsirė tė shėndoshė dhe ambijent tė pastėr.
Ndytėsirat dhe papastėrtitė nuk kanė vend nė mėsimet e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qoftė qė kanė tė bėjnė me rrobat, trupin apo ambijentin e pėrgjithshėm.
h) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut ishte njeri i shijes dhe bukurisė
Po tė pysish: cilat gjėra ishin mė tė dashura te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pėrgjigja do tė sihte: tre gjėra, tė cilat fillojnė me parfymin. E donte shumė parfymin dhe shumė e pėrdorte, andaj edhe nuk ka ndodhur asnjėher qė dikush tė nuhat erė tė keqe nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Kishte shije tė lartė edhe nė veshmbathje, andaj kishte pamjen mė tė bukur dhe shndėrriste nė rrobat e tija sikur hėna pesėmbėdhjetėshe nė qiellin e zi.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u shfaq me kėtė pamje joshėse nė njė botė ky kishte rėnė shumė posht shija dhe njerėzit i iknin pastrimit dhe stolisjes.
I ngjante njė trandafili tė bukur dhe me aromė tė kėndshme nė mesin e njė shkretėtire tė thatė.
i) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vazhdimisht ishte i buzėqeshur
Njeriu kur jeton nė njė kohė ku ka shumė presione shoqėrore dhe sėmundje psiqike ka nevojė tė madhe pėr njė buzėqeshje tė ngjajshme me buzėqeshjen qė e kishte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me ithtarėt e vet.
Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sė bashku me ithtarėt e tij qė i besonin asaj qė tregonte dhe e zbatonin nė praktikė, i kalonin vėshtirėsitė e jetės dhe presionet e shoqėrisė dhe ngriteshin nga krizat psiqike qė e vėshtirėsojnė jetėn e njeriut dhe u kapėn lumturinė dhe rehatinė e zemrės.
Buzėqeshja ishte pamje e pandarė nga Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ēdo kund ku gjindej.
Abdullah ibėn Harithi thotė: "Nuk kam parė askend mė tė buzėqeshur se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem". (Sahih, Tirmidhiu).
Mirėpo me gjith kėtė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk dilte nga dinjiteti dhe prestigji i tij.
Pėr kėtė asnjėher nuk ėshtė qeshur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me gojėn plot, apo me zė, por zakonsiht kur qeshej vetėm buzėqeshej.
j) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri i lehtėsimit
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e donte lehtėsimin pėr njerėzit dhe nuk e donte vėshtirėsimin e punėve tė njerėzve ose ngushtimin e hapėsirės sė tyre.
Ai ėshtė qė u ka thėnė ithtarėve tė vet: "Pėrgėzoni dhe mos largoni, lehtėsoni dhe mos vėshtirėsoni". (Buhariu dhe Muslimi).
E u ka thėnė: "Jeni dėrguar qė tė lehtėsoni e jo qė tė vėshtirėsoni". (Buhariu).
k) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri i butėsisė dhe faljes
Ai qė e shfleton historinė e njerėzve tė mėdhenjė dhe udhėheqės do tė vėren se gjat fitoreve dhe ngadhnjimeve tė tyre pas humbjeve dhe dėshtimeve tė ndryshme se cilėsi e pėrbashkėt e tyre ėshtė hakmarja, mirėpo nga kjo vepėr dhe cilėsi kanė shpėtuar pejgamberėt e All-llahut.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dha shembull tė shkėlqyeshėm nė kėtė drejtim edhe pse ishte internuar nga Mekeja, i ishin uzurpuar pronat dhe pasurisa, ishte lėnduar rėndė nė fillimin e shpalljes, mirėpo ai kur hyri si ngadhnjimtar dhe fitimtar nė Meke, madhėshtia e personalitetit tė tij dhe morali i tij fisnik nuk i lejonin atij qė tė hakmeret, por ia fali secilit qė i kishte bėrė zullum, ua fali mbarė njerėzve dhe u dha amnesti tė pėrgjithshme edhe pse kishte mundėsi tė hakmiret ndaj tyre nė mėnyrė tė ashpėr.
Andja u tha njė fali qė mbeti duke u pėrsėritur nė histori: "Shkoni se jeni tė lirė". (Ibėn Is'haku nė librin e tij "Es-Sire").
Nė kėtė formė i edukonte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ithtarėt e vet qė tė pasurohen me moral tė lartė dhe tė ēlirohen nga pėrkufizimet subjektive dhe egoiste.
Kjo gjė ėshtė shumė normale, pasiqė All-llahu, xhel-le shanuhu, e ka urdhėruar nė kėtė sjellje nė Kur'an duke thėnė: "Ti (Muhammed) merre tė lehtėn, urdhėro pėr mirė dhe hiqu prej tė padijshmėve". (El-A'raf: 199).
l) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri i butė dhe i ndieshėm
Nėse njė njeri e do njė gjė shumė, e pastaj vjen dikush dhe ia nėnēmon kėtė gjė, ēka do tė kishte vepruar? Nėse njė njeriut fetar vjen dikush dhe ia ndytė vendin e adhurimeve tė tija nė mėnyrė pėrdhėnuese, ēka do tė kishte vepruar?
Ska dyshim se ishte hidhėruar dhe kishte reaguar menjėherė dhe kishte tentuar ta denon atė qė ka bėrė kėtė vepėr. Mirėpo Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut nuk veproi kėshtu, sepse nuk u besonte reagimeve tė nxituara dhe tė pamatura, pasiqė ishte njeri qė maksimalisht kontrollonte reagimet e tija.
Ai ēdo ndodhi shėronte me diapazon tė gjėrė dhe largpamėsi. Argument pėr kėtė ėshtė kjo ndodhi.
Erdhi njė njeri nga shkretėtira, i cili nuk kishte krijuar kontakte me Medinėn e re, tė cilėn e kishte ndėrtuar Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mes ithtarėve tė vet dhe nė kryeqytetin e tij tė ri.
Ky beduin u sjell ēuditshėm nė kėtė qytet tė civilizuar, bėri njė vepėr tė papranuar nga ky mes.
Tė vjen njė njeri nė vend tė ndershėm dhe tė urinos para njė mase njerėzish, ska dyshim se ėshtė vepėr shumė e urrejtur dhe e papranuar. Kėtė vepėr e bėri nė prani tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe shokėve tė tij. U ngrit para tij tė urinos nė xhami, nė vendin mė tė shenjtė qė kanė muslimanėt. Ska dyshim se ishte pamje e keqe dhe neveritėse, andaj edhe shumica e sahabeve reaguan ashpėr pėr ta ndalur kėtė veprim negativ.
Edhe pse ky rast mori vetėm disa ēaste dhe minuta, ishte e mjaftueshme pėr Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qė tė analizon personalitetin e kėtij beduini, i cili urinosi nė vendin ku falej dhe vendin nga i cili udhėhiqej shteti. Kuptoi se ėshtė njeri i pamėsuar dhe i pacivilizuar dhe se kjo vepėr nuk ka ndonjė prapavijė por ėshtė thjeshtė sjellje e njė njeriut tė pacivilizuar dhe tė prapambetur. Andaj Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk bėri mė shumė por urdhėroi ithtarėt e vet qė ta lėnė rehat kėtė beduin dhe tė heshtin e mos ta qortojnė ashpėr. E kur e kreu beduini kėtė proces, i erdhi Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me fjalė tė buta, tė ngrohta, tolerant, i butė, i lehtė, dhe i tregoi se nuk lejohet nė kėtė vend tė bėhet kjo vepėr.
U gėzua pa masė beduini me sjelljen e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe moralin e tij tė lartė, e tha: "All-llahu im! Mė mėshiro mua dhe Muhammedin dhe askend pėrpos nesh". (Sahih, Tirmidhiu).
m) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri serrioz dhe i vendosur, mirėpo edhe i buzėqeshur dhe bėnte shaka
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ishte njeri vrėnjtur dhe i zymtė, por ishte i kėndshėm, i buzėqeshur dhe i lehtė nė sjellje dhe bashkėpunim, me edukatė dhe dinjitet.
Nuk e tepronte me shaka qė tė humbaste dinjitetin dhe prestigjin dhe nuk bėnte shaka duke i lėnduar tjerėt, por shakaja e tij ishte e atillė qė i gėzonte ata qė ishin pėrreth tij.
Enes Ibėn Maliku [radijall-llahu anhu] rrėfen se njė beduin me emrin Zahir, i sillte tė Dėrguarit tė All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhurata nga shkretėtira, pėr ēka ai e shpėrblente kur do nisej pėr nė shtėpi. Zahiri kishte pamje tė shėmtuar, por i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e donte dhe i thoshte: Zahiri ėshtė shkretėtira jonė, e ne qyteti i tij. Njėherė derisa Zahiri shiste diēka nė treg, i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pa hetuar iu afrua nga shpina dhe e pėrqafoi me duar. - Kush ėshtė? - bėrtiti: - Mė lėsho! Kur u kthye e pa se i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kishte mbėshtetur gjoksin pėr shpinėn e tij. - Kush do ta blejė kėtė rob? - bėrtiti i Dėrguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. - O i Dėrguari i All-llahut, pasha All-llahun, do tė jem i lirė. - Por tek All-llahu ti je i shtrenjtė- iu pėrgjigj. (Sahih, Transmetojnė Ahmedi dhe Ibėn Hibbani).
n) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i trimėronte njerėzit pėr sport tė ndershėm dhe tė lartė
Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri i rėndomtė, andaj edhe veprimet e rėndomta tė pėrditshme bėnin pjesė nė personalitetin e tij, ashtu qė sporti ishte gjė pėrbėrėse e jetės sė tij.
Ai i trimėronte edhe shokėt e tij qė tė mirren me sport qė tė forcojnė trupin dhe tė argėtojnė veten, duke i sjellur dobi shoqėrisė dhe duke shkaktuar dėm nė pasuri, shpirt apo moral.
Ai mirrej me vrapim, mundje dhe kalorėsi, mirėpo kushti kryesor nė kushtetun e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte qė kėtė sport ta zhvillon me shpirt sportisti dhe moral tė lartė.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Besimtari i fuqishėm ėshtė mė i mirė dhe mė i dashur te All-llahu se sa besimtari i dobėt edhe pse nė secilin ka mirėsi". (Muslimi).
o) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte hartuesi i arhitekturės sė dalluar
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė mesin e shkretėtirės, vend qė nuk njihte civilizim dhe qytetėrim ndėrtoi njė sistem arkitektonik superior dhe tė dalluar duke marrė nė konsideratė interesin e shtetit dhe shoqėrisė me njė pamje joshėse dhe tėrhjekėse.
Xhamia ishte qendra e kryeqytetit, aty ishte qendra e udhėheqjes dhe tubimeve gjatė ndodhive tė rėndėsishme dhe emergjente.
Kjo qendėr, xhamia, ishte edhe strehimore e fukarave dhe tė ngratėve derisa tu sigurojė shteti dhe shoqatat humanitare ushqim, veshmbathje dhe vendbanim. Ishte edhe strehimore e njerėzve tė huaj qė vinin nga jasht dhe banonin nė kėtė qendėr.
Planifikimi urbanistik nė atė kohė parashihte ndėrtimin e ēarshisė dhe tregut pėrreth xhamisė qė tė jetė e lehtė pėr tregtarėt dhe ata qė vinin pėr tė blerė gjėra komunikimi me xhaminė dhe faljen e namazit.
Populli nė qytetin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njė tėrėsi e kapur mes vete dhe tė gjith gjindeshin nė mesin e ndodhive pa asnjė dallim apo skajėsim.
p) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri i edukimit dhe arsimit
Studiuesi i paanshėm ēuditet me aftėsitė e mėdhaja qė i posedonte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pėr tė shndėrruar njė popull tė pashkolluar qė nuk dinte as lexim e as shkrim nė njė popull qė mburrej me dijen dhe dijetarėt kishin zėnė pozita shumė tė larta nė gradat e shtetit dhe shoqėrisė. Nėse ndalemi dhe hulumtojmė detalisht sekretin e kėtij suksesi do tė kuptojmė se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ėshtė dhėnė aftėsi e madhe pedagogjike, pasiqė ka qenė orator elekuent, ligjėrues i bindshėm dhe pedagog i sukseshėm.
Ndoshta prej gjėrave qė i ndihmuan nė arritjen e kėtij suksesi ėshtė mėnyrat e debatimit, tėrhjekja e vėmendjes, koncentrimi i mendjes nė informatat e duhura, gjėra tė cilat kanė patur ndikim themelor nė suksesin pedagogjik dhe arsimues.
Shikoni kėtė shembull. Duke ndejtur me shokėt e tij ua parashtron njė pyetje: "Kush ėshtė i falimentuari?" Pret pėrgjigje prej tyre, edhe pse e dinte se pėrgjigjeja e tyre do tė jetė e gabuar. Mirėpo ishte mėnyrė e ngacmimit tė logjikės qė tua instalon informatat dhe qė mos harohen. E dėgjon pėrgjigjen e tyre tė gabuar qė mė vonė tu jep pėrgjigjen e saktė. Kjo metodė shpesh pėrdorej nga Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vazhdimisht i stimulonte ithtarėt e tij qė tė shtojnė diapazonin e dijes sė tyre dhe se ky udhėtim nė hapėsirat e mėdha tė dijes nuk ka tė ndalur.
Prej mėsimeve tė tija ishte edhe kjo: "Kėrkimi i dijes ėshtė obligim pėr secilin musliman".
Domethėnė pėr secilin musliman, qoftė mashkull apo femėr.
Sjellja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė luftė
Sjellja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte e dalluar edhe nė luftė edhe atėherė kur duheshte tė tregon ashpėrsi dhe vrazhdėsi.
1- Fisnikiėria e tij me armiqtė nė mes tė betejės.
Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me moralin e tij fisnik dhe mėsimet e larta tė zbritura nga All-llahu, subhanehu ve teala, nuk tradhtonte askend, pa marė parasysh se kush ėshtė armiku i vet, nuk e thente marėveshjen derisa nuk e thente pala tjetėr. Pa marė parasysh se kush e kishte epėrsinė nė luftė ai nuk maltretonte tė plagosurit e as tė robėruarit, nuk i masakronte kufomat e tyre, madje ua ndalonte ushtarėve tė vet qė tė bėjnė kėso veprimesh pa marė parasysh se ēka ndodh.
Andaj i dhanė njerėzimit shembujt mė fisnik tė sjelljes korrekte gjatė luftės.
2- Fisnikėria e tij me gratė qė gjindeshin nė rradhėt e armikut.
Ja njė shembull nė kėtė drejtim.
Nė njė betejė prej betejave vendimtare qė ishte futur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me armiqtė e vet, njėri prej atyreve qė pėrbėnin shtyllat e ushtrisė muslimane, Aliu, radijall-llahu anhu, pa njė ushtar tė mbuluar nė kokė duke i masakruar kufomat, derisa kėtė vepėr e bėri edhe me Hamzėn, radijall-llahu anhu. Kjo pamje e e nervozoi shumė kėtė komandant dhe e vendosi qė tė hakmiret kundėr kėtij ushtarit dhe ta zhdukė atė. Iu afrua si shigjeta dhe kur iu afrua u befasua se ky ushtar nuk ishte burrė, por ishte grua, e veshur me rroba tė burrit.
Kjo informatė e vuri nė dilemė: a tė hakmiret apo tė fal, ngadhnjeu falja, e cila ishte rezultat i edukimit tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
A ka kėso sjelljesh sot?! اfarė principe tė larta janė kėto?! اfarė madhėshtie ėshtė kjo? اfarė respektimi i madh ėshtė kjo pėr gruan edhe kur ėshtė nė rradhėt e armikut?! Kjo ėshtė madhėshtia e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe shokėve tė tij.
3- Fisnikėria e tij me robėrit e luftės.
Edhe pse sot ka marrėveshje dhe konventa ndėrkombtare, sėrish robi i luftės ėshtė i persekutuar dhe i maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, duke iu shkelur tė drejtat e tij njerėzore nė mėnyrė flagrante.
Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qė para katėrmbėdhjet shekujve i pėrcaktoi botės metodologji tė madhe mbi sjelljen ndaj robėrve tė luftės, tė cilėn po ta zbatonin njerėzit nė kėto ditė do tė dilnin nga kriza e robėrve tė luftės nė tė cilėn gjinden sot, e cila edhe mė tej e ngacmon secilin njeri me ndėrgjegje tė gjallė dhe moral tė lartė.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka ndaluar kategorikisht qė tė shkelen tė drejtat e robėrve pa marė parasysh arsyetimet e ndryshme.
Sipas mėsimeve tė tija, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk lejohet tė maltretohet robi fizikisht dhe psiqkisht, nuk lejohet tė shahet, ofendohet, ti ndėrpritet ushqumi apo pija.
Duke i zbatuar kėto mėsime fisnike, ithtarėt e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i jepnin pėrparėsi mė tė madhe robėrve nė ushqim dhe pije se sa vetvetes.
Kėtė sjellje e lavdėron edhe Kur'ani duke i pėrshkruar ithtarėt e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė: "Ata janė qė pėr hir tė Tij u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve dhe tė zėnėve robėr". (El-Insan: 8).
Domethėnė se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ithtarėt e vet i jepnin pėrparėsi jetimit, tė ngratit dhe robit me ushqim dhe pije edhe pse ata kishin nevojė tė madhe pėr to!!
Shumė kanė nevojė robėrit e luftės sot pėr sjellje konform mėsimeve tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tė ndalohet lotimi i tyre, tu kthehen tė drejtat e tyre, madje edhe njerzėshmėria e tyre, tė cilėn ua mori civilizimi i armės shkatėruese dhe luftėrave jomorale.
Pas tėrė kėsaj themi: Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i takon tė mburret maksimalisht para qytetrimit bashkėkohor pėr shkak se ua ka kaluar plotėsisht dhe praktikisht nė sferėn e tė drejtave tė njeriut, jo vetėm nė nivel tė parrullave dhe reklamės siē bėjnė shtetet bashkėkohore. Sepse nuk mundni nė bazė tė studimeve tė qeta dhe tė paanshme tė gjeni asnjė rast nė jetėn e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ka shkelur tė drejtėn e robėrit tė luftės me maltretim fizik dhe psiqik.
Bekir Halimi,

Kjo informatė e vuri nė dilemė: a tė hakmiret apo tė fal, ngadhnjeu falja, e cila ishte rezultat i edukimit tė Pejgamberit, sal- |