Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Zekati

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 26-06-2008, 11:33
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 03-11-2007
Postimet: 85
All-llahu tė shpėrbleftė: 20
Falėnderuar 89 herė nė 49 Postime
Rep Fuqia: 57
Menntori ėshtė margaritar nė mesin tonė
Dallimi nė mes zekatit dhe sadakasė

Fjala Zekat nė gjuhėn arabe do tė thotė rritje, zhvillim, bekim, pastrim etj...
Fjala Sadaka gjithashtu rrjedh prej fjalės arabe Sidk, e cila do tė thotė sinqeritet. Me fjalė tė tjera ajo ėshtė shenjė sinqeriteti i besimit tė njeritu nė rastin kur ai e jep atė.
Zekati nėnkupton tė adhuruarit e Allahut me rastin e dhėnies e asaj pjese tė pasurisė qė Ai ua ka urdhėruar besimtarėve pėr t’ia dhėnė njerėzve tė cilėt janė nevojtarė, duke u bazuar nė rregullat e Sheriatit. Sadakaja nėnkupton tė adhuruarit e All-llahut duke dhėnė tė holla, mirėpo kjo nuk ėshtė e urdhėruar nė Sheriat. Fjala sadaka ndonjėherė pėrdoret pėr tė treguar zekatin obligativ. Dallimet qė janė mes zekatit dhe sadakasė janė me sa vijojnė:


1. Zekati ėshtė i urdhėruar nė Islam nė gjėra tė posaēme, tė cilat janė: ari, argjenti, tė korrat (gruri, misri...), malli si dhe pasuria e kafshėve (devet, delet dhe kafshėt tjera shtėpiake). Pėr dallim nga sadakaja, e cila nuk obligon nė lloje tė pasurisė,, por ajo varet prej vullnetit tė njeriut se ēka ai do tė japė, pa ndonjė rregull specifike.

2. Zekati i nėnshtrohet kushteve tė caktura. Kjo do tė thotė qė ai kryhet njė herė nė vit, rrespektivisht jepet zekat i pasurisė qė ėshtė sė grumbulluar deri mė tani. Specifika e zekatit ėshtė se prej pasurisė ndahet vetėm njė pjesė e caktuar e saj. Sadakaja nuk i nėnshtrohet kushteve tė paracaktuara, kėshtuqė ajo (sadakaj) mund tė jepet ne ēdo kohė dhe nė atė masė qė dojmė ne.

3. Allahu ka urdhėruar qė zėkati t’u jepet njerėzve tė caktuar dhe nuk ėshtė e lejueshme qė t’i jepet askujt tjetėr. Ata janė ata njerėz tė ciltė janė tė pėrmendur nė ajetin kur’anor: “Allahu caktoi qė lėmoshat (zekati etj.) t’iu takojnė vetėm: tė varfurve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s’kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnë), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobėtve nė besim), e duhet dhėnė pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve) nė rrugėn e Allahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė...” (ET TEVBE: 60). Pėr dallim prej sadakasė e cila mund t’u jepet atyre qė pėrmenden nė ajetin e mėsipėrm dhe atyre njerėzve qė ne dėshirojmė.

4. Ēdokush qė vdes dhe nuk e ka tė dhėnė zekatin, trashėgimtarėt e tij/saj duhet qė ta japin atė (zekatin) prej pasurisė sė tij/saj dhe kjo (ēėshtje) duhet bazuar nė atė se kush sa ka trashėguar prej asaj qė ėshtė shkruar nė dokumentin (vasijetin) e tė tė vdekurit/tė sė vdekurės. Pėr dallim nga sadakaja ėshtė qė ajo nuk ka tė bėjė aspak me kėto qė thamė mė lartė, por bazohet vetėm nė vulletin e njeriut.ajo nuk ka tė bėjė aspak me kėto qė thamė mė lartė, por bazohet vetėm nė vulletin e njeriut.

5. Ai qė e refuzon apo nuk e jep zekatin duhet qė tė ndėshkohet, sikur qė thuhet nė hadithin qė e transmeton Muslimi nė Sahihun e tij nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka thėnė: Resulullahu s.a.v.s. ka thėnė: “ Pėr dallim nga sadakaja ėshtė se ai qė nuk e jap atė, nuk do tė .

6. Duke u bazuar nė 4 shkollat juridike, nuk ėshtė e lejueshme qė zekati t’u jepet nėnės, babait, gjyshes, gjyshit e as fėmijėve tanė apo nipėrve a mbesave tona. Pėr dallim nga sadakaja ėshtė qė mund t’u jepet tė lartpėrmendurve.

7. Nuk ėshtė e lejueshme t’i jepet zekati atij qė ėshtė i pasur apo qė ėshtė nė gjendje tė punojė e tė sigurojė ekzistencėn e vet. Transmetohet se ibn Ubejde ka thėnė: Dy njerėz mė treguan se shkuan te Resulullahu s.a.v.s. gjatė Haxhit Lamtumirės kur ai ishte duke e shpėrndarė zekatin e edhe kėta njerėz i kėrkuan atij njė pjesė tė zekatit. Ai i vėshtroi ata se kishin trup tė fuqishėm dhe tė aftė pėr tė punuar. Ai tha: “Nėse doni, do t’ju jap, por ata qė kanė trup tė fortė dhe janė tė aftė pėr punė nuk kanė hise kėtu.” (Transmeton Ebu Davudi, imam Ahmedi dhe tė tjerėt thonė se ky hadith ėshtė sahih). Pėr dallim nga sadakaja ėshtė se ajo mund t’u jepet edhe atij qė ka trup tė fortė edhe atij qė ėshtė i aftė pėr punė.

8. Zeaktin ėshtė mė mirė qė t’i jepet njerėzve qė janė nė atė vend (ku jeton edhe marrėsi edhe dhėnėsi i zekatit). Shumė dijetarė janė tė mendimit se zekati nuk duhet dhėnė jashtė vendit, pėrderisa nuk sjell ndonjė dobi. Pėr dallim nga sadakaj, se ajo mund t’u jepet edhe atyre qė janė nė vend edhe atyre qė janė jashtė vendit.

9. Zekati nuk lejohet t’u jepet kafirave dhe mushrikėve. Pėr dallim nga sadakaj qė mund t’u jepet edhe kafirave edhe mushrikėve. Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij thotė: “Ata janė qė pėr hir tė Allahut u japin ushqim tė varfurve, jetimėve dhe tė zėnėve robėr” (EL INSAN, 8). El- Kurtubi ka thėnė: Nė vendet Islame, robėr mund tė ishin vetėm mushrikėt.

10. Zekatin nuk lejohet t’ia japėsh bashkėshortes tėnde. Ibn El- Mundhiri transmeton se nė kėtė ēėshtje ka unanimitet mes dijetarėve. Pėr dallim nga sadakaja ėshtė qė atė mund t’ia japėsh edhe bashkėshortes tėnde.


Kėta ishin disa dallime mes zekatit dhe sadakasė. Sadaka mund t’i thuhet ēdo pune tė mirė. Buhariu r.a. nė Sahihun e tij thotė: “Ēdo punė e mirė ėshtė lėmoshė”. Pastaj ai transmetoi nga Xhabir ibn Abdullahu r.a. se Resulullahu s.a.v.s. ka thėnė: “Ēdo punė e mirė ėshtė lėmoshė”. Ibn Batali ka thėnė: ky hadith tregon se ēdo punė tė mirė qė njeriu e bėn apo e thotė, nga ana e Allahut tė Lartėsuar konsiderohet si lėmoshė.


Allahu i Lartėsuar e di mė sė miri.

Pėrktheu dhe pėrshtati: Arsim Jonuzi 09.03.2007
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
Dituria (12-08-2008), ebu_muadh (05-08-2008), Ervala (26-06-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Zekati


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh" AbdulVehab Zekati 18 13-08-2008 05:33
Dhenia e Zekatit Muhammed AbdulMalik Zekati 2 04-02-2008 17:33
Dallimi mes dashurisė dhe marrėdhėnies sė ndaluar/haram Keshille Feja dhe Shoqėria 0 27-08-2007 06:56
Ndikimi i Zekatit! xhavo Zekati 0 20-11-2006 17:50
A ka te drejt burri me ja ndalu gruas dhenjen e zekatit po sadaken? Sumejja Pyetje-Pėrgjigje 2 27-04-2006 16:11


Tė gjitha kohėt janė GMT +2. Koha tani ėshtė 21:19.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.