Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Zekati

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #11 (permalink)  
Vjetėr 26-04-2006, 18:48
Grafika e kumanova_86
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 26-04-2006
Postimet: 49
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 18 herė nė 11 Postime
Rep Fuqia: 86
kumanova_86 ka shprehje tė posaēme
Re: Ekonomia islame

Gradat e njerėzve nė lidhje me fatin e tyre nė pasuri
S'ka dyshim se njerėzit dallojnė nga njėri-tjetri nė marrjen e rriskut tė tyre dhe se shembulli mė i mirė pėr ta nė kėtė gjė ėshtė i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe shokėt e tij. Ata nuk mėrziteshin dhe kėrkonin rriskun e tyre duke qenė tė bindur nė besimin e tyre, sepse ata i dinin Cilėsitė e Allahut dhe se sundimi i qiejve e i Tokės ėshtė nė Duart e Tij dhe se Ai do t'i llogarisė ata dhe nuk do t'i zhgėnjejė. Kėshtu qė, dėshirat, tekat dhe simpatitė e tyre u bėnė prej gjėrave tė harruara dhe kthimi tek ato konsiderohej diēka e neveritshme pėr ta, duke u nisur nga ana e tė pasurit nė to tė drejta pėr Allahun e Lartėsuar.
Mė poshtė po sjellim disa shembuj pėr tė argumentuar kėtė gjė:
Transmetohet nė hadith tė saktė nga Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) se Ibėn Zubejri i dėrgoi asaj dy qese me tė holla (transmetuesi thotė se ishin 180 mijė dirhem) ndėrsa ajo kėrkoi njė tepsi dhe filloi t'i ndante ato pėr njerėzit. Atė ditė ajo agjėronte dhe kur u ngrys nuk i kishte ngelur asnjė dirhem i vetėm. Nė kohėn e iftarit i thotė shėrbyeses: “Eja ta ēelim agjėrimin!” Ajo vjen vetėm me bukė dhe vaj. I thanė Aishes: “A nuk munde tė blije mish me njė dirhem prej atyre qė ndave dhe ta haje pėr iftar?” Ajo tha: “Nėse do tė ma kishe kujtuar, do ta kisha bėrė”.
Transmeton Maliku se njė i varfėr i kėrkoi Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) dhe ajo agjėronte e nuk kishte gjė nė shtėpi pėrveē njė cope buke. Ajo i tha njė shėrbyeseje:
-Jepja atė copė buke atij!
-Por nuk ke gjė tjetėr qė tė hash iftar. - i tha shėrbyesja.
-Jepja atė atij. Atėherė ia dha. Kur erdhi mbrėmja na dhuroi njė familje, apo njė njeri (i cili nuk na kishte dhuruar ndonjėherė) mish qengji tė pjekur sipas mėnyrės sė tyre tė preferuar dhe Aisha mė thirri dhe mė tha:
-Ha prej kėtij sepse ky ėshtė mė i mirė se ajo copa e bukės."
Transmetohet gjithashtu se ajo (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ka shpėrndarė 70 mijė dirhem, ndėrkohė qė ishte duke arnosur rrobėn e saj. Njė here tjetėr shiti gjėrat e saj me 100 mijė dirhem dhe i ndau ato sadaka, pastaj pėr iftar hėngri bukė elbi. Kjo vepėr i ngjan prefektit tė ndonjė prefekture tė mbretėrisė, i cili nuk merr vetėm se prej mbretit, sepse ai ėshtė i bindur plotėsisht nė ndarjen dhe caktimin e Allahut pėr tė, duke e lėnė atė nė vend tė marrjes sė masave pėr veten e tij.
Nuk ka ndonjė kundėrthėnie tė kėsaj me atė qė thamė mė lart, sepse ky person beson se ajo qė ka pėrgatitur Allahu pėr tė ėshtė mė e mirė se ajo qė pėrgatit ai pėr veten e tij dhe nėse ky merr masat dhe prokupohet pėr veten e tij, atėherė zbret njė gradė mė poshtė.
* Disa prej sahabėve e quanin veten e tyre si zėvendės nė pasurinė e jetimit, ku nėse ai nuk ka nevojė, nuk e prek atė, e nėse ėshtė i varfėr e ka nevojė, merr aq sa tė plotėsojė atė nevojė. Ndėrsa nė ēdo lloj veprimi tjetėr, ai vepron si me pasurinė e jetimit qė pėrdoret vetėm nė tė mirė tė tij. E shpenzon atė aty ku duhet dhe e pengon prej aty ku nuk duhet shpezuar. Nėse ka ndonjė nevojė, atėherė merr prej saj aq sa i mjafton dhe brenda kufijve qė i ėshtė dhėnė leje, duke mos shpėrdoruar dhe as shtrėnguar me koprraci aty ku duhet shpenzuar.
Kjo gjė ėshtė gjithashtu, pastrim prej pjesės nė kėtė arritje tė punės sė tij. Nėse ai do tė merrte pjesėn e tij, atėherė do tė favorizonte veten e tij mbi tė tjerėt, por ai nuk e bėn kėtė, madje e konsideron veten e tij si njė prej krijesave. Sikur tė ishte shpėrndarės pėr krijesat dhe ta llogarisė veten e vet si njė prej tyre. Transmetohet nė njė hadith tė saktė nga Ebi Musa se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Vėrtetė qė esharitė (fisi i Ebi Musa el eshari) nėse ngelin tė ve, apo u pakėsohet ushqimi i familjes nė Medine, atėherė grumbullojnė atė qė u gjendet nė njė rrobe tė vetme dhe pastaj e ndajnė mes njėri-tjetrit me tė njėjtėn enė. Ata janė prej meje dhe unė jam prej tyre."
Kėtė gjė e hasim edhe nė hadithin e vėllazėrimit ndėrmjet muhaxhirėve dhe ensarėve. Kjo ishte diēka shumė e njohur, tė cilėn e bėnte edhe i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nėpėr luftra.
Pėrgjigje me Citat
  #12 (permalink)  
Vjetėr 26-04-2006, 18:58
Grafika e kumanova_86
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 26-04-2006
Postimet: 49
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 18 herė nė 11 Postime
Rep Fuqia: 86
kumanova_86 ka shprehje tė posaēme
Re: Ekonomia islame

Gjykimi pėr shitblerjen

Allahu i Lartėsuar thotė:
"Allahu e ka bėrė tė lejuar tregtinė (shitblerjen) dhe e ka bėrė tė ndaluar kamatėn"1
"O ju qė keni besuar! Mos e hani pasurinė tuaj pa tė drejtė ndėrmjet jush, vetėm nėse bėni tregti me pėlqimin e njėri-tjetrit."1
Transmeton Hakim bin Hizam (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Shitėsi dhe blerėsi janė tė lirė nė zgjedhje deri sa tė ndahen nga njėri-tjetri."3
Tė gjithė muslimanėt janė bashkuar (ixhma) nė mendimin se shitblerja ėshtė e lejuar. Edhe urtėsia e pėrmban kėtė, sepse nevojat e njerėzve shpesh lidhen me diēka qė ėshtė nė duart e dikujt tjetėr, qė ndoshta nuk ia pėrkushton atė atij, kėshtu qė me lejimin e shitblerjes arrihet nevoja pa ndonjė problem.

Nxitja pėr tė arritur jetesėn me djersė
Transmeton Mikdami (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Askush nuk ka ngrėnė ushqim mė tė mirė se ai i duarve tė tij. Edhe i Dėrguari i Allahut, Daudi (Paqja e Allahut qoftė mbi tė!) hante prej punės sė duarve tė tij."4
Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Mė mirė pėr ndonjėrin prej jush ėshtė tė mbajė dru mbi shpinėn e tij (pėr t'i shitur), se sa t'i kėrkojė njerėzve qė mund t'i japin apo mund mos t'i japin."5

Nuk ėshtė e ndaluar tė pasurohesh nėse i frikėsohesh Allahut nė tė.
Muadh bin Abdullah bin Hubejb transmeton nga babai i tij dhe ky nga xhaxhai i tij se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Nuk ėshtė e ndaluar tė kesh pasuri nėse i frikėsohesh Allahut nė tė. Shėndeti pėr tė devotshmin ėshtė mė i mirė se pasuria…"6

1.Suretu Bekare:275.
2.Suretu Nisa:29.
3.Mutefekun alejhi.
4.Buhariu.
5.Buhariu, Tirmidhiu, Nesaiu.
6.Ibnu Maxheh (sahih).
Pėrgjigje me Citat
  #13 (permalink)  
Vjetėr 26-04-2006, 19:01
Grafika e kumanova_86
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 26-04-2006
Postimet: 49
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 18 herė nė 11 Postime
Rep Fuqia: 86
kumanova_86 ka shprehje tė posaēme
Re: Ekonomia islame

Nxitja pėr tė qenė ekonomik nė kėrkimin e rrizkut.

Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"O njerėz! Kini frikė Allahun dhe kėrkojeni rrizkun nė tė lejuar (hallall), sepse nuk do tė vdesė ndonjė trup pa plotėsuar rrizkun e tij edhe nėse ai i vonohet. Kini frikė Allahun dhe kėrkojeni rrizkun mirė! Merrni atė qė ėshtė e lejuar (hallall) dhe lini atė qė ėshtė e ndaluar (haram)."7

Nxitja pėr tė qenė i sinqertė dhe ndalimi nga gėnjeshtra.

Hakim bin Hizam transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Shitėsi dhe blerėsi janė tė lirė nė zgjedhje deri sa tė ndahen. Nėse ata janė tė sinqertė dhe tė qartė (nė tregtinė e tyre), atėherė tregtia e tyre ka begati; nėse i fshehin dhe mashtrojnė njėri-tjetrin, atėherė tregtia e tyre zhvishet nga begati."8
Ukbetu bin Amir (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tė thotė:
"Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit. Nuk i lejohet muslimanit qė t'i shesė vėllait tė tij diēka qė ka ndonjė tė metė, vetėm nėse ia bėn atė tė qartė."9
Nxitja pėr lehtėsim dhe falje nė shitblerje.
Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Allahu e mėshiroftė atė person i cili ėshtė falės kur shet, falės kur blen dhe falės nė gjykatė!"10
Marrja nė konsideratė e atij qė ėshtė ekonomisht i pamundur.
Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Njė tregtar u jepte borxh njerėzve dhe nėse shihte ndonjė qė nuk kishte tė paguante, i thoshte punėtorėve tė tij: “Faljani atij se ndoshta Allahu na fal neve!” Atėherė Allahu e fali atė."11
Ndalimi i mashtrimit.
Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:
--------------------------------------------------------------------------------
7.Ibnu Maxheh (sahih).
8.Mutefekun alejhi.
9.Ibnu Maxheh (sahih).
10.Buhariu.
11.Buhariu.
Pėrgjigje me Citat
  #14 (permalink)  
Vjetėr 26-04-2006, 19:02
Grafika e kumanova_86
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 26-04-2006
Postimet: 49
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 18 herė nė 11 Postime
Rep Fuqia: 86
kumanova_86 ka shprehje tė posaēme
Re: Ekonomia islame

Ē’thuhet kur hyn nė treg.
Salim bin Abdullah bin Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Kush thotė kur hynė nė treg: La ilahe il lAllah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue jumijtu, ue huue hajun la jemutu, bijedihi el hajru kul luhu, ue huue ala kul li shejin kadijr (Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut tė Pashok. I Tij ėshtė sundimi dhe Atij i takon falenderimi Ai jep jetė dhe vdekje, Ai ėshtė i Gjallė dhe nuk vdes. Nė Dorėn e Tij ėshtė e gjithė e mira dhe Ai ėshtė i mundshėm pėr ēdo gjė), atij Allahu i shkruan njė milion tė mira, i fshin njė milion tė kėqia dhe i ndėrton njė shtėpi nė xhenet." Ibnu Maxheh (hasen)
Pėrgjigje me Citat
  #15 (permalink)  
Vjetėr 26-04-2006, 19:06
Grafika e kumanova_86
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 26-04-2006
Postimet: 49
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 18 herė nė 11 Postime
Rep Fuqia: 86
kumanova_86 ka shprehje tė posaēme
Re: Ekonomia islame

Llojet e shitblerjes tė cilat i ka ndaluar sheriati.

1. Bejul garar.
Eshtė ēdo shitblerje qė pėrmban njohuri jo tė plota (tė fshehta qė nuk i di njėra palė apo tė dyja) ose qė pėrmban rrezikshmėri apo kumar.
Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:
"I Dėrguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca15 dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes sė plotė tė mallit)."16
Imam Neueuiu (Allahu e mėshiroftė!) nė komentimin e tij tė “Sahihul Muslim”, thotė:
“Shitja e gararit ėshtė njė bazė e madhe prej bazave tė kapitullit tė shitblerjeve dhe pėr kėtė shkak Muslimi e filloi kėtė kapitull me tė. Nė kėtė lloj shitblerje hyjnė shumė ēėshtje tė pakufizuara, si: shitja e tė arratisurit, shitja e asaj qė nuk ekziston, shitja e asaj qė nuk e njeh, asaj qė nuk ke mundėsi ta dorėzosh te blerėsi, asaj qė nuk e ke akoma nė pronėsi, shitja e peshkut qė ėshtė nė ujin e detit apo lumit, e qumeshtit nė gji, e asaj qė ndodhet nė barkun e kafshės barsė, e njė rrobeje prej rrobeve (e papėrcaktuar), njė dashi prej deshėve e tė tjera si kėto, shitblerja e tė cilave ėshtė batil (e kotė), e papranueshme, e palejuar, sepse ėshtė gabim (verbėri) i panevojshėm. Nėse nevoja kėrkon ndonjėherė qė tė kryhet ndonjė lloj garari (gabimi verbėrisht) qė ėshtė e pamundur tė ruhesh prej tij, vetėm se me stėrmundime dhe nėse gabimi ėshtė i arsyetueshėm, atėherė shitblerja lejohet. Muslimanėt janė bashkuar nė mendimin se shitblerja e xhybes sė mbushur (me pambuk a diēka tjetėr) ėshtė e lejuar edhe nėse ata nuk e hapin pėr ta parė ēka brenda. Por nėse shitet vetėm mbushja e saj, atėherė kjo shitblerje nuk lejohet. Dije se shitja e tė prekurit (nėse prek mallin atėherė duhet ta blesh atė qė preke), shitja e litarit (ato qė kap litari qė zgjat je i detyruar t'i blesh), shitja e guralecave, e tė tjera si kėto, janė prej shitblerjeve pėr tė cilat kanė ardhur tekste tė veēanta (nė ndalimin e tyre). Tė gjitha ato hyjnė nė ndalimin e shitjes sė gararit (verbėrisė), por ato janė pėrmendur tė veēuara pėr shkak se kanė qenė prej shitblerjeve tė njohura nė kohėn e injorancės, para Islamit. Allahu e di mė sė miri”.

Shitja me tė prekur dhe me tė hedhur.
Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė:
"Jemi ndaluar prej dy shitblerjeve; shitja me tė prekur (el mulamese) dhe shitja me tė hedhur (el munabedhe). “el mulamese” ėshtė prekja e ēdonjėrit prej dy personave rroben (plaēkėn) e tjetrit pa dashje, kurse
“el munabedhe” ėshtė hedhja e ēdonjėrit prej atyre dyve rroben e tij tek tjetri pa parė njėri prej tyre rroben e tjetrit."17
Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė:
"Na ka ndaluar i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nga dy shitblerje dhe dy veshmbathje: Na ka ndaluar nga shitblerja me tė prekur dhe me tė hedhur. Tė prekurit (el mulamese) ėshtė tė prekė njė person rroben e njė tjetri me dorėn e tij, natėn apo ditėn dhe kjo prekje e detyron ta blejė atė, kurse tė hedhurit (el munabedhe) ėshtė tė hedhė njė person rroben e tij tek njė tjetėr dhe ai tjetri tė hedhė rroben e tij tek ky i pari, duke qenė kjo shitblerja e tyre pa marrė parasysh pranimin apo pėlqimin."

Shitja e tė voglit tė tė voglit tė barsės.
Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:
"Njerėzit nė kohėn e injorancės kryenin shitblerjen e mishit tė tė vegjėlve deri nė tė voglin e tė voglit tė barsės. I vogli i barsės ėshtė qė tė pjellė deveja dhe pastaj tė mbarset i vogli i saj qė ajo polli. I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i ndaloi ata nga kjo shitblerje."19

Shitja me guraleca.
Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:
"I Dėrguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes sė plotė tė mallit)."20
Imam Neueuiu (Allahu e mėshiroftė!) nė komentimin e “Sahihut tė Muslimit” thotė:
"Pėrsa i pėrket shitjes me guraleca, ka tre mendime:
I pari: Kur shitėsi thotė se: Tė kam shitur ato rroba mbi tė cilat do tė bjenė kėto gurė qė do tė hedh ose tė kam shitur pjesėn e tokės nga kėtu e deri atje ku do tė shkojė ky gurė.
I dyti: Kur shitėsi thotė se: tė kam shitur atė qė do zgjedhėsh deri sa tė hedh gurin.
I treti: Kur hedhjen e gurit e quajnė shitje dhe kur thuhet se: nėse e godet kėtė rrobė me gurė, atėherė e ke blerė me kaq lek."

2. Shitja e diēkaje qė nuk e posedon nė tė vėrtetė.
Hakim bin Hizam (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “I thashė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!): Nėse dikush mė kėrkon t'i shes diēka qė nuk mė ndodhet, a t'ja shes atij?” Ai tha:
"Mos e shit atė qė nuk ndodhet tek ti!"21

3. Shitja e mallit qė ke blerė para se ta marrėsh nė dorė.
Ibnu Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Kush blen njė ushqim, mos ta shesė atė para se t'i dorėzohet nė dorė!"
Ibnu Abasi thotė: "Dhe ēdo gjė tjetėr llogaritet si ushqimi."22
Transmeton Tausi nga Ibnu Abasi se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Kush blen njė ushqim, mos ta shesė atė deri sa ta peshojė!"
I thashė Ibnu Abasit: “Pėrse kėshtu?” Ai tha: “A nuk i sheh disa qė shesin e blejnė me ar (flori) kurse ushqimi vonohet?"23

4. Shitja mbi shitjen e vėllait tėnd (tregtarit tjetėr).
Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Askush prej jush mos tė shesė mbi shitjen e vėllait tė tij!24 (duke i thėnė blerėsit qė ėshtė te tregtari tjetėr duke bėrė pazar, hajde blije tek unė me kaq lek, mė pak se sa i tha i pari).

5. Shitja e Ijnes (me hile).
Kjo ėshtė ajo shitje e cila bėhet duke i shitur njė mall dikujt dhe lekėt i lė me tė pritur deri nė njė afat tė caktuar. Pastaj blerėsi ia shet tė njėjtin mall atij qė ia bleu, por me lek nė dorė dhe mė pak se sa e bleu. Kjo ėshtė njė lloj kamate me hile, sepse nė fakt ai nuk donte mallin por lekėt borxh.
Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Nė kohėn kur tė blini e shisni me hile (ijneh), tė shkoni pas bishtit tė lopės (pasurirė sė kėsaj bote), tė pėlqeni tė mbjellat dhe tė lini xhihadin, atėherė Allahu do hedhė mbi ju pėrēmim e pėrulje dhe nuk do ta heqė atė prej jush deri sa t'i ktheheni fesė tuaj."25
--------------------------------------------------------------------------------
21.Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (sahih).
22.Mutefekun alejhi.
23.Mutefekun alejhi.
24.Mutefekun alejhi.
25. Ebu Daud (sahih).
Pėrgjigje me Citat
  #16 (permalink)  
Vjetėr 26-04-2006, 19:08
Grafika e kumanova_86
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 26-04-2006
Postimet: 49
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 18 herė nė 11 Postime
Rep Fuqia: 86
kumanova_86 ka shprehje tė posaēme
Re: Ekonomia islame

Shitja me afat duke rritur ēmimim (shitja me kėste).
Nė kėto kohė ėshtė pėrhapur shitja me afatizim dhe me rritje tė ēmimit origjinal tė mallit, e cila njihet me emrin: shitja me kėste. Siē ėshtė e njohur, kjo shitje bėhet duke shitur mallin me kėste dhe duke shtuar nė ēmimin e tij kundrejt kohės sė shtyrė, si p.sh: tė jetė ēmimi i mallit njė mijė $ dhe tė shitet me kėste njė mijė e dyqind $. Kjo lloj shitjeje ėshtė e ndaluar.
Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Kush bėn dy shitje nė njė shitje, ose ta prishė njėrėn, ose ka ngrėnė kamatėn."
Pėrgjigje me Citat
  #17 (permalink)  
Vjetėr 26-04-2006, 19:10
Grafika e kumanova_86
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 26-04-2006
Postimet: 49
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 18 herė nė 11 Postime
Rep Fuqia: 86
kumanova_86 ka shprehje tė posaēme
Re: Ekonomia islame

Gjėrat qė nuk lejohen tė shitet.

1. Alkooli.
Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) thotė: “Kur zbritėn disa ajete nga fundi i sures Bekare, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) doli dhe tha:
"U ndalua tregtia e alkoolit."27

2. E ngordhura, derri dhe idhujt.
Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nė ēlirimin e Mekės tė thotė:
"Allahu dhe i Dėrguari i Tij e ka bėrė tė ndaluar shitjen e alkoolit, tė ngordhurėn, derrin dhe idhujt." I thanė: “O i Dėrguari i Allahut! Po dhjamin e tė ngordhurės, sepse me tė lyhen anijet, fėrkohen lėkurat e kofshėve dhe e hanė njerėzit nė mėngjes?” Ai tha:
"Jo, ai ėshtė i ndaluar" I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nė atė ēast shtoi: "Allahu i vraftė ēifutėt! Kur Allahu ua ndaloi atyre dhjamin e tė ngordhurės, ata e zbukuruan atė e pastaj e shitėn dhe hėngrėn ēmimin e tij!"28
-------------------------------------------------------------------------------
26.Ebu Daud (hasen).
27.Mutefekun alejhi.
28.Mutefekun alejhi.
--------------------------------------------------------------------------------


3. Qeni.
Transmetohet nga Ibnu Mesud el Ensari (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) e ka bėrė tė ndaluar shitjen e qenit, tė hollat e imorales dhe tė fallxhorit."29

4. Pikturat qė pėrmajnė gjėra me shpirt.
Seid bin ebi Hasen thotė: “Isha te Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kur tek ai erdhi njė burrė e i tha: “O Ibėn Abas! Unė jam njė njeri qė e ha bukėn me punėn e duarve tė mia dhe pikturoj kėto piktura”.
Ibėn Abasi tha: Po tė them ty vetėm atė qė kam dėgjuar nga i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i cili ka thėnė:
"Kush pikturon ndonjė pikturė, Allahu do ta dėnojė atė deri sa t'i japė asaj shpirt dhe ai nuk do tė mund t'i japė kurrė shpirt asaj."
Burri u mėrzitė shumė, derisa iu zverdh fytyra. Atėherė Ibėn Abasi i tha: “Nėse do patjetėr tė pikturosh, atėherė pikturo kėto pemė dhe ēdo gjė qė nuk ka shpirt."30

5. Frutat e pemėve para se tė dalin kokrrat apo tė piqen.
Enes ibėn Maliku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e frutave tė pemėve para se tė piqen, si edhe nga shitja e hurmave (temėr/hurmat arabe) para kohe. Dikush i tha: "Kur ėshtė koha e tyre?" Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Kur tė skuqen apo tė zverdhen."31
Gjithashtu Enesi transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e pemėve para pjekjes. I thanė: “Kur piqen ato?” Tha: “Kur tė skuqen”. Pastaj tha: “Ēfarė thoni nėse Allahu i ndalon frutat tė dalin e tė piqen, atėherė ēfarė do t'i japė ai qė ka marrė lekėt e vėllait tė tij?"32

6. Tė mbjellat para forcimit tė kokrrės.
Ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e “temrit” para pjekjes dhe nga agrumet para se tė focohet kokrra dhe tė sigurohet se nuk ėshtė prekur me ndonjė sėmundje. Ka ndaluar edhe shitėsin edhe blerėsin."33
--------------------------------------------------------------------------------
29.Mutefekun alejhi.
30.Mutefekun alejhi.
31.Buhariu.
32.Mutefekun alejhi.
33.Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu (sahih).
--------------------------------------------------------------------------------
Pėrgjigje me Citat
  #18 (permalink)  
Vjetėr 27-04-2006, 05:52
Grafika e kumanova_86
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 26-04-2006
Postimet: 49
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 18 herė nė 11 Postime
Rep Fuqia: 86
kumanova_86 ka shprehje tė posaēme
Re: Ekonomia islame

1: Kur shitblerja e mban njeriun tė preokupuar duke e shmangur atė nga adhurimi,d.m.th. ata e humbin kohėn e adhurimit, siē ėshtė ajo kur personi mirret me shitblerje dhe nuk e falė namazin me xhemat nė xhami, deri nė atė masė sa qė atij i kalon namazi apo njė pjesė e tij. Kjo ėshtė e ndaluar. Allahu thotė: “O ju qė besoni, kur tė bėhet thirrja pėr namaz nė ditėn e Xhumasė, nxitoni qė ta pėrkujtoni Allahun dhe lini tregtinė. Kjo ėshtė mė mirė pėr juve, vetėm sikur ta dinit. Dhe kur namazi tė pėrfundojė, atėherė shpėrndahuni nėpėr tokė dhe kėrkoni prej tė Mirave tė Allahut, dhe pėrkujtoni Allahun shumė qė tė jeni tė suksesshėm.” (El-Xhumu’a 9 -10). Dhe, Allahu thotė nė njė tjetėr ajet:“O ju qė besoni! Mos lejoni qė fėmijėt dhe pasuria juaj t’ju shmangin nga Pėrkujtimi i Allahut. Dhe kushdo qė e bėn kėtė, tė tillėt janė tė humburit.”(El-Munafikun: 9) Kini parasysh thėnien e Allahut: “…tė tillėt janė tė humburit.” Ai i kategorizon ata si tė humbur, ndonėse ata mund tė jenė tė pasur, duke qenė se kanė grumbulluar para tė mėdha – edhe nėse ata mund tė kenė shumė fėmijė. Kjo ėshtė pėr atė se, pasuria dhe fėmijėt e tyre s’mund ta zėvendėsojnė atė qė e kanė humbur nga Pėrkujtimi i Allahut. Pra, edhe nėse ata pėrfitojnė pasuri nė kėtė botė, ata megjithkėtė do tė jenė tė humbur nė ēdo kuptim tė fjalės. Ata mund tė pėrfitojnė realisht vetėm nėse e kombinojnė kėrkimin e furnizimit dhe adhurimin e Allahut, duke bėrė shitblerje kur ėshtė koha pėr shitblerje dhe duke prezentuar nė namaz kur ėshtė koha pėr namaz; atėherė ata do tė kishin kombinuar mes tė mirės sė kėsaj jete dhe tė mirės sė Jetės sė Pėrtejme. Dhe ata do tė vepronin sipas thėnies sė Allahut:“Kėrkoni furnizimin tuaj nga Allahu dhe adhurojeni vetėm Atė” “Dhe kur tė pėrfundojė namazi, atėherė shpėrndahuni nėpėr tokė dhe kėrkoni tė mirat e Allahut.” Prandaj, tregtia ėshtė dy llojesh – tregtia e e jetės sė kėsaj bote dhe tregtia e Jetės Tjetėr. Tregtia e kėsaj bote ėshtė me pasuri dhe me pėrfitime, derisa tregtia e Jetės Tjetėr ėshtė me vepra tė mira. Allahu thotė: “O ju qė besoni, a doni t’ju udhėzojė juve nė njė tregti e cila do t’ju shpėtojė nga dėnimi i dhimbshėm? Besoni nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, dhe pėrpiquni fort e luftoni ne Rrugė tė Allahut me pasurinė tuaj dhe jetėt tuaja. Kjo do tė ishte mė mirė pėr ju, vetėm sikur ta dinit! (nėse veproni kėsisoji), Ai do t’ua falė mėkatet dhe do t’ju pranojė nė Kopshtet nėn tė cilat rrjedhin lumenj, dhe nė vendbanime tė kėndshme nė Kopshtet e Adnit (Parajsė). Vėrtet ky ėshtė njė sukses i madh. Dhe Ai po ashtu do t’ua japė njė tjetėr (bekim), tė cilin ju do ta doni – ndihmėn e Allahut dhe fitoren e afėrt. Pra, pėrgėzoji besimtarėt.” (As-Saff: 10 – 13) Kjo ėshtė njė tregti madhėshtore, e cila ėshtė dobiprurėse. Nėse tregtia e lejuar e kėsaj bote i ngjitet asaj, ajo bėhet edhe mė e mirė. Por, nėse personi e kufizon tregtinė vetėm nė atė tė kėsaj bote, derisa e braktisė tregtinė e Jetės sė Pėrtejme, ai do tė humbė, siē thotė Allahu: “…tė tillėt janė tė humburit.” (El-Munafikun: 9) Prandaj, sikur njeriu ta pėrqendronte vėmendjen nė kryerjen e adhurimit dhe faljen e namazit, dhe sikur ta pėrkujtonte Allahun shumė, duke e bėrė atė qė Allahu e ka urdhėruar ta bėjė, Allahu sigurisht do t’ia hapte dyert e furnizimit atij. Nė tė vertetė, namazi ėshtė mėnyrė pėr pėrfitimin e furnizimit (rizkut), siē thotė Allahu: “Dhe urdhėroje familjen tėnde nė namaz dhe bėhu i durueshėm nė kėtė. Ne nuk kėrkojmė prej teje qė tė na furnizosh Neve. Ne do do tė tė furnizojmė ty dhe pėrfundimi i mirė ėshtė pėr ata qė kanė frikė Allahun.” (TaHa: 132) Pra, namazi pėr tė cilin disa njerėz pohojnė se u merr kohė nga kėrkimi i rizkut (furnizimit) dhe nga shitblerja, nė tė vėrtetė ėshtė mu e kundėrta e asaj ēka ata pohojnė. Ai (namazi) ua hapė atyre dyert e furnizimit, komoditetit dhe bekimit. Kjo pėr atė se furnizimi ėshtė nė Dorėn e Allahut. Pra, sikur ju tė kishit pėrqendruar vėmendjen nė pėrkujtimin e Tij dhe nė adhurimin e Tij, Ai do t’ua lehtėsonte dhe do t’ua hapte derėn e furnizimit. “Dhe Allahu ėshtė Furnizuesi mė i mirė.” (El-Xhumu’a: 11) Allahu thotė, duke pėrshkruar adhurimin e besimtarėve: “Nė shtėpitė (xhamitė), tė cilat Allahu ka urdhėruar tė ngrihen, dhe nė tė cilat emri i Tij pėrmendet. Ai madhėrohet nė to mėngjes e mbrėmje. (Ata janė) Burra tė cilėt as biznesi as shitblerja nuk i devijon nga Pėrkujtimi i Allahut, e as nga namazi apo dhėnia a zekatit. Ata i frikohen njė dite kur zemrat dhe sytė do tė pėrmbysen nga frika (e tmerreve tė Ditės sė Gjykimit).” (En-Nur: 36-37) Nė shpjegimin e kėtij ajeti, disa nga Selefi thanė: “Ata (sahabėt) blinin dhe shitnin, por kur ndonjėri prej tyre dėgjonte muezinin duke thirrur pėr nė namaz, dhe peshoja ende gjindej nė dorėn e tij, ai e gjuante peshojėn dhe nisej pėr ta falur namazin.” Pra, siē thuhet mė lart, qėllimi ėshtė se, nėse shitblerja tė largon nga falja e namazit, atėherė kjo tregti ėshtė e ndaluar dhe e kotė. Dhe paratė e pėrfituara nga ajo janė Haram (tė paligjshme) dhe tė ndyta.
Pėrgjigje me Citat
  #19 (permalink)  
Vjetėr 27-04-2006, 05:53
Grafika e kumanova_86
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 26-04-2006
Postimet: 49
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 18 herė nė 11 Postime
Rep Fuqia: 86
kumanova_86 ka shprehje tė posaēme
Re: Ekonomia islame

Shitja e instrumenteve muzikore dhe argėtuese
nė tė gjitha format e ndryshme tė tyre, siē janė instrumentet me tela dhe ato me tė fryrė, apo aplikimet muzikore dhe tė gjitha instrumentet qė pėrdoren pėr atė qėllim, edhe nėse ato emėrtohen me emra tjerė s’i “aparate teknike” etj. Pra ėshtė haram pėr Muslimanin qė tė shesė kėto instrumente dhe aplikime, sepse ėshtė obligim tė shkatėrrohen ato dhe qė asnjė prej tyre tė mos mbetet nė vendet Muslimane. Pra, nėse ky ėshtė rasti, si mund tė shiten ato? Dhe si mundet njeriu tė merr para pėr to? Kjo ėshtė prej akteve tė ndaluara!
Pėrgjigje me Citat
  #20 (permalink)  
Vjetėr 27-04-2006, 05:54
Grafika e kumanova_86
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 26-04-2006
Postimet: 49
All-llahu tė shpėrbleftė: 17
Falėnderuar 18 herė nė 11 Postime
Rep Fuqia: 86
kumanova_86 ka shprehje tė posaēme
Re: Ekonomia islame

Prej llojeve tė ndaluara tė shitblerjes ėshtė: Shitja e diēkaje tė cilėn blerėsi do ta pėrdorė nė bėrjen e Haramit. Pra, nėse shitėsi e di se blerėsi do ta pėrdorė atė produkt qė e blen pėr tė bėrė ndonjė akt tė ndaluar, atėherė tė shiturit atė ėshtė e ndaluar dhe e pavlerė. Kjo ėshtė sepse ju do ta asistoni atė nė mėkatim dhe shkelje (tė ligjeve), dhe Allahu thotė: “Dhe ndihmojeni njėri-tjetrin nė devotshmėri dhe frikė ndaj Allahut, dhe mos e ndihmoni njėri-tjetrin nė mėkatim dhe shkelje.” (EL-Maide: 2) Pėr shembull, nėse ndokush blen fruta apo hurma me qėllim tė bėrjes sė verės (alkoolit) nga ato, apo ai blen njė shpatė me qėllim qė tė mbys Muslimanė me tė apo me qėllim qė tė plaēkisė njerėzit nė rrugė apo qė tė jetė njė ngatėrrestar, dhe kėshtu me radhė. Kushdo qė do tė pėrdorė njė produkt kundėr asaj ēka Allahu ka ndaluar apo do ta pėrdorė atė nė mėnyrė tė cilėn Allahu e ka ndaluar, atėherė shitja e kėtij produkti atij personi s’ėshtė e lejuar. Kjo, nėse personi e di me siguri se blerėsi do ta bėjė atė apo ai dyshon se ai do ta bėjė atė.
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Zekati


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Koncepti i islamizimit tė diturisė firdeuse Feja dhe Shoqėria 0 14-07-2007 10:39
LETĖR PERĖNDIMIT - Akademikėt Muslimanė Dielleza Lajme nga Bota Islame 0 13-06-2007 08:36
Vėshtrim rreth terminologjisė Islame nė gjuhėn shqipe Mesudi Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 13-08-2006 03:02


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 14:03.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.