 |
 |
 |
 |
|
 |

05-02-2008, 22:32
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
ZEKATI MBI BIMĖT DHE FRUTAT
Zoti na e ka bėrė detyrė zekatin pėr tė mbjellat dhe frutat, kur thotė:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَنفِقُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ وَمِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُمْ مِنْ الأَرْضِ ...
O ju qė besuat! Jepni nga mė e mira e asaj qė e fituat dhe nga ajo qė u dhamė prej tokės. (El-Bekare, 267)
Zekati quhet shpenzim (nafakah). Duke dhėnė arsyen e pagesės sė zekatit mbi prodhimin, Allahu i Madhėruar thotė:
. hani frutat e tyre kur tė piqen dhe ditėn e korrjes (tė vjeljes) sė frutave jepni atė pjesė qė ėshtė obligim (tė varfėrve e nevojtarėve) dhe mos e teproni
. Nė shpjegimin e fjalės hak nė ajetin pararendės, Ibėn Abasi thotė qė me fjalėn hak nėnkuptohet si detyrimi i zekatit, ashtu dhe 1/10 (el-ushr) dhe ½ e tė dhjetės.
Zekati mbi tė mbjellat dhe frutat nė kohėn e Profetit (a.s.)
Gjatė kohės sė Profetit (a.s.) zekati paguhej pėr grurin, elbin, hurmat dhe rrushin e thatė. Ebu Burdah transmeton nga Ebu Musa dhe Muadhi, se kur i Dėrguari i Allahut i dėrgoi nė Jemen tu mėsonin jemenasve Islamin, ai i urdhėroi ata tė merrnin zekatin, pėrveē katėr llojeve: grurin, elbin, hurmat dhe rrushin e thatė.[1] Ky hadith transmetohet nga Darakutni, Hakimi, Tabaraniu dhe Bejhakiu. Madje Bejhakiu, kur flet pėr statutin e transmetimit tė kėtij hadithi thotė se zinxhiri i tij ėshtė muttasil (i pandėrprerė) dhe transmetuesit janė tė besueshėm.
A duhet konsideruar sadakaja e detyrueshme apo jo?
Ibėn El Mundhiri dhe Ibėn Abdulberri thonė se dijetarėt janė tė mendimit se sadakaja ėshtė e detyrueshme pėr artikujt e tillė si gruri, elbi, hurmat dhe rrushi i thatė. Ky mendim i ka rrėnjėt nė thėnien e Ibėn Maxhes, se Pejgamberi (a.s.) e bėri rregull zekatin e grurit, elbit, hurmave, rrushit tė thatė dhe misrit.[2] Njė prej transmetuesve nė zinxhirin e kėtij hadithi ėshtė Muhamed ibėn Ubejdullah El Arzemi, tė cilin dijetarėt e shohin si tė lėnė anash dhe si i tillė transmetimi i tij nuk merret parasysh.
Bimėt dhe frutat pėr tė cilat nuk merret zekat
Zekati nuk merret pėr perimet ose frutat, me pėrjashtim tė rrushit dhe hurmave tė freskėta. Ata ibėn Es Saibi transmeton se Abdullah ibėn El Mugire dėshironte tė merrte sadaka pėr perimet e Musa ibėn Talhas. Ky i fundit kundėrshtoi duke thėnė: Nuk ke tė drejtė ta bėsh kėtė. I Dėrguari i Zotit ka thėnė se nuk ka sadaka pėr perimet.[3] Ky hadith transmetohet nga Darakutni, Hakimi dhe El Athrami nė librin e tij Es-Sunen. Ky hadith ėshtė mursel.
Musa ibėn Talha thotė: Pesė gjėra qė trajtoheshin pėr zekat pėrmendeshin nga i Dėrguari i Allahut: elbi, gruri, sulti (njė lloj drithi pa lėvore), rrushi i thatė dhe hurmat. Ēfarėdolloj gjėje tjetėr qė prodhon toka, nuk hyn nė 1/10 (el-ushr)". Ai (Musa ibėn Talha) gjithashtu thotė se Muadhi nuk mblodhi sadaka pėr perimet.[4]
Bejhakiu thotė pėr statutin e kėtyre transmetimeve se tė gjitha kėto hadithe janė tė llojit mursel, por tė pėrcjella nga burime tė ndryshme. Megjithatė, ata konfirmojnė njėri-tjetrin. Ky hadith pėrmban thėnien e Aliut, Umerit dhe Aishes pėr kėtė temė.
El Athrami tregon se njė nga guvernatorėt e kalifit Umer i shkroi atij rreth plantacioneve tė rrushit, pėrfshi pjeshkė dhe shegė qė prodhonin dyfishin e vjeljeve tė rrushit. Ai iu pėrgjigj: Nuk ka 1/10 (el-ushr) pėr to. Ata janė artikuj qė nuk trashėgohen.[5] Tirmidhiu bie dakord me kėtė dhe thotė: Nė bazė tė kėtij parimi veprojnė dijetarėt .[6]
Kėtė e mbėshtet gjithashtu edhe El Kurtubi, i cili ėshtė i mendimit se zekati nuk merret pėr prodhimet e tokės qė pėrdoren si ushqim i vazhdueshėm dhe pėr perimet. Nė Taif rriteshin shegė, pjeshkė dhe agrume dhe nuk ka ndonjė konfirmim qė Profeti (a.s.) dhe kalifėt pas tij tė mblidhnin zekat pėr to.
Ibėn El Kajimi sqaron se nuk ishte praktikė e Profetit (a.s.) tė mblidhte zekat pėr kuajt, skllevėrit, mushkat, gomerėt dhe pėr perimet: pjeprin, kastravecat dhe frutat qė nuk mund tė ruhen ose tė maten me rendiment. Pėrjashtim bėnin rrushi dhe hurmat e freskėta. Pėr kėto dy lloje, zekati mblidhej nė tėrėsi, pa dallime nė ishin tė thata apo jo.
Mendimi i juristėve
Nuk ka dallime mendimesh mes juristėve pėr detyrimin e zekatit pėr tė mbjellat dhe
frutat, por ata kanė mendime tė ndryshme pėr llojin e bimėve dhe frutave pėr tė cilat jepet zekat. Mė poshtė do trajtojmė spektrin e gjerė tė mendimeve pėr kėtė temė.
Hasan El Basriu dhe Shabiu thonė se zekati ėshtė i detyrueshėm mbi ēdo lloj qė ėshtė theksuar me tekst. Kėtu bėjnė pjesė gruri, elbi, misri, hurmat dhe rrushi i thatė. Pėr tė tjerat nuk ka tekst qė flasin pėr zekatin e tyre. Sheukani e ka konsideruar kėtė si mendimin e vėrtetė.
Ebu Hanife mbron idenė se zekati ėshtė i detyrueshėm mbi ēdo produkt tė tokės, pėrfshi edhe perimet, duke pėrjashtuar ēfarė nuk ėshtė mbjellė dhe kultivuar me dėshirė siē ėshtė: druri i zjarrit, bambuja, bari dhe pemėt qė nuk nxjerrin fruta. Mendimi i tij bazohet mbi kuptimin e pėrgjithshėm tė thėnies sė Profetit: Pėr ēfarė ujit qielli (shiu), jepet 1/10.[7]
Kuptimi ėshtė i pėrgjithshėm dhe i pėrfshin tė gjitha llojet e prodhimeve tė kultivueshme qė mbillen pėr tė rritur pjellorinė e tokės dhe pėr kėtė i referohet praktikave bujqėsore tė ngjashme me rritjen e drithėrave.
Ebu Jusufi dhe Muhamedi mbėshtesin mendimin se zekati paguhet pėr ēdo produkt tė tokės, me kusht qė tė zgjasė gjithė vitin pa shumė kujdesje dhe trajtime. Kjo pėrfshin prodhimet e matura me rendiment, siē janė drithėrat ose me masė siē janė pambuku dhe sheqeri. Nėse produkti nuk zgjat pėr njė vit tė plotė, siē janė llojet e kastravecit, shalqirit etj., pėr ato nuk ka zekat.
Maliku ėshtė i mendimit qė zekati paguhet pėr atė qė prodhohet nė tokė dhe qėndron, thahet e mbillet nga njerėzit. Kjo pėrfshin prodhimet e tokės tė pėrdorura si ushqim qė qėndrojnė gjatė si gruri dhe elbi ose qė nuk pėrdoren si ushqim si luledielli dhe farat e susamit. Sipas tij nuk paguhet zekat pėr perimet dhe frutat si fiku, shegėt dhe mollėt. Shafiu mbron idenė se zekati paguhet mbi ēdo prodhim, frutat e tė cilit pėrdoren si ushqim i rregullt, i cili mund tė ruhet dhe mbillet nga njerėzit siē janė drithėrat.
Neveviu ėshtė i mendimit se nuk ka zekat pėr pemėt e tjera, pėrveē palmės (hurmės) dhe hardhisė dhe se nuk paguhet zekat pėr drithėrat, pėrveē atyre qė pėrdoren pėr ushqim dhe mund tė ruhen. Po ashtu, ai thotė se nuk ka zekat pėr perimet. Nga ana tjetėr, Ahmedi mendon se zekati ėshtė pėr ēdo gjė qė Allahu nxjerr nga toka, siē janė drithėrat dhe frutat. Ato mund tė jenė tė thara, tė ruajtura, tė matura dhe tė mbjella nga njerėzit, qofshin ushqime qė qėndrojnė gjatė si gruri, fasulet, bizelet, thjerrėzat dhe drithra tė tjera si kėto ose erėzat dhe barėrat si bari i gjumit, fara e lirit, fara e dy llojeve tė kastravecit, farat e susamit etj.
Sipas Ahmedit, zekati paguhet pėr frutat e thara si hurmat, rrushi thatė, fiqtė, kajsitė, bajamet dhe lajthitė, nėse ato u pėrshtaten veēorive tė pėrmendura mė sipėr. Zekati nuk paguhet pėr frutat e freskėta si pjeshkėt, dardhat, mollėt, kajsitė dhe fiqtė. Nė tė njėjtėn mėnyrė zekati nuk ėshtė i detyrueshėm pėr perimet, si dy llojet e kastravecit, shalqiri, patėllxhani, rrepa dhe karrota.
Zekati pėr ullinjtė
Imam Neveviu thotė: Pėrsa i pėrket ullinjve, mendimi ynė (i shafive) ėshtė se
nuk ka zekat pėr to. Ky ėshtė mendimi i Hasan ibėn Salih, Ibėn Ebu Lejlės dhe Ebu Ubejdes.
Dijetarėt si Zuhri, El Lejthi, Euzai, Maliku, El Theuri, Ebu Hanife dhe Ebu Thauri janė tė mendimit se ullinjtė pėrfshihen nė zekat. Zuhri, El Lejthi dhe Euzai janė tė mendimit se duhet pėrcaktuar sasia e tij me hamendje dhe mė pas mblidhet zekati i tij nė formėn e vajit tė ullirit. Ndėrsa Maliku thotė: Nuk ka nevojė tė llogaritet sasia e tij me hamendje; merr tė dhjetėn qė vjen prej ullinjve tė shtypur, derisa tė arrish peshėn 5 evsuk.[8]
Origjina e mendimeve tė ndryshme rreth zekatit pėr bimėt dhe frutat
Ibn Rushdi na informon rreth ndryshimeve pėr pagesėn e zekatit, pėrsa i pėrket bimėve dhe frutave duke thėnė: Ndryshimi i mendimeve qėndron nė faktin se disa juristė e kufizojnė pagesėn e zekatit vetėm pėr ato artikuj, pėr tė cilat kemi rėnė dakord nė pėrgjithėsi, ndėrsa tė tjerė shkojnė mė tej duke pėrfshirė gjithashtu edhe frutat e thara. Thelbi i ēėshtjes ėshtė se ēfarė i klasifikon katėr artikujt e ngrėnshėm (gruri, elbi, hurma dhe rrushi i thatė) pėr zekat? A janė ato temė e zekatit, pasi janė tė tilla apo pėr shkak tė rėndėsisė sė tyre tė veēantė qė kanė pėr jetėn? Ata qė pajtohen me pikėpamjen e parė, e kufizojnė zekatin pėr katėr artikujt e ngrėnshėm, ndėrsa ata qė pajtohen me pikėpamjen e dytė e zgjerojnė detyrimin pėr tė gjitha prodhimet e tokės, pėrveē barit, drurit tė zjarrit dhe bambusė.
Ka njė konsensus pėr pėrjashtimin e kėtyre tė fundit nga zekati, megjithatė kur ėshtė fjala pėr njė analogji tė bazuar mbi njė qėndrim tė pėrgjithshėm, tė dy grupet janė tė lėkundur. Profeti (a.s.) ka pėrdorur njė mėnyrė pėrgjithėsimi, kur ka thėnė: Pėr ēfarė ujitet nga qielli jepet 1/10 dhe pėr ēfarė ėshtė vaditur jepet gjysma e njė tė dhjetės.[9]
Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran:
وَهُوَ الَّذِي أَنْشَأَ جَنَّاتٍ مَعْرُوشَاتٍ وَغَيْرَ مَعْرُوشَاتٍ وَالنَّخْلَ وَالزَّرْعَ مُخْتَلِفًا أُكُلُهُ وَالزَّيْتُونَ وَالرُّمَّانَ مُتَشَابِهًا وَغَيْرَ مُتَشَابِهٍ كُلُوا مِنْ ثَمَرِهِ إِذَا أَثْمَرَ وَآتُوا حَقَّهُ يَوْمَ حَصَادِهِ ...
ėshtė Ai qė ka krijuar kopshte, thurima tė larta dhe tė shtruara, hurma dhe bimė, me shije tė ndryshme, ullinj e shegė, tė ngjashme dhe tė ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo qė tė prodhojnė dhe jepni atė qė ėshtė detyrė nė ditėn e vjeljes sė tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata qė e teprojnė!. (El-Enam, 141)
Duke folur nė mėnyrė analogjike, zekati synon ti kundėrvihet varfėrisė dhe kjo nuk mund tė arrihet pėrmes zekatit pėr prodhimin tokėsor qė ėshtė i ngrėnshėm dhe jetėsor, por pėr prodhimet shtesė.
Kufizimi i njė thėnieje tė pėrgjithshme me kėtė lloj logjike indirekte e zhvlerėson zekatin mbi tė gjitha produktet e tokės, pėrveē atyre qė janė jetike. Ata qė ndjekin rėndėsinė e pėrgjithshme tė thėnies sė Profetit (a.s.), u shtojnė diēka mė tepėr katėr artikujve pėrgjithėsisht tė njohur. Sigurisht, bėjnė pėrjashtim ata artikuj, pėr tė cilėt ka njė konsensus. Pėrsėri ata qė bien dakord me prodhimet jetike tė tokės, shpesh ndahen nė mendime, nėse mund tė konsiderohen jetėsore apo jo ato prodhime. A mund tė jetė tė menduarit analogjik baza, mbi tė cilėn ata bien dakord ose jo? Njė shembull i njė mosmarrėveshjeje tė tillė ėshtė ajo e Malikut dhe Shafiut, pėrsa i pėrket ullinjve. Maliku mbron idenė se zekati pėr ullinjtė ėshtė i detyrueshėm, ndėrsa Shafiu ėshtė kundėr kėtij mendimi, sipas njė mendimi tė tij tė fundit tė shprehur nė Egjipt. Arsyeja e mospranimit tė tij ėshtė dyshimi nėse ullinjtė mund tė konsiderohen apo jo si ushqim vital pėr jetėn.
Nisabi pėr bimėt dhe frutat
Shumica e dijetarėve thonė se nuk ka zekat pėr bimėt dhe frutat, derisa ato tė arrijnė sasinė 5 evsuk. Pėr mė tepėr kjo aplikohet vetėm pasi hiqet byku, kashta dhe lėvorja. Nėse nuk ėshtė pastruar nga lėvoret, atėherė sasia e nisabit tė zekatit duhet tė jetė 10 evsuk. Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Nuk ka sadaka (zekat) pėr atė qė ėshtė mė pak se pesė evsuk.[10] Transmetohet nga Ahmedi dhe Bejhakiu me njė zinxhir tė besueshėm transmetimi.
Ebu Seid El Hudri transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Nuk ka sadaka pėr ēfarėdolloj sasie tė hurmave ose drithėrave mė pak se pesė evsuk.[11]
Njė evsuk me konsensus ėshtė i barabartė me 60 saa (masė kubike qė varion nė pėrmasa. Mė lartė, nė hadith, ėshtė pėrmendur se njė saa ėshtė e barabartė me 3 kg).[12] Ky hadith mendohet tė jetė me zinxhir tė shkėputur (munkati).
Ebu Hanife dhe Muxhahidi janė tė mendimit se zekati ėshtė njė detyrė pėr ēdo sasi, tė vogėl ose tė madhe nė pėrputhje me thėnien e Profetit (a.s.): Pėr ēka ujit qielli jepet njė e dhjeta.
Kjo, pasi prodhimi i tokės dėmtohet me kalimin e kohės dhe nuk mund tė ruhet pėr njė vit tė tėrė. Nė kėtė rast, njė prodhim i tillė nuk e arrin nisabin nė njė periudhė njėvjeēare.
Ibėn El Kajimi, duke diskutuar rreth kėsaj ēėshtjeje, ka thėnė: Tradita profetike ėshtė shumė e qartė nė pėrcaktimin e tė dhjetės sė nisabit me pesė evsuk dhe kjo shpjegohet nė hadithin: Nga ajo qė ujit qielli jepet njė e dhjeta dhe nga ajo qė ujitet (me enė, kovė, etj.) jepet gjysma e tė dhjetės.[13]
Kjo aplikohet si pėr sasi tė vogla, ashtu edhe pėr tė mėdha, ndryshe nga sasia specifike e pėrmendur nė njė hadith tjetėr. Nė aplikimin e tij, njė thėnie e pėrgjithshme ėshtė aq e rėndėsishme, po edhe sa njė thėnie specifike. Duhet tė ketė njė pėrballim midis tė dyjave dhe tė aplikohet ajo qė ėshtė mė e pėrshtatshmja. Ky ėshtė rregulli qė duhet ndjekur.
Ėshtė thėnė qė tė dy hadithet pararendės duhen ndjekur. Nė thelbin e tyre, hadithet nuk bien nė kundėrshtim me njėri-tjetrin dhe asnjėri nuk e shfuqizon tjetrin. I Dėrguari i Allahut ka thėnė: Nga ajo qė ujit qielli jepet njė e dhjeta
Kjo thėnie bėn dallimin ndėrmjet dy kategorive: atė pėr tė cilėn jepet njė e dhjeta dhe atė pėr tė cilėn detyrohet ½ e tė dhjetės. Pėr kėtė ai bėri dallimin midis dy kategorive, vetėm pėrsa i pėrket sasisė sė detyrueshme. Nuk ėshtė pėrmendur asnjė sasi nisabi nė kėtė hadith. Megjithatė ai e ka trajtuar hapur nė njė hadith tjetėr, i cili nuk mund tė injorohet si diēka e pėrgjithshme ose qė mendohet pėr tė qenė e tillė dhe jo tjetėrsoj.
Kjo ėshtė e ngjashme me thėniet e tjera me rėndėsi tė pėrgjithshme qė janė shpjeguar nė kėtė tekst. Ibėn Kudame nxjerr pėrfundimin: Ėshtė rėnė dakord me thėnien e Profetit (a.s.) se nuk ka sadaka (zekat) pėr ēdo gjė mė pak se 5 evsuk. Ky hadith ėshtė specifik dhe pėr kėtė merr pėrparėsi dhe sqaron thėniet e mėparshme tė njė rėndėsie tė pėrgjithshme. Kjo ėshtė e njėjtė me thėnien e tij, qė zekati ėshtė i detyrueshėm pėr tė gjitha devetė qė kullosin lirshėm, e cila sqarohet nga thėnia tjetėr e tij mbi tė njėjtėn temė: Nuk ka sadaka (zekat) pėr ēdo gjė mė pak se 5 Dheude[14].[15]
Thėnia tjetėr e tij: Sadakaja pėr argjendin ėshtė ¼ e tė dhjetės[16] specifikohet nga njė thėnie e mėvonshme: Nuk ka sadaka pėr sasi mė pak se 5 evak.[17] Pėr kėtė ėshtė e mundur tė kesh pasuri qė klasifikohen pėr zekat, por mbi tė cilat nuk paguhet taksė.
Kur ėshtė fjala pėr prodhimin e tokės, zotėrimi i njė pasurie pėr njė vit nuk mund tė pėrdoret si kriter, pasi rritja e tyre plotėsohet nė kohėn e tė vjelave dhe jo gjatė kohėzgjatjes sė tyre pėr njė vit.
Megjithatė, zotėrimi i pasurisė llogaritet pėr mallra veē nga prodhimi i tokės, pėrderisa pėrgjithėsisht pranohet qė deri nė fund tė vitit ato duhet tė jenė rritur plotėsisht. Parimi pėr tė plotėsuar nisabin pėr ndonjė pronė tė caktuar, bazohet nė tė kuptuarit qė nisabi ėshtė njė sasi e mjaftueshme pėr tu trajtuar si temė e zekatit. Kjo shpjegohet duke pėrmendur faktin se sadakaja ėshtė e detyrueshme pėr tė pasurit, kur ėshtė plotėsuar nisabi qė rrjedh nga posedimet e tyre. Pėr produktin qė nuk mund tė matet, por klasifikohet pėr zekat pėrdoret njėsia matėse saa. Njė saa ėshtė njė masė e barabartė me 1 e 1/3 e kupės. Pėr kėtė njė nisab ėshtė i barabartė me 50 kajla.[18]
Pėr prodhimin qė nuk mund tė matet, Ibėn Kudame thotė: Nisabi i pambukut, shafranit dhe artikujve tė tillė duhet tė matet deri nė 1.600 paund irakienė. Nė kėtė mėnyrė pesha e tij ėshtė e vlefshme.
Ebu Jusufi ėshtė i mendimit se, nėse prodhimi nuk mund tė matet, zekati pėr tė nuk mund tė mblidhet kur vlera e tij arrin nisabin nė standartin mė tė ulėt tė masės. Kėshtu, zekati nuk mblidhet pėr pambukun, derisa vlera e tij tė arrijė 5 evsuk tė njė artikulli me vlerė mė tė ulėt tė matur si pėr shembull elbi etj. Kjo, pasi ėshtė e pamundur pėr tė matur artikullin nė vetvete, pėrveēse me ēmimin mė tė ulėt tė dy nisabėve. Sipas Muhamed ibėn El Hasanit, prodhimi duhet tė arrijė pesėfish tė vlerės mė tė madhe tė llojit tė tij pėr tu pėrfshirė nė zekat. Kėshtu, zekati nuk paguhet pėr pambukun, kur ai arrin pesė kintarė,[19] sepse vlerėsimi me evsuk ėshtė bazuar mbi vlerėsimin se vlera e pambukut ėshtė mė e lartė se vlerėsimi nė llojin e tij.
Tarifa e zekatit
Tarifa e zekatit ndryshon sipas metodės sė ujitjes.
Nėse toka ėshtė ujitur nė mėnyrė natyrale, pa pėrdorur mjete artificiale, atėherė zekati qė paguhet pėr tė ėshtė njė e dhjeta e prodhimit. Nėse ėshtė ujitur me mjete mekanike ose me ujė tė siguruar nė mėnyra tė tjera, atėherė zekati qė paguhet ėshtė gjysma e tė dhjetės. Muadhi transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Pėr ēfarė ujit qielli apo ujitet vetvetiu ose me njė kanal ujitės (natyral), njė e dhjeta ėshtė detyrė, ndėrsa pėr ēfarė ujitet nėpėrmjet pusit ose njė vije uji, jepet ½ e tė dhjetės.[20] Transmeton Bejhakiu dhe Hakimi, i cili e konsideron hadith tė vėrtetė.
Ibėn Umeri tregon se Profeti (a.s.) ka thėnė: Pėr ēfarė ujit qielli ose nėpėrmjet ndonjė burimi, njė e dhjeta ėshtė detyrė, ndėrsa pėr ēfarė ujitet nėpėrmjet pusit ose njė vije uji, jepet ½ e tė dhjetės.[21] Ky hadith transmetohet nga Buhariu dhe tė tjerė.
Nė rast se toka ėshtė ujitur nė sasi tė barabartė si nė mėnyrė natyrale, ashtu edhe nė atė artificiale, atėherė zekati qė do tė paguhet do tė jetė ¾ e tė dhjetės.
Ibėn Kudame ka thėnė se nuk njihte mendime tė ndryshme rreth kėsaj. Nėse njė mėnyrė ujitjeje pėrdoret mė shumė se njė tjetėr, atėherė ajo do tė ishte faktori pėrcaktues pėr tė llogaritur zekatin. Ky ėshtė mendimi i Ebu Hanifes, Ahmedit, El Thaurit dhe Shafiut (nė njėrin nga dy mendimet e tij). Tė gjitha shpenzimet qė pėrfshihen nė tė korrat, pastrimin, transportin, ruajtjen, shirjen etj., duhet tė pėrballohen nga pasuria e pronarit dhe nuk duhet tė llogariten nė pagesėn e zekatit. Ibėn Abasi dhe Ibėn Umeri janė tė mendimit se ēfarėdo qė ėshtė marrė borxh me qėllim mbjellje, korrje, pėr punimin e tokės, etj., duhet qė fillimisht tė hiqen mėnjanė. Kjo ėshtė e qartė nė thėniet e mėposhtme tė transmetuara nga Xhabir ibėn Zejdi, se Ibėn Abasi dhe Ibėn Umeri i kanė thėnė njė burri, i cili kishte marrė borxh pėr kultivimin e tokės pėr familjen e tij, se ai nė radhė tė parė duhet tė paguante borxhet e tij e mė pas tė paguante zekat pėr pjesėn e mbetur. Jahja ibėn Adem e transmeton kėtė nė librin El Haraxh.
Ibėn Hazmi transmeton nga Ata se nė fillim duhet tė reduktohen tė gjitha shpenzimet, e nėse zekati ėshtė i detyrueshėm pėr pjesėn e mbetur, vetėm atėherė duhet paguar.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

05-02-2008, 22:35
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
Zekati pėr tokėn, pėr tė cilėn paguhet taksė
Toka qė ėshtė caktuar pėr tė paguar taksė, ndahet nė dy kategori:
- 1-Toka e tė dhjetės: tokė e njerėzve qė e kanė pranuar Islamin me dėshirė; ose qė janė ēliruar dhe toka e tyre u ėshtė ndarė ēliruesve; ose toka e kthyer nė pjellore dhe e kultivuar nga muslimanėt.
- 2-Toka pėr tė cilėn paguhet taksė (haraē); tokė e marrė me forcė dhe lėnė te pronarėt e saj tė vėrtetė me kusht qė ata tė paguajnė taksėn e kėrkuar pėr tokėn.
Zekati, ashtu siē paguhet pėr tokėn e tė dhjetės, po ashtu paguhet pėr tė dyja llojet e tokave. Nė rast se banorėt e mėvonshėm pranojnė Islamin, ose kur muslimani e blen tokėn ėshtė i detyruar tė paguajė taksėn e tokės. Nė atė rast, si e dhjeta dhe haraēi bėhen tė detyrueshme dhe asnjėra prej tyre nuk mohon vėnien nė praktikė tė tjetrės.
Ibėn El Mundhiri thotė: Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve, pėrfshi kėtu Umer ibėn Abdulazizin, Rabian, Zuhrin, Jahja El Ensarin, Malikun, Euzain, El Thaurin, El Hasan ibėn Salih, Ibėn Ebu Lejlėn, El Lejthin, Ibėn El Mubarakun, Ahmedin, Ishakun, Ebu Ubejden dhe Daudin. Mendimi i tyre bazohet nė Kuran, Sunet dhe nė pėrvojėn e intelektit tė dijetarėve qė e kanė ndėrtuar nė bazė tė logjikės analoge.
Vargu kuranor qė i referohet kėsaj ėshtė thėnia e Allahut tė Madhėruar:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَنفِقُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ وَمِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُمْ مِنْ الأَرْضِ...
O ju qė besuat! Jepni nga mė e mira e asaj qė fituat dhe nga ajo qė u dhamė prej tokės (El-Bekare, 267)
Ndarja e prodhimit tė tokės me tė varfėrin ėshtė detyrė pėr tė dyja llojet e tokave. Tradita profetike, tė cilės i referohemi thotė: Pėr ēka ujit qielli jepet njė e dhjeta. Ky hadith, nė kuptimin e tij tė pėrgjithshėm i pėrfshin tė dyja llojet e tokave tė mėsipėrme.
Sipas logjikės analoge, si zekati, ashtu edhe haraēi janė njė lloj detyrimi, secila e bazuar nė arsye tė ndryshme dhe asnjėra prej tyre nuk e eleminon tjetrėn. Kjo ėshtė e ngjashme me rastin e muhrimit (qė ka veshur ihramin[22] nė haxh apo umra), i cili vret njė gjah qė ėshtė pronė e dikujt tjetėr. Pėrderisa e dhjeta ėshtė njė detyrim me tekst, nuk mund tė mohohet nga haraēi, i cili ėshtė bėrė i detyrueshėm me anė tė ixhdtihadit[23]. Ebu Hanife thotė se njė e dhjeta nuk paguhet pėr tokėn e haraēit. Sipas tij, haraēi ėshtė detyrė vetėm atėherė kur toka ėshtė e pushtuar, ndėrsa njėri nga kushtet kryesore tė detyrimit tė njė tė dhjetės ėshtė qė toka nuk duhet tė jetė e kėtij lloji.
Argumentet e mendimit tė Ebu Hanifes
Imam Ebu Hanife sjell kėto fakte pėr mendimin e tij:
Sipas Ibėn Mesudit, Profeti (a.s.) ka thėnė: As haraēi dhe as e dhjeta nuk paguhen njėkohėsisht pėr tokėn e njė muslimani. Megjithatė ky hadith konsiderohet i dobėt, sipas konsensusit tė dijetarėve. Jahja ibėn Anbasa e transmeton atė nga Ebu Hanife nga Hamadi, ai nga Ibrahim Nahai, ai nga Alkamah, ai nga Ibėn Mesudi dhe ai nga Profeti (a.s.). Bejhakiu, pasi ka hetuar zinxhirin e kėtij transmetimi, ka thėnė nė Marifetu Es-Sunen ue El Athar se hadithi i pėrmendur ka ardhur nėpėrmjet Ebu Hanifes, ai nga Hamadi, ai nga Ibrahimi nėn pėrgjegjėsinė e tij. Kėshtu, Jahja e transmeton atė nė formė merfu. Jahja ibėn Ansabah ėshtė i njohur pėr transmetime tė dobėta, ngase ai transmeton nga njerėz tė sigurt hadithe tė trilluara. Kjo thuhet edhe nga Ebu Ahmed ibėn Adij El Hafidh, siē na informon rreth tij Ebu Said El Malini. Po kėshtu, Kemal ibėn Humami[24], njė prej imamėve hanefi, e konsideron kėtė hadith tė dobėt.
Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi transmetojnė nga Ebu Hurejra se Profeti (a.s.) ka thėnė: Iraku nuk do tė paguajė kafizin[25] e tij dhe dirhemėt; Shami nuk do tė paguajė madin dhe dinarėt e tij dhe Egjipti erdabėt dhe dinarėt e tij. Kėshtu, ju do tė ktheheni nė pikėn ku ishit nisur[26].[27] Ai e ka pėrsėritur kėtė tre herė dhe Ebu Hurejra e ka dėgjuar personalisht. Ky hadith nuk pėrbėn ndonjė fakt se zekati nuk duhet tė paguhet pėr tokėn e haraēit. Dijetarėt e interpretojnė kuptimin e tij se kthimi i kėtyre vendeve nė fenė islame do tė eleminojė taksat e tokės. Gjithashtu mund tė jetė njė aludim (hamendje) pėr sprovat qė mund tė shfaqen nė kohėt e fundit dhe qė do tė ēojnė nė neglizhencėn e plotėsimit tė detyrimit tė zekatit, xhizjes e tė tjerave nga ana e tyre.
Imam Neveviu thotė: Nėse ky hadith do tė thotė se ēfarė thonė ata (hanefitė), atėherė kjo do tė thotė se zekati nuk mund tė jetė i detyrueshėm pėr derhemėt,
dinarėt dhe tregtinė. Kėtė nuk e thotė askush . Transmetohet nė kohėn kur njė njeri me famė i Bahrelmulkut pėrqafoi Islamin, Umer ibėn El Hatabi tha: Jepini atij tokė dhe merrni nga ai taksėn e saj. Ky ėshtė njė qėndrim i qartė pėr ēėshtjen e marrjes sė haraēit, pa kėrkuar pagimin e tė dhjetės. Ky rast tregon se haraēi nuk anullohet pėr ndonjė person qė pėrqafon Islamin dhe as nuk ēon nė heqjen e tė dhjetės. Ai e pėrmend kėtu haraēin si njė mėnyrė pėr tė treguar qė ai nuk anulohet me pėrqafimin e Islamin, si nė rastin e xhizjes.
Pėr sa i pėrket tė dhjetės, dihet se ka tė bėjė me njė musliman tė lirė, kėshtu qė nuk ka nevojė ta pėrmendim. Gjithashtu, ai nuk e pėrmendi zekatin pėr bagėtitė. Kjo mbron pagesėn e zekatit pėr argjendin, floririn dhe sendet e tjera me vlerė. Ndoshta njeriu me famė nuk zotėronte ndonjė gjė, pėr tė cilėn duhej tė merrej e dhjeta.
Thuhet se tradita e udhėheqėsve dhe imamėve nuk ishte qė tė bashkonin mes haraēit dhe tė dhjetės. Ibėn El Mundhiri e kundėrshton kėtė, pasi Umer ibėn Abdulazizi i ka kombinuar tė dyja. Gjithashtu, thuhet se haraēi ėshtė e kundėrta e tė dhjetės. Kjo do tė thotė se haraēi ėshtė detyrim si dėnim, ndėrkohė qė e dhjeta ėshtė njė veprim adhurimi. Pėr kėtė, kėto tė dyja nuk mund tė kombinohen (nė tė njėjtėn kohė) dhe tė pėrftohen njėkohėsisht nga i njėjti person. Kjo gjė qėndronte nė fillim (kur tokat pushtoheshin), por nuk ka qenė e vlefshme pėr mė tej. Megjithatė, jo tė gjitha format e haraēit bazohen nė forcė dhe pushtim, pėrderisa disa nga format e tij janė tė institucionalizuara pa forcė si pėr shembull nė rastin e haraēit tė tokave fqinje ose nė rastin e tokave tė reja tė pėrftuara, tė gjallėruara nga ujitja nėpėrmjet ndonjė vije uji.
Po ashtu, thuhet se arsyeja pėr tė cilėn ėshtė bėrė i detyrueshėm haraēi dhe e dhjeta ėshtė e njėjtė dhe ėshtė toka potencialisht dhe aktualisht prodhuese. Kjo mund tė shpjegohet duke kujtuar se, nėse ajo ėshtė tokė moēalishte pa pėrfitime, nuk paguhet as haraē dhe as e dhjetė pėr tė. Kjo, pasi njė ēėshtje nuk mund tė kėrkojė dy detyrime tė tė njėjtit lloji. Kjo ėshtė e ngjashme me rastin e atij njeriu qė posedon pėr njė vit deve qė kullosin lirshėm me qėllim pėr tregti. Pėr njė person tė tillė nuk kėrkohet tė paguajė dy lloje zekatesh; si pėr posedim ashtu edhe pėr tregti. Pra, nuk ėshtė kėshtu, pasi e dhjeta paguhet pėr prodhimet e tokės dhe haraēi pėr vetė tokėn, pavarėsisht nėse ėshtė e mbjellė apo jo.
Pėr sa i pėrket pranimit tė bashkimit tė ēėshtjes, Kemal ibėn Humami shpjegon se asgjė nuk e ndalon lidhjen e dy detyrimeve pėr njė arsye tė njėjtė qė ėshtė toka.
Zekati pėr tokėn e marrė me qera
Shumica e dijetarėve janė tė mendimit se, ēdokush qė merr me qera njė pjesė toke dhe e kultivon atė, ėshtė ai qė duhet tė paguajė zekat dhe jo pronari i tokės. Ebu Hanife ka mendimin se zekati ėshtė i detyrueshėm pėr vetė pronarin e tokės.
Ibėn Rushdi mbron mendimin se: Ndryshimi i tyre qėndron nė faktin se e dhjeta paguhet pėr tokėn apo pėr prodhimin e saj.
Nė mėnyrė tė qartė, zekati, siē sugjeron mendimi i tyre, paguhet pėr tė dyja. Ndryshimi ėshtė vetėm tek pėrparėsia, duke konsideruar faktin se, si prodhimi, ashtu edhe toka i pėrkasin tė njėjtit pronar. Shumica e dijetarėve thonė se zekati ėshtė detyrė pėr farėrat. Ebu Hanife mbron idenė qė thelbi i detyrimit ėshtė toka.
Ibėn Kudame pajtohet me mendimin e shumicės dhe thotė: Detyrimi qėndron tek prodhimi dhe paguhet nga pronari i tij nė rastin e vlerės sė destinuar pėr tregti. Gjithashtu kjo ėshtė e ngjashme me tė dhjetėn qė paguhet pėr prodhimin e tokės sė pėrftuar. Mendimi i tyre (hanefive) nuk ėshtė autentik, pasi nėse zekati duhet tė mblidhet pėr vlerėn e tokės, atėherė ai duhet tė ketė qenė i detyrueshėm edhe nėse toka nuk do tė kultivohej, si nė rastin e taksės sė tokės. Madje dhe jomuslimanėt nuk pėrjashtohen nga pagesa e saj. Pėr kėtė rast, haraēi duhet tė vlerėsohet pėr vetė tokėn dhe jo pėr vlerėn e prodhimit tė saj, qė do tė thotė se do tė konsiderohet pjesė e shpenzimeve tė pasurive tė jobesimtarėve tė pėrftuara nga muslimanėt pa luftė dhe jo shpenzime tė zekatit.
Vlera e nisabit pėr palmėn dhe hardhitė, e matur me hamendje dhe jo me masė
Sapo piqen palmat (hurmat) dhe hardhitė, prodhimi i tyre ėshtė gati pėr tu marrė. Vlerėsimi i nisabit tė tyre bėhet pa marrė parasysh peshėn e tyre aktuale. Procesi merret pėrsipėr nga njė person i ditur dhe i besueshėm, i cili vlerėson sasinė e rrushit tė freskėt dhe hurmave pėr zekat, duke qenė ende nė pemė, sikur tė ishin hurma tė thara dhe rrush i thatė. Sasia e zekatit paguhet kur frutet janė tharė.
Ebu Humeid Es-Saidi transmeton: Shkuam nė njė ekspeditė nė Tebuk me Profetin (a.s.). Kur arritėm nė Vadi El Kura[28] pamė njė grua nė kopėshtin e saj. Profeti (a.s.) tha: Vlerėsoheni (zekatin e kopėshtit tė saj)! Pastaj Pejgamberi (a.s.) e vlerėsoi 10 evsuk dhe i tha asaj: Llogarite sa do tė nxjerrėsh pėr zekat nga prodhimi yt![29] Transmeton Buhariu.
Kjo ėshtė njė praktikė e tė Dėrguarit tė Allahut, shokėve tė tij dhe dijetarėve tė tjerė, tė cilėt e kanė zbatuar atė. Ky ėshtė dhe mendimi i shumicės.[30]
Hanefitė e kundėrshtojnė kėtė mendim, pasi ata e konsiderojnė hamendjen tė pasigurt dhe rrjedhimisht tė pavlefshme pėr tė caktuar sasinė qė duhet tė merret pėr zekat. Por Suneti i Profetit (a.s.) ėshtė orientimi mė i mirė, pasi hamendja nuk ėshtė kuturi, po ėshtė njė pėrpjekje serioze pėr tė vlerėsuar prodhimin. Ėshtė e njėjta gjė me tė vlerėsuarit e sasisė sė prodhimit tė humbur (pėr shkak tė kalbjes apo ngrėnies nga krimbat dhe insektet). Baza pėr njė formė tė tillė vlerėsimi qėndron mbi zakonin qė njerėzit hanė fruta tė freskėta dhe si tė tilla ėshtė e nevojshme pėr tė llogaritur sasinė pėr zekat pėrpara se tė hahen ose tė vilen.
Nė kėtė mėnyrė pronarėt janė tė lejuar tė veprojnė si tė duan dhe nė tė njėjtėn kohė kanė tė sigurt sasinė e zekatit. Ai qė e ēmon kėtė duhet tė mos marrė parasysh njė tė tretėn ose njė tė katėrtėn e prodhimit, si lehtėsim pėr pronėn e pronarėve, derisa tė afėrmit dhe komshinjtė e tyre kanė nevojė tė hanė njė pjesė tė kėtij prodhimi. Gjithashtu, prodhimi ekspozohet ndaj rreziqeve tė tilla si zogjtė, era, kalimtarėt, prishja etj. Ēdo vlerėsim i sasisė sė zekatit pėr tė gjithė prodhimin, pa pėrjashtuar njė tė tretėn ose njė tė katėrtėn e tij (pėr arsyet e sipėrpėrmendura), do tė kishte cėnuar interesat e pastra tė pronarėve.
Sehėl ibėn Ebu Hathame transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Nė ēdo rast kur pėrdorni hamendjen, vlerėsoni zekatin dhe shpėrfillni njė tė tretėn. Nėse nuk e bėni, atėherė lini (tė paktėn) njė tė katėrtėn.[31] Ky hadith ėshtė transmetuar nga Ahmedi dhe autorėt e Es-Sunan, pėrveē Ibėn Maxhes. Gjithashtu, ai transmetohet edhe nga Hakimi dhe Ibėn Hibani, tė cilėt e vėrtetojnė atė.
Duke komentuar mbi statutin e transmetimit tė hadithit tė mėsipėrm, Tirmidhiu thotė: Hadithi qė transmetohet nga Sehli ėshtė kthyer nė ligj dhe ndiqet nga shumica e dijetarėve.
Beshir ibėn Jesar thotė: Kur Umer ibėn Hatabi caktoi Ebu Hathame El Ensarin pėr tė vlerėsuar pronėn e muslimanėve i tha atij: Gjithmonė kur tė shohėsh se njerėzit kanė lėnė disa hurma tė pambledhura pėr vjeshtė, mos e vlerėso zekatin pėr to dhe lėri pėr njerėzit qė ti hanė.[32]
Makhuli tregon: Gjithmonė kur Profeti (a.s.) caktonte njė njeri pėr vlerėsim, i thoshte: Ji i butė me njerėzit, pasi disa nga pronat e tyre (pemėt) mund tė jenė djerrė, disa pa shumė prodhim, disa pėr ushqim pėr ta.[33]
Kėtė e transmeton Ebu Ubejd, i cili shpjegon se nuk jepet zekat pėr pemėn e ulėt tė hurmės qė quhet es-sabilah se kalimtarėt mund ti kėpusin lehtė frutat e saj. Po ashtu, pema e ngrėnshme ėshtė njė pemė palme el akilah, veēanėrisht e caktuar pėr tė ngrėnė nga familja dhe pėr kėdo qė ėshtė i lidhur me atė familje.
Ngrėnia prej drithėrave dhe tė mbjellave
Pronarit i lejohet tė hajė nga drithėrat dhe atė qė ai e pėrdor pėr ushqim para vjeljes nuk do tė pėrfshihet nė sasinė e caktuar pėr zekat. Kjo gjė ėshtė shndėrruar nė njė zakon qė aplikohet prej kohėsh dhe ajo qė hahet nė kėtė formė ėshtė sasi e pakėt.
Sidoqoftė, vetėm njė sasi e vogėl pėrdoret pėr konsum si nė rastin e njė pronari tė njė peme me fruta, i cili ha disa nga frutat e saj. Kėshtu, zekati do tė vlerėsohet mbi shumėn aktuale, pasi ai ta vjelė atė dhe tė qėrojė farat. E pyetėn Ahmedin pėr ngrėnien e farikut (grurit tė gjelbėr tė gatuar) dhe ai u pėrgjigj se, nuk ka asnjė dėmtim, nėse pronari ha nga ēfarė ka nevojė. Ky ėshtė mendimi i Shafiut, El Lajthit dhe Ibėn Hazmit.
Megjithatė, Maliku dhe Ebu Hanife janė tė mendimit se duhet tė llogaritet edhe ajo qė pronari konsumon nga tė mbjellat dhe frutat, pėrpara se ato tė vilen.
Pėrzierja e drithėrave dhe frutave
Dijetarėt bien dakord qė lloje tė ndryshme frutash mund tė pėrzihen, edhe nėse cilėsia e tyre ėshtė e ndryshme. Lloje tė ndryshme rrushi tė thatė mund tė pėrzihen bashkė e po ashtu edhe lloje tė ndryshme drithėrash.[34] Ata, gjithashtu, bien dakord se tregtia dhe vlera e saj e fituar mund tė bashkohen. Shafiu nuk e lejon pėrzierjen e mallrave dhe valutės gjatė blerjes, pėrveē me llojin e blerė, pasi nisabi llogaritet pėr tė. Dijetarėt nuk lejojnė bashkimin e kategorive tė caktuara me tė tjera pėr tė arritur nisabin, me pėrjashtim tė drithėrave dhe frutave. Kjo ėshtė arsyeja, pse njė kategori kafshėsh nuk mund tė bashkohet me njė tjetėr. Pėr shembull, devetė nuk mund tu shtohen lopėve pėr tė plotėsuar nisabin dhe as frutat e freskėta nuk mund tu shtohen frutave tė thara, e as hurmave nuk mund tu shtohet rrushi i thatė.
Dijetarėt kanė mendime tė ndryshme nė lidhje me bashkimin e llojeve tė ndryshme tė drithėrave. Mendimi mė i saktė dhe mė i mirė ėshtė ai se dy kategori nuk mund tė kombinohen pėr tė llogaritur nisabin, prandaj ai duhet llogaritur pėr ēdo kategori mė vete. Kjo, pasi ekzistojnė kategori dhe lloje tė ndryshme. Pėr kėtė, elbi nuk mund ti shtohet grurit dhe anasjelltas. E njėjta gjė vlen edhe pėr hurmat dhe rrushin e thatė apo qiqrat dhe thjerrėzat. Ky ėshtė mendimi i Ebu Hanifes, Shafiut dhe Ahmedit (sipas njėrit prej transmetimeve tė tij). Shumica e dijetarėve tė hershėm e mbrojnė kėtė mendim.
Ibėn El Mundhir thotė se tė gjithė dijetarėt bien dakord se devetė nuk mund tė kombinohen me lopėt ose delet, apo lopėt me delet dhe po ashtu as hurmat me rrushin e thatė. Pėr kėtė arsye nuk mund tė ketė pėrzierje tė llojeve tė ndryshme tė prodhimeve dhe kafshėve. Ata qė e lejojnė njė gjė tė tillė e bėjnė pa pasur ndonjė argument tė vėrtetė pėr atė qė kanė thėnė.
Kur detyrohet zekati pėr bimėt dhe frutat?
Zekati ėshtė i detyruar pėr tė mbjellat, kur drithėrat janė pjekur dhe janė gati pėr tu mbledhur dhe pėr frutat kur ato piqen. Tregues do tė ishte ngjyra e tyre e kuqe dhe shkėlqimi, ndėrsa pėr rrushin tregues pėr pjekjen e tij do tė ishte ėmbėlsia e tij.[35]
Nxjerrja e zekatit ėshtė detyrė vetėm pasi drithėrat tė jenė pastruar nga byku ose frutat pasi tė jenė tharė. Nėse fermeri e ka shitur frutin e tij, pasi ėshtė pjekur, zekatin e tyre e paguan ai dhe jo blerėsi. Kjo, pasi detyrimi pėr tė paguar zekat ėshtė bėrė detyrė kur prodhimi ka qenė ende nė pronėsi tė vetė pronarit.
Zekati paguhet nga pjesa cilėsore e mallrave
Allahu i Madhėruar urdhėron paguesit e zekatit ta paguajnė atė nga pjesa e mirė e pronės sė tyre dhe jo nga ajo e keqe. Nė lidhje me kėtė, Zoti i Lartėsuar thotė:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَنفِقُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ وَمِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُمْ مِنْ الأَرْضِ وَلاَ تَيَمَّمُوا الْخَبِيثَ مِنْهُ تُنفِقُونَ وَلَسْتُمْ بِآخِذِيهِ إِلاَّ أَنْ تُغْمِضُوا فِيهِ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ
O ju besimtarė! Jepni nga mė e mira e asaj qė e fituat dhe nga ajo qė u dhamė prej tokės e mos nxitoni ta jepni atė mė tė pavlefshmen nga ajo, e qė ju nuk do ta pranonit pėr vete vetėm symbyllurazi. Ta dini mirė se Allahu ska nevojė pėr ju e Ai ėshtė i Madhėruar. (El-Bekare, 267)
Ebu Daudi, Nesaiu dhe tė tjerė transmetojnė nga Sehėl ibėn Hanif dhe ai nga babai i tij se: I dėrguari i Allahut e ndaloi pagimin e zekatit pėr dy lloje hurmash tė quajtura xhurur dhe habik (hurma tė njė lloji shumė tė dobėt).[36]
Nė atė kohė njerėzit kishin zakon tė linin mėnjanė pjesėn mė tė keqe tė frutave pėr sadaka, por njė gjė e tillė mė vonė u ndalua nga Allahu, kur thotė: ...e mos nxitoni ta jepni atė mė tė pavlefshmen nga ajo, qė ju nuk do ta pranonit pėr vete.... Gjatė pėrmendjes sė kėtij ajeti, El Berra thotė: Ky ajet ėshtė shpallur nė lidhje me ne ensarėt, pasi ne zotėronim hurma. Njė njeri sillte nga pema e tij nė varėsi tė asaj qė kishte pasur, njė apo dy grumbuj dhe i varte nė xhami. Pastaj njerėzit e varfėr prej muhaxhirėve qė nuk kishin ushqim shkonin atje dhe e godisnin grumbullin me thuprat e tyre. Hurmat jeshile dhe tė papjekura binin dhe ata i hanin. Kishte dhe njerėz qė nuk rendnin drejt sė mirės. Dikush sillte njė grumbull hurmash tė cilėsisė sė ulėt ose tė kėqija apo njė grumbull tė hapur (pėrpara se tė piqen) dhe i varnin nė xhami. Nė kėtė kohė Allahu shpalli ajetin: O ju besimtarė! Jepni nga mė e mira e asaj qė e fituat dhe nga ajo qė u dhamė prej tokės e mos nxitoni ta jepni atė mė tė pavlefshmen nga ajo...
El Berra thotė se, nėse ndonjėri merr ndonjė dhuratė tė njėjtė me atė qė jep, ai do ta pranonte atė me njė kėnaqėsi tė shtirur duke u turpėruar. Pastaj El Baraa vazhdon: Kėshtu, mė vonė secili prej nesh ofronte pjesėn mė tė mirė tė mallit qė kishte.[37] Transmetohet nga Tirmidhiu dhe thotė se hadithi ėshtė i sigurt (hasen sahih garijb).
Sheukani nė pėrmbledhjen e tij pėr kėtė temė thotė: Kjo do tė thotė qė pronarit nuk i lejohet tė ndajė veē pjesėn e keqe nga ajo e mira, pėr tė cilėn detyrohet zekati. Kjo, veēanėrisht pėr hurmat dhe nė mėnyrė analoge pėr kategoritė e tjera pėr tė cilat paguhet zekat. Pėr mė tepėr, mbledhėsve tė zekatit nuk u lejohet tė grumbullojnė pjesėn e keqe tė lėnė mėnjanė.
Zekati pėr mjaltin
Shumica e dijetarėve janė tė memdimit se nuk ka zekat pėr mjaltin. Buhariu ka thėnė se nuk ekziston ndonjė hadith i vėrtetė qė flet pėr zekatin e mjaltit.
Shafiu shpjegon: Pėr mendimin tim nuk ka zekat pėr tė, pasi nuk ka prova tė qarta nga hadithet apo traditat pėr njė veprim tė tillė, kėshtu qė ai (mjalti) ėshtė pėrjashtuar nga zekati.
Ibėn El Mundhiri pohon: Nuk ka ndonjė argument dhe as konsensus dijetarėsh qė tė mbėshtesė idenė se duhet paguar zekat pėr mjaltin. Nuk ka zekat pėr mjaltin dhe ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve.
Hanefitė dhe Ahmedi janė tė mendimit se zekati paguhet pėr mjaltin, megjithėse kjo gjė nuk vėrtetohet nga ndonjė hadith, pėrveē disa transmetimeve qė mbėshtesin njėri-tjetrin. Arsyetimi i tyre ėshtė se, pėrderisa ai prodhohet nga lulet dhe pemėt dhe peshohet e ruhet si llojet e tjera tė prodhimeve, atėherė zekati ėshtė i detyrueshėm pėr tė. Gjithashtu, thuhet se zekati ėshtė i detyrueshėm pėr tė, pėrderisa kostoja e prodhimit tė tij ėshtė mė e ulėt se ajo e rritjes sė frutave dhe bimėve. Ebu Hanife e bėri kusht qė kur tė mblidhet zekati i mjaltit, tė mblidhet nga mjalti i prodhuar nė njė tokė qė paguan taksėn e tė dhjetės. Megjithatė, ai nuk ka pėrcaktuar ndonjė nisab pėr tė. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė arsyeja tė ēon se e dhjeta duhet tė paguhet pėr ēdo sasi, qoftė shumė apo pak. Nga ana tjetėr, imam Ahmedi pėrcaktoi nisabin qė duhet tė pėrftohej prej 10 afrak. Njė afrak ėshtė i barabartė me 16 paund irakienė. Nuk ka ndonjė ndryshim se nė ēlloj toke prodhohet (tokė haraēi apo tė dhjete).
Ebu Jusufi kundėrshton duke thėnė se nisabi i tij ėshtė 10 paund, ndėrsa Muhamedi thotė se nisabi duhet tė jetė sa 5 afrak. Njė afrak ėshtė i barabartė me 36 paund.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

05-02-2008, 22:37
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
[1] Hadith Sahih. "El Irva" 801, "Tamamul Mineh" 369. E ka nxjerrė Ibėn Ebi Shejbe 4/19, Darakutni 201, el Hakim 1/401, Bejhakiu 4/128-129.
[2] Hadith Daif xhiden shumė i dobėt. "El Irva" 801, "Tamamul Mineh" 369. E ka nxjerrė Ibėn Maxheh 1815, Bejhakiu 4/129.
[3] Hadith Sahih me dėshmuesit pėr tė. "El Irva" 3/279. E ka nxjerrė Bejhakiu 4/129, El Ethrem nė "Sunenet" e tij, siē thuhet nė "El Munteka" 4/29.
[4] Hadith Sahih. "El Irva" 801. E ka nxjerrė Ibėn Ebi Shejbe 4/19.
[5] Bejhakiu 4/125.
[6] Nėnkupton shumicėn e tyre.
[7] Buhariu 1483, Muslimi 2269 me kuptim tė njėjtė, Ebu Daudi 1596, Tirmidhiu 640, nesai 2489, Ibėn Maxheh 1816,1817, Maliku 1/270, Ahmedi 1/145, 3/341,353.
[8] Pesė evsuk janė tė barabartė me 1600 ratl irakienė. Njė ratl irakian ėshtė afėrsisht i barabartė me 130 derhem.
[9] Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur mė parė.
[10] Buhariu 1447 dhe Muslimi 2260; nga Ebu Seid el Hudri, Ahmedi 2/402, Bejhakiu 4/120, Tirmidhiu 626.
[11] Buhariu 1405, 1447, Muslimi 2264, Ebu Daudi 1558, Tirmidhiu 626,627, Nesai 2445,2472, Ibėn Maxheh 1793.
[12] Transmetim Daif. "El Irva" 803. E ka nxjerrė Ahmedi 3/296, Ebu Daudi 1560, Ibėn Maxheh 1832.
[13] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij u pėrmend mė sipėr.
[14] Njė dheud nė arabisht pėrdoret pėr devetė, minimalisht dy deve. Thuhet qė ėshtė kusht qė ato tė jenė tė tėra femra. Shih Lisanul-Arab dhe Taxhul-Arus. (Shėnim i Red.)
[15] Muttefekun alejhi. Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur mė parė.
[16] Buhariu 1454, Ebu Daudi 1567, Tirmidhiu 620, Maliku 1/257,258.
[17] Muttefekun alejhi.
[18] Njėsi matėse nė Egjypt ėshtė e barabartė me 16. 72 L.
[19] Njė peshė qė varion 100 paund. Nė Egjypt ėshtė e barabartė me 44. 93 kg.
[20] El Hakim 1/401, Bejhakiu 4/129.
[21] Muttefekun alejhi. Ėshtė pėrmendur mė sipėr.
2 Ihrami ėshtė veshja qė mban personi gjatė peligrinazhit nė Mekė. Pelegrini zakonisht mban veshur dy copa tė bardha tė njėjta.
[23] Ixhtihadi ėshtė njė gjykim i pavarur nė njė ēėshtje ligjore ose teologjike, e cila bazohet nė interpretimin dhe pėrdorimin e katėr parimeve bazė tė jurisprudencės islame.
[24] Vetė ky dijetar hanefi e konsideron mendimin e shumicės si mė tė saktė.
[25] Kafizi, madi dhe erdebi janė njėsi matėse tė pėrdorura nė kėto vende muslimane.
[26] Forma e argumentimit: Ky hadith pėrmban nė kontekst njė paralajmėrim pėr ndalimin e detyrimeve dhe bėn sqarimin e tyre dhe se kėto detyrime pėrfaqėsojnė vetėm haraēin (taksėn): Nėse e dhjeta do tė ishte detyrim, atėherė nuk do tė lihej pa pėrmendur.
[27] Muslimi 7206, Ebu Daudi 3035, Ahmedi 2/262.
[28] Emėr vendi. Vadi El Kura shqipėrohet Lugina e fshatrave. Shėnim i redaktorit.
[29] Buhariu 1872, Muslimi 3358,5907, Ebu Daudi 3079, Ahmedi 5/424.
[30] Maliku ėshtė i mendimit se kjo ėshtė vaxhib, ndėrsa Shafiu dhe Ahmedi e shohin sunet.
[31] Hadith Daif. "Tamamul Mineh" 373, "Ed Daife" 2556, "Daiful Xhami" 476. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1605, Nesai 2491, Tirmidhiu 643, Ahmedi 3/448, 4/322.
[32] Transmetim Munkati i ndėrprerė. "Tamamul Mineh" 373.
[33] Transmetim Mursel. "Tamamul Mineh" 374. E ka nxjerrė Ebu Ubejd 1453.
[34] Nėse njė sasie prodhimi tė mirė i bashkohet njė sasi tjetėr jo e njė cilėsie tė mirė, atėherė zekati merret nė raport tė drejtė me sasinė e secilit prej tyre, e nėse sasia nė total pėrfshin disa lloje prodhimi atėherė zekati merret prej llojit tė njė cilėsie tė mesme.
[35] Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve. Pėr Ebu Hanifen, zekati bėhet i detyrueshėm qysh me daljen e farave dhe fryteve.
[36] Hadith Sahih. "Sahih Ebi Daud" 1425. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1607, Nesai 2492.
[37] Hadith Sahih. E ka nxjerrė Tirmidhiu 2987, Ibėn Maxheh 1822.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

19-02-2008, 08:29
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
ZEKATI PĖR KAFSHĖT
Ekzistojnė hadithe autentike qė tregojnė hapur se zekati ėshtė i detyrueshėm pėr devetė, gjedhin dhe delet. Ky fakt gėzon njė konsensus tė plotė. Megjithatė, duhet tė plotėsohen disa kushte:
- 1- Kafshėt qė pėrfshihen nė zekat duhet tė plotėsojnė nisabin e tyre.
- 2- Duhet tė zotėrohen pėr njė vit tė plotė.
- 3- Duhet tė kenė kullotur vetė, qė do tė thotė tė kenė kullotur pjesėn mė tė madhe tė vitit nė kullota tė disponueshme.[1]
Shumica e dijetarėve bien dakord me kushtin e fundit. Megjithatė Maliku dhe El Lejthi thonė se zekati ėshtė i detyrueshėm pėr kafshėt, qoftė pėr ato qė kanė kullotur dhe pėr ato qė janė ushqyer me ushqim tė gatshėm, ėshtė pėrdorur pėr tė mbajtur ngarkesė apo jo.
Megjithatė, hadithet e transmetuara janė tė qarta nė kufizimin e zekatit vetėm pėr gjėnė e gjallė qė kullot e lirė. Kjo gjė sugjeron se nuk ka zekat pėr gjėnė e gjallė tė rritur me ushqime tė gatshme. Ėshtė gjithmonė mė e sigurt ta bazosh njė mendim mbi fakte, sesa mbi hamendje tė pėrgjithshme. Kjo bėhet pėr tė mėnjanuar keqkuptimet e mundshme tė qėllimit tė Profetit (a.s.).
Ibėn Abdulberri thotė se nuk njeh ndonjė jurist qė tė ketė ndjekur Malikun ose El Lejthin pėrsa i pėrket kėsaj teme.
Zekati pėr devetė
Nuk ka zekat pėr devetė, nėse ato nuk e arrijnė numrin pesė. Zekati pėr to jepet vetėm atėherė, kur ato arrijnė nė pesė krerė, kullosin lirisht nė mjedise tė hapura dhe zotėrohen nga dikush pėr njė periudhė kohore njėvjeēare. Kur janė 5 deve, zekati i tyre ėshtė njė dele[2]. Kur janė 10, zekati i tyre ėshtė dy dele. Kėshtu, sa herė qė numri tyre rritet me pesė, zekati pėr to ėshtė njė dele mė shumė. Nė 25 deve nxirret njė deve femėr qė ka mbushur njė vit dhe ka hyrė nė vitin e dytė e nėse nuk ka, jepet njė deve mashkull dyvjeēar dhe ka hyrė nė tė tretin. Nė qoftė se janė 36 deve, nxirret njė deve femėr nė qumėsht. Nė qoftė se numri arrin nė 46, nxirret njė deve qė ka mbushur tre vjet dhe ka hyrė nė tė katėrtin. Nė qoftė se numri arrin nė 61, nxirret pėr zekat njė deve qė ka mbushur katėr vjeē dhe ka hyrė nė tė pestin. Nė qoftė se numri arrin 76, nxirren dy deve femra nė qumėsht. Nėse numri arrin nė 91 dhe deri nė 120, nxirren dy deve qė kanė mbushur tre vjeē dhe kanė hyrė pėr katėr. Nė qoftė se numri kalon nga 121 deve e sipėr, atėherė nxirret pėr ēdo 40 prej tyre njė deve femėr nė qumėsht e nė ēdo 50 prej tyre nxirret njė deve qė ka mbushur tre vjet dhe ka hyrė pėr katėr.
Pėr sa i pėrket atyre qė duhet tė jenė nė njė moshė tė caktuar dhe ajo nuk gjendet ndėr to (devetė), atėherė nxirret ajo qė ndodhet mė e vogėl nė moshė se ajo qė kėrkohet, duke shtuar dy dele ose 20 derhem, duke marrė parasysh se ai mund ta paguajė kėtė shumė. Nėse personi ka vetėm 4 deve, ai nuk ėshtė i detyruar tė paguajė ndonjė gjė, vetėm nė rast se ka dėshirė.[3]
Kėto janė rregullat pėrsa i pėrket zekatit pėr devetė qė janė aplikuar nga Ebu Bekr Es-Sidiku dhe askush nga shokėt e tij nuk kishte mendim tė kundėrt me tė nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Zuhri transmeton nga Selimi e ai nga babai i tij: I Dėrguari i Allahut i kishte tė shkruara rregullat e sadakasė, por nuk mundi tia dėrgonte mėkėmbėsve tė tij. Pas vdekjes sė tij, Ebu Bekri (r.a.) i shpėrndau ato dhe i aplikoi. Njė praktikė tė tillė e ndoqi edhe kalifi Umer dhe dėshironte qė ta ndiqnin dhe pasardhėsit e tjerė.[4]
Zekati pėr gjedhin[5]
Kusht pėr tė dhėnė zekat pėr gjedhin, ashtu si edhe pėr devenė, ėshtė plotėsimi i kriterit tė numrit dhe periudhės sė caktuar. Nisabi pėr lopėt ėshtė 30 krerė dhe ajo qė ėshtė e detyruar tė nxirret pėr zekat nga kėta 30 krerė ėshtė njė viē motak njėvjeēar. Nė qoftė se numri arrin nė 40, atėherė nxirret njė mėshqerrė qė ka mbushur dy vjet[6] e kjo gjė aplikohet deri nė 59 krerė. Nėse numri arrin nė 60, atėherė nxirren pėr zekat dy viēa motakė. Nėse numri arrin 70, nxirret pėr zekat njė viē motak, bashkė me njė mėshqerrė qė ka mbushur dy vjet. Nėse numri arrin nė 80, atėherė nxirren pėr zekat dy mėshqerra qė kanė mbushur dy vjet. Nė qoftė se numri arrin nė 90, nxirren pėr zekat tre viēa motakė. Nėse numri arrin nė 100, nxirren pėr zekat dy viēa motakė dhe njė mėshqerrė qė ka mbushur dy vjet. Nėse numri arrin nė 110, nxirren pėr zekat dy mėshqerra qė kanė mbushur dy vjet dhe njė viē motak. Nė qoftė se numri arrin nė 120, atėherė nxirren pėr zekat tre mėshqerra qė kanė mbushur dy vjet ose katėr viēa motakė.
Kėshtu, nėse numri rritet, nė ēdo 30 krerė nxirret njė viē motak dhe nė ēdo 40,nxirret njė mėshqerrė, siē e cituam mė sipėr.
Zekati pėr bagėtitė e imėta[7]
Tek bagėtitė e imėta hyjnė dhentė dhe dhitė. Kusht pėr tė dhėnė zekat pėr to ėshtė tė plotėsojnė nisabin dhe periudhėn e caktuar. Nisabi pėr bagėtitė e imėta ėshtė pėr 40 krerė njė dele. Kjo gjė aplikohet deri nėse ato arrijnė 120. Nė qoftė se numri arrin 121, pėr to nxirren dy dele. Kjo gjė aplikohet deri nėse numri arrin 200 krerė. Nė qoftė se numri arrin 201 dhe deri nė 300 krerė, pėr to nxirren tre dele. Nėse numri i bagėtive tė imėta i kalon 300 krerėt, atėherė pėr ēdo 100 prej tyre nxirret njė dele. Dijetarėt e lejojnė marrjen e deshėve pėr zekat, nėse tė gjitha bagėtitė e nisabit janė meshkuj. Nėse bagėtitė janė tė pėrziera meshkuj dhe femra, hanefitė e lejojnė nxjerrjen e meshkujve pėr zekat, ndėrkohė qė tė tjerėt specifikojnė bagėtitė femra.[8]
Ēėshtė avkasi ? - Pėrkufizimi i tij
Avkas ėshtė fjalė arabe dhe shumėsi i fjalės vaks. Njė vaks[9] ėshtė ēfarėdolloj sasie ose numri qė qėndron midis njė mase mė tė ulėt tė urdhėruar (pėr zekat) dhe asaj mė tė lartė (pėr shembull 25-36 deve). Dijetarėt bien dakord qė njė vaks i tillė ėshtė i pėrjashtuar nga zekati. Konfirmohet nga Profeti (a.s.) se ka thėnė rreth sadakasė pėr devetė: Kur numri i deveve arrin 25 (jepet pėr zekat) njė deve e re femėr qė ka mbushur njė vit dhe ka hyrė nė tė dytin. Kur ato arrijnė numrin 36-45, atėherė zekati pėr to ėshtė njė deve femėr e re dyvjeēare qė ka hyrė nė tė tretin.[10]
Pėrsa i pėrket sadakasė sė gjedhit, ai ka thėnė: Kur gjedhi arrin numrin 30-40, zekati ėshtė njė viē motak njė vjeē ose njė mėshqerrė qė ka hyrė nė vitin e dytė. Kur arrin numri 40, jepet njė lopė dyvjeēare qė ka hyrė nė tė tretin.[11]
Ndėrsa pėrsa i pėrket sadakasė sė bagėtive tė imėta, Profeti (a.s.) ka thėnė: Kur numri i deleve qė kanė kullotur lirisht ėshtė midis 42-120, zekati i tyre ėshtė njė dele.[12]
Duke u nisur nga faktet e mėsipėrme, ajo qė qėndron midis 25-36 deveve ėshtė konsideruar vaks, qė do tė thotė se nuk ka zekat pėr to. Nė tė njėjtėn mėnyrė ēfarėdo numri tė gjedhėve qė qėndron midis 30-40, konsiderohet vaks. Kjo aplikohet gjithashtu edhe pėr delet.
Ēfarė nuk duhet tė pėrfshihet nė zekat?
Kur pronat e dikujt llogariten pėr zekat, duhen marrė parasysh tė drejtat e tij si pronar. Gjėrat mė tė mira prej mallrave tė ndryshme nuk merren pėr zekat, derisa kėtė ta pranojė vetė pronari me dėshirė. Gjithashtu, duhen marrė parasysh tė drejtat e tė varfėrve. Njė kafshė me mangėsi nuk merret pėr zekat, vetėm nė rast se tė gjitha kafshėt e disponueshme janė tė mangėta. Zekati ėshtė i detyrueshėm nga mesatarja e asaj prone. Kėtė mendim e mbėshtesin faktet e mėposhtme: Ebu Bekri (r.a.) ka thėnė: Nuk merren pėr sadaka ato qė janė tė vjetra[13], ato qė janė me mangėsi[14] dhe cjeptė.[15]
Sufjan ibėn Abdullah Thekafiu tregon se Umeri (r.a.) e ndaloi mbledhėsin e zekatit tė mblidhte pėr zekat delet shterpė, ato qė mbahen nė shtėpi pėr qumėsht, ato qė janė tė mbarsura dhe dashi qė mbahet pėr mbarėshtimin e kopesė.[16]
Abdullah ibėn Muavije El Gadiri transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Kushdo qė i plotėson kėto tre kushte, do tė shijojė besimin (imanin): Ai qė e adhuron Zotin njė dhe beson se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij dhe e jep me zemėr zekatin e pronės sė tij ēdo vit dhe nuk ofron bagėti tė vjetra, shterpa, tė sėmura, tė zgjebosura, ato qė janė mė tė kėqijat dhe ato qė sjapin qumėsht. Ju duhet tė jepni njė prej mesit tė bagėtive tuaja. Me tė vėrtetė, Allahu nuk ju kėrkon tė jepni mė tė mirėn e as nuk ju urdhėron tė jepni mė tė keqen.[17] Transmetohet nga Ebu Daudi dhe Tabaraniu me njė zinxhir tė mirė transmetimi.
Zekati pėr kafshėt e tjera
Zekati nuk aplikohet pėr kafshė tė tjera pėrveē gjedhit dhe bagėtive tė imėta. Pėr
kėtė nuk ka zekat pėr kuajt, mushkat ose gomerėt. Zekati pėr ta jepet vetėm nė atė rast, kur ato pėrdoren pėr tregti.
Aliu (r.a.) transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: Njeriu nuk e ka pėr detyrė tė japė sadaka pėr kalin dhe robin e tij.[18] Transmetohet nga Ebu Daudi dhe Ahmedi me njė zinxhir tė mirė transmetimi.
Po ashtu, nuk qėndron qė Profeti (a.s.) tė ketė marrė sadaka pėr mushkat dhe gomerėt.
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) u pyet nėse ka zekat pėr gomerėt dhe ai u pėrgjigj: Asgjė nuk ėshtė pėrmendur (nė shpallje), pėrveē versetit kuranor:
فَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَه(وَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَه
Kush ka punuar ndonjė tė mirė sa grimca, do ta gjejė dhe kush ka punuar ndonjė tė keqe sa grimca, ka pėr ta gjetur.[19] (Ez-Zelzele, 7-8)
Kjo transmetohet nga Ahmedi dhe detajet e tij tashmė janė pėrmendur.
Harithete ibėn Mudarrib transmeton se ai kishte bėrė haxhin me kalif Umerin (r.a.) dhe tek ai kishte shkuar paria e Sirisė. Kėta tė fundit i kishin thėnė Umerit (r.a.): O prijės i besimtarėve! Ne kemi mbledhur disa robėr dhe kafshė, kėshtu qė merr sadaka nga pasuria jonė tė na pastrosh. Nėrsa prijėsi i besimtarėve u ishte pėrgjigjur: Dy pararendėsit e mi[20] nuk e kanė bėrė mė parė kėtė, por prisni njėherė ti pyes muslimanėt pėr kėtė.[21] Ky ėshtė transmetim i El Hajthemit, i cili citon se atė e ka treguar Ahmedi dhe po ashtu Tabaraniu nė librin e tij El Kebir. Transmetuesit e kėtij hadithi konsiderohen tė besueshėm.
Zuhri transmeton nga Selman ibėn Jesar se populli i Sirisė i tha Ebu Ubejde ibėn