Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Pejgamberët e All-llahut

  1. #1
    Ebu Hatib nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    29-01-2009
    Lokacioni
    Shkup - Maqedoni
    Postimet
    5,277
    All-llahu të shpërbleftë
    1,364
    Falënderuar 4,832 herë në 2,095 Postime
    Rep Fuqia
    2896

    Pejgamberët e All-llahut

    Pejgamberët e All-llahut

    1-Ademi,alejhi selam.Baba i njerzit dhe profet (nebijj) i pare.Allahu e kishte nderuar sepse e kishte krijuar me doren e Tij dhe e kishte frymezuar nga shpirti i Tij si dhe kishte urdheruar melaiket t'i benin sexhde.
    Thote Allahu,subhanehu ve teala," Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit…".(Isra 61)

    2-Idrisi,alejhi selam.Ishte i pari qe i ishte dhene profetia (nubuvveti) pas Ademit,Alejhi selam,ishte i pari qe kishte shkruar me laps.Ne hadithin e Israse dhe Mi'raxhit,Pejgamberi Alejhi selam e kishte takuar ne qiellin e katerte.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.57.Ne e ngriëm atë në një vend të Lartë (ia ngritëm lart famën).…".(Merjem 56-57)

    3-Nuhu,Alejhi selam.Pejgamberi i pare i derguar njerzimit dhe ben pjese ne grupin e Pejgambereve"Ulul Azmi".Allahu e kishte derguar tek populli i tij qe t'i ftoj ne fene e Allahut,Subhanehu ve teala por refuzuan dhe vazhdoi ti therras popullin e vet ne fene e Allahut,Subhanehu ve teala 950 vite derisa Allahu,subhanehu ve teala, e urdheroi t'a ndertonte anijen,ne te cilen e shpetoi Allahu,subhanehu ve teala, dhe i fundosi popullin e tij.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t'i godasë dënimi i rëndë!”.( Nuh 1)

    4-Hudi,Alejhi selam.Allahu e kishte derguar tek Adi ne Jemen por e pergenjeshtruan dhe si ndeshkim Allahu,subhanehu ve teala, ua dergoi nje erë te thate.Thote Allahu,subhanehu ve teala," أ A nuk e di ti se ç'bëri Zoti yt me Ad-in? 7.Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?8.Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë…".( Fexhr 6- Poashtu thote " ُ Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: “O populli im, ju nuk keni zot tjetër pos Tij,…".( Hud 50)

    5-Salihu,Alejhi selam.Allahu e dergoi tek Themudi,te cilet banonin Hixhazin dhe Tebukun por e pergenjeshtruan dhe bene kryelartesi ndaj shpalljes,me te cilen erdhi.Allahu ia dergoi nje deve,qe te jete si argument per ta por nuk duhet t'a ngacmonin.Ata ,si kindershtim te kesaj,therren deven dhe keshtu i goditi nje bertime e madhe,e cila iua shkaterroi te gjithe.Thote Allahu,subhanehu ve teala," (141) إِ(142) Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.142.Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: “A nuk frikësoheni?”143.Unë për ju jam i dërguar besnik.( Shuara 141-143)

    6-Ibrahimi,Alejhi selam.Ibrahimi,Alejhi selam është dost i Allahut, Subhanehu ve teala dhe baba i pejgambereve. Poashtu ben pjese ne grupin e Ulul Azmit,te cilet perbejne eliten e pejgambereve me te zgjedhur.Popullin e tij,te cilet ishin,Irakianet,i kishte ftuar t'a adhuronin vetem Allahun,subhanehu ve teala, por nuk i jane pergjegjur.Ua theu putat dhe e futen ne zjarre por Allahu,subhanehu ve teala, e shpetoi duke ia shenderruar zjarrin ne freski dhe paqe.Allahu e kishte urdheruar t'a ndertonte Qabene e ndershme sebashku me birin e tij,Ismailin,Alejhi selam si dhe t'i ftojne njerzit per ne haxh.Thote Allahu,subhanehu ve teala," 2:126.Dhe kur Ibrahimi tha: “Zoti im, bëne këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoj me lloje të frutave!” …".( Bekare 126)

