Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Lindja e Muhamedit alejhi selam

  1. #1
    Abdul Kudus nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    05-06-2009
    Postimet
    623
    All-llahu të shpërbleftë
    131
    Falënderuar 303 herë në 183 Postime
    Rep Fuqia
    390

    Lindja e Muhamedit alejhi selam

    Lindja e Muhamedit alejhi selam

    Më i dalluari Pejgamber, Resulullahu, u lind në familjen Be ni Ha shim në Mekë, në mëngjesin e ditës së hënë, më nëntë rebiul-evvel, në vitin e parë të ngjarjes me “elefantin”, ose dyzet vjet pas sundimit të mbre tit persian Kisras (Kserksit) - Enu Shervanit.
    Kjo datë i përgjigjet 20 ose 22 prillit të vitit 571 sipas kalendarit. Këtë datë e ka llogaritur dije tari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri dhe astronomi i shquar Mahmud Pasha.

    [1]

    Ibni Seadi transmeton se nëna e Resulullahut ka thënë: “Kur e kam lindur, bashkë me të kam lindur edhe një dritë të ma dhe, nga e cila kanë shkëlqyer pallatet e Shamit.” Ngjashëm trans meton edhe Ahmedi nga El-Urbad b. Sarijeh.[2]

    Gjithashtu flitet se, gjatë lindjes së Muhammedit kanë ndo dhur di sa ngjarje të çuditshme në botë, të cilat kanë qenë para shenja të pej gam berisë së tij:

    Janë rrëzuar katërmbëdhjetë pirgje nga kështjella e Kserksit në Persi, është shuar zjarri të cilin e kanë adhuruar fa rise jët shekuj me radhë në Indi, janë rrënuar kishat rreth liqenit “Savit” pasi është tharë liqeni. Këtë e transmeton Bejheki,[3] por Gazaliu nuk pajtohet me këtë.[4]

    Kur Eminia solli në botë fëmijën, thërriti gjyshin e tij Abdul- Mut ta libin, për t’i kumtuar lajmin e gëzueshëm.
    Ai, plot gëzim, e merr djalin në duar dhe e dërgon në Ka’be. Aty i lutet Allahut dhe e falënderon për nipin. Aty i vënë edhe emrin Muhammed - e që me siguri dihet se ky emër nuk ka qenë i njohur ndër arabët. Synetia është bërë shtatë ditë pas lindjes, siç ka qenë zakon tek arabët. [5]

    Gruaja e parë që i ka dhënë gji, pas nënës së vet, ka qenë Thu vej bja, e mbrojtura e Ebu Lehebit, e cila e ka pasur një foshnjë në gji me emrin Mesruh. Para Muhammedit i ka dhënë gji Hamzës, djalit të Abdul-Mut talibit, e pas tij i ka dhënë gji Ebu Seleme b. Abdul-Esed El-Mahzumit.[6]

    Safijurrahman el Mubarekfuri

    [1] Libri shkollor: Historia e popujve islam nga El-Hudariu: I/62; Rahmetun li-l-Alemin: I/38, 39 (data kontestuese: më 9 apo 12.

    [2] Muhtesar Siretu-r-Resul, profesor Abdullah En-Nexhdit, f. 13, dhe Ibni Sead: I/23 (ose 33).

    [3] Historia e popujve islam: I/62.

    [4] Fikhu-s-Sira nga Gazaliu, f. 460.

    [5] Ibni Hisham: I/159, 160. Historia e popujve muslimane nga El-Hudariu: I/62. Ekzistojnë disa mendime se Muhammedi ka lindur i synetuar. Zadul-Miad: I/18. Telkih, f. 4.

    [6] Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 4. Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah En-Nexhdi, f. 13.

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Biseda e Muhamedit Alejhi Selam me iblisin...
    By Abdurrezak in forum Sira & Historia Islame & Dijetarët
    Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 20-01-2010, 16:53
  2. Lindja dhe jeta fëmijërore e Pejgamberit Alejhi Selam
    By En Nisa in forum Sira & Historia Islame & Dijetarët
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 20:25
  3. Origjina e Muhamedit alejhi selam
    By ipanjohuri in forum Sira & Historia Islame & Dijetarët
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 12:10
  4. Disa këshilla te Muhamedit alejhi selam
    By ebusumeja in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2008, 16:35

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •