Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Sira & Historia Islame & Dijetarėt

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 15-08-2008, 13:19
Grafika e Suela
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 13-08-2008
Postimet: 53
All-llahu tė shpėrbleftė: 837
Falėnderuar 100 herė nė 45 Postime
Rep Fuqia: 36
Suela ėshtė margaritar nė mesin tonėSuela ėshtė margaritar nė mesin tonė
Mulla Idriz Gjilani

Nė qėrshor tė 1944 -ės drejtoi betejėn e Kikės, ku shqiptarėt e udhėhequr prej tij dolėn fitimtarė kundėr ushtrisė sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit ėshtė heroike.



Mulla Idriz Gjilani
Udhėheqėsi Shpirtėror, Politik e Ushtarak


Nė historinė e re tė gjysmės sė parė tė shekullit tonė, ēfaqet dhe figura e Mulla Idriz Gjilanit. Studjuesi Muhamet Pirraku e portretizon si "Fetar atdhetar konseguent, orator e mjeshtėr i penės, i zoti i punės, besnik i fjalės, predikues fetar dhe mualim-mėsues iluminist, ideolog dhe luftėtar i lirisė, i vendosur nė idealet e veta liridashėse, si bjeshkėt e Kosovės, tė cilat i mbrojti me fjalė, me pushkė, me gjak, burrėrisht, trimėrisht, i pathyeshėm, me plagė nė zemėr e nė trup, nuk u dorėzua, u bė legjendė si Basho Muji".

Mulla Idriz Gjilani lindi nė Velekincė, katund nė periferi tė Gjilanit, mė 4 qėrshor 1901. Ndoqi studimet fillestare nė mejtepin e Cernicės, tė cilin e mbaroi nė vitin 1911, kurse studimet e mesme i vazhdoi nė medresenė "Atik" nė Gjilan. Mė 1926 u diplomua, pas njė ndėrprerjeje tė shkollės. Nė moshėn 25- vjeēare u bė imam dhe fitoi titullin Mulla. Shėrbeu nė detyrėn e Imamit nė Karadak e nė Hogoshtė. Mė 1941 u zgjodh nė postin e Bashvajizit nė Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor tė Vakufit tė Shkupit.

Nė karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kur'anore dhe hadithore qė pėrcaktonin vlerat e arsimit, tė kulturės dhe tė edukatės: "Pa shkollim - thotė ai, - nuk ka fe tė mirėfilltė", "Talebet (nxėnėsit) tonė nuk duhet tė mėsojnė mė vetėm pėr leximin e Kur'anit, por edhe pėr njohjen e mjeshtėrisė sė shkrimit. Talebet tonė duhet t'i nisim nė rrugėn pėr ta njohur islamin dhe jo pėr ta prezantuar si diēka statike", "S'ka fe pa atdhe", "Tė ndihmojmė njėri-tjetrin me fjalė, me penė, me pasuri, tė duhemi si vėllezėr", "Pa njė atdhe tė lirė feja nuk mund tė mbahet, nuk mund tė ushtrohet", "Lexoni te mualimė tė urtė sa e mirė dhe sa e kuptueshme ėshtė feja islame, kur shpjegohet shqip, nė gjuhėn e Zotit pėr shqiptarėt".

Gjatė kohės si hoxhė dhe bashvaiz zhvilloi njė veprimtari intensive nė fushėn e edukimit fetar me frymė atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit pėr mėsimin e djemve dhe tė vajzave, organizoi ilegalisht mėsimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhės shqipe, futi mėsimin shqip nė medresenė "Atik", ushqeu mirėkuptimin dhe bashkėpunimin vėllazėror me bazė kombėtare shqiptare nė popullsinė muslimane-katolike tė zonės sė Karadakut. Kur qe mėsimdhėnės nė tre mejtepe njėkohėsisht, shfrytėzoi sistemin monitor: pėrgatiti nxėnėsit mė tė mirė dhe me moshė mė tė madhe pėr ta zėvendėsuar kur ai mungonte.

Nė prill tė vitit 1937, nė kushte ilegaliteti, themeloi nė Arllat tė Drenicės Organizatėn e Rinisė Pėrparimtare "Drita" tė Kosovės. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me kėdo ato ishin tė pranishme.

Mulla Idrizi ishte kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve. Nė funksion tė kėsaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte nė xhami, nė konake, nė kuvende e deri nė ceremonitė e vdekjes. Nė formė kushtrimi ai thėrriste: "Jemi pėrgjegjės pėr varret e prindėrve tanė para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmė tė heqim dorė prej tyre t'i lėmė tė shkreta pėr t'i lavruar derrat e naēalnikėve sllavė! Jo vetėm nė Turqi, por as nė Shqipėri nuk bėn tė shkojmė. Zoti nė Kur'an na ka bėrė pėrgjegjės pėr vatanin dhe kombin!"

Ai, pėrsonalisht, u printe aksioneve pėr ndėrtimin e urave, rrugėve, ēesmeve, mejtepeve, xhamive, mirėmbajtjes sė varrezave, tė cilat i shikonte si mjete dėshmuese tė bashkimit tė popullsisė shqiptare. Uniforma e ndihmoi pėr tė maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte njė "rilindės" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės nė kushtet qė kalonte Kosova. Nė kohėn kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrėn e bashvaizit, numri i nxėnėsve tė ""Atik medresesė" tė Gjilanit arriti nė 734, nga tė cilėt 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lėvizėse me mėsues shetitės. Vetėm nė zonėn e Gjilanit u hapėn 39 shkolla tė tilla fetare, qė zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndėrgjegjėn kombėtare.

Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotėsisht veprimtarisė politike. Si hoxhė me forcėn e Zotit, si mėsues me forcėn e fjalės, si luftėtar me forcėn e armės, si komandant me besnikėrinė e ushtarit, ai luftoi pėr unitetin territorial tė trevave shqiptare, luftoi kundėr genocidit serb e bullgar, kundėr komunizmit.

Nė qėrshor tė 1944 -ės drejtoi betejėn e Kikės, ku shqiptarėt e udhėhequr prej tij dolėn fitimtarė kundėr ushtrisė sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit ėshtė heroike. E tillė ėshtė edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij nė zjarr mė datėn e 25-26 nėndorit 1949 pėr tė mbetur shembull te pasardhėsit si dhe luftėtar, qėndruar dhe vdekur si shqiptar.

Marrė nga libri "Zhvillimi i kulturės islame te shqiptarėt gjatė shekullit XX" i autorit Dr. Ramiz Zeka
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Kur“an dhe Sunnet > Sira & Historia Islame & Dijetarėt


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Nė Prizren u pėrkujtua Mulla Jakupi Sumeja Lajme nga Bota Islame 0 15-05-2007 18:01
Mullah Omer urdheron per sulme Martire Shkupjani Lajme nga Bota Islame 0 27-04-2007 00:45
Nė dorė tė kujt ėshtė Bashkėsia Islame nė Maqedoni Shkupjani Feja dhe Shoqėria 0 18-02-2007 02:32
Mulla Dadullah betohet pėr hakmarrje pėr vrasjen e Zarkauit Ebu Velid Lajme nga Bota Islame 0 10-06-2006 18:38
Mulla Umeri e diskuton shehidllėkun inshAllah tė Ebu Musab El Zarkauit Ebu Velid Lajme nga Bota Islame 0 10-06-2006 02:34


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 13:53.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.