    7- Ismaili,Alejhi selam ,i biri i Ibrahimit,Alejhi selam dhe gjysh i arabeve e i Pejgamberit,Alejhi selam.Ishte i pari qe banoi Mekken dhe ishte Pejgamber Profet([1]) .Burimi i Zemzemit kishte buruar per hire te tij dhe sebashku me babain e vet e kishte ndertuar Qabene.Allahu e kishte urdhëruar Ibrahimin t'a therrte Ismailin, por Allahu,subhanehu ve teala, e kishte shpaguar me nje dash te madh.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " ً Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.".( Merjem 54)

    8- Is'haku,Alejhi selam ,biri tjeter i Ibrahimit,Alejhi selam. Nënë e kishte Saren,e cila e lindi pasiqe kishte mberritur moshen e shtyer.Ishte profet dhe prej lozes se tij rrjedhin jehudet.Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَ Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.".( Saffat 112)

    9- Ja'kubi,Alejhi selam ,i biri i Is'hakut dhe nip ii Ibrahimit,Alejhi selam .Duke vdekur i kishte porositur bijte e tij,te cilen porosi e regjistroi edhe Kur'ani" E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u thanë) “O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!”.( Bekare 132)

    10- Jusufi,i biri i Ja'kubit.Vellezerit e kishin hedhur ne grope por e kishte shpetuar Allahu,subhanehu ve teala, .Eshte i ndershem dhe bir i te ndershmeve. Ishte shume i bukur dhe Allahu,subhanehu ve teala, e ruajti nga dredhite e gruas se sundimtarit.Allahu e dërgoi si pejgamber dhe ia dhuro begatine e komentimit te ëndrrave dhe ia mundësoi te sundoje te toke.Thote Allahu,subhanehu ve teala," kështu (sikuse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndërra...".( Jusuf 21)

    11- Luti,Alejhi selam.Allahu e kishte dërguar tek je popull i keq,te cilet e kishin shpikur homoseksualizmin dhe e benin haptas.Allahu i ndaloi nga kjo veper e shemtuar por ata refuzuan keshtuqe Allahu,subhanehu ve teala, i beri ibret( mesim) per te tjeret.Vendet e tyre tani jane te njohura afer detit te vdekur.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush”.".( A'raf 80)

    12- Shuajbi,Alejhi selam.Ishte profet tek banoret e Medjenit (Ithtaret e Ejketit).Ishin njerzit me te keqinje ne sjellje dhe besim.Per Shuajbin ishte thene:Ligjeruesi i Profeteve.I kishte ndaluar nga politeizmi dhe mashtrimi ne peshim por kishin refuzuar. Ndeshkimi iu kishte ardhur Diten e Hijes.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: “O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut,…".( Hud 84)

    13- Ejjubi,Alejhi selam.Profeti durimtar dhe falenderues,i cili mirret shembull per durim.Thote Allahu,subhanehu ve teala," (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”.( El Enbija 83)

    14- Dhul Kifli.Ishte profet i Beni Israileve.Thote Allahu,subhanehu ve teala,"ِPërkujto Ismailin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.".( Sad 4

    15-Iljasi,Alejhi selam.Allahu,subhanehu ve teala, e ksihte derguar tek populli i tij ne Ba'lebek, ne perendim te Damaskut. Thote Allahu,subhanehu ve teala," Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.".(Saffat 123)

    16-Eljesau,Alejhi selam.Allahu e kishte derguar tek populli i Ba'lebekut pas Iljasit menjehere.Thote Allahu,subhanehu ve teala," (shpërbylem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë.".( En'am 86)

    17- Junusi,Alejhi selam.Allahu e kishte sprovuar duke e kaperdire balena dhe mbeti ne barkun e peshkut duke bere tesbih dhe duke kerkuar falje derisa Allahu,subhanehu ve teala, ia fali.Allahu e dergoi tek populli i tij por e pergenjshtruan.Iu kercenua se Allahu,subhanehu ve teala, do t'iu zbres denim dhe kur u binden se denimi ishte gati per te zbritur besuan.Thote Allahu,subhanehu ve teala, "َ Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.".( Saffat 139)

    18- Musai,Alejhi selam.Folesi i Allahut,Subhanehu ve teala dhe pronari i mrekullise se shkopit.Ben pjese ne eliten e pejgambereve,te cilet quhen" Ulul Azmi".Nena e tij e kishte hedhur ne det duke qene foshnje,ne menyre qe te mos e mbyste Faraoni.Allahu i kishte folur ne Luginen e Shenjte,ia kishte dhene Tevratin dhe e kishte derguar tek faraoni,i cili i kishte roberuar njerzit,saqe iu thoshte une jam zoti juaj por Allahu,subhanehu ve teala, e kishte fundosur ne det.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,".( Gafir 23)

    19- Haruni,Alejhi selam.Vellau i Musaut.Allahu e kishte nderuar me profeti.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Nga mëshira Jonë i dhamë vëllain e tij Harunin, Pejgamber.".( Merjem 53)

    20- Davudi,Alejhi selam.Allahu e kishte derguar tek Beni Israilet.Kishte zë te bukur dhe agjeronte nje dite po e nje dite jo.Punonte dhe jetonte nga puna e dores.Allahu ia kishte bere te lehte punen me hekur.Allahu ia kishte dhene Zeburin,ia kishte mesuar urtesine dhe ia kishte nenshtruar kodrat,qe t'a falenderojne Allahun,subhanehu ve teala, sebashku. Thote Allahu,subhanehu ve teala,"اً Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).".( Isra 55)

    21- Sulejmani,Alejhi selam.I biri i Davudit,Alejhi selam.Allahu i kishte dhene shpallje,ia kishte mësuar urtësinë dhe gjuhen e zogjeve.Xhinet i ishin nënshtruar me lejen e Allahut,subhanehu ve teala,.Thote Allahu,subhanehu ve teala," E Sulejmanit ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.".( Neml 17)

    22-Zekerijau,Alejhi selam.Allahu ia kishte dhuruar Jahjane edhepse vet ishte i shtyer ne moshe dhe gruan e kishte sterile. Allahu,subhanehu ve teala,ia dha profetine dhe e beri kujdestar te Merjemes.Ishte zdrukthëtar .Kerkoi nga Allahu argument ndersa Allahi i tha" ا
    Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t'u flasesh njerëzve tri net (e tri ditë)”.( Merjem 10) Poashtu thote Allahu,subhanehu ve teala,"ِيّاً (ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekeriait,".( Merjem 2)

    23- Jahja-ja,i biri i Zekeriase.Nena e kishte lendur pasiqe kishte qene sterile dhe pasiqe babai i tij kishte arritur pleqerine e thelle.Besi Israilet e kishin prere.Thote Allahu,subhanehu ve teala," All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit!”.( Ali Imran 39)

    24- Isau,Alejhi selam.Biri i Merjemes.Ben pjese ne eliten e "Ulul Azmit".Allahu ia kishte dhuruar Inxhilin,nuk është mbytur dhe nuk eshte kryqezuar sic pohojne te pafete por Allahu e ka ngritur tek Ai.Prej mrekullive te tij ishin: Sherimi i te verbereve,ringjallja e te vdekurve me lejen e Allahut,etj.Thote Allahu"اً Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”.
    Po ata asnuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.158.Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.".( Nisa 157-158)

    25-Muhammedi,Alejhi selam,vula dhe permbyllja e pejgambereve. Allahu e ka derguar para Kijametit dhe e ka derguar tek te gjitha krijesat;njerzit e exhine.Poashtu Allahu,subhanehu ve teala, ia ka dhene edhe Kur'anin e Perjetshem.Ishte analfabet…Ummeti i tij është i fundit ne këtë bote ndersa i pari ne boten tjeter.
    Pejgamberi i pari ringjallet dhe eshte pronar i ndermjetesimit te madh Diten e Kijametit."
    Imam Shafi'u në një nga poemat e tij ka thënë:

    ''Fol ç'të duash, me sharje në çështjen time.
    Sepse heshtja ndaj të ligut është përgjigje.
    Jo se më mungon përgjigja ndaj teje.
    Por s'besojë se luani i jep qenit përgjigje.
    ''

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. A dihet se ku janë varrosur Pejgamberët?
    By Aferdita in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2009, 12:07
  2. Nga sa gra i kanë pasur pejgamberët Davud dhe Sulejman ?
    By llukman in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2009, 07:45
  3. Lutje nga Pejgamberet
    By Muhlis in forum Salati - Namazi
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2008, 23:04
  4. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 19-10-2008, 00:46
  5. A kan bere tavaf rreth qabes te gjithe Pejgamberet ?
    By iron in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 01-08-2008, 08:29

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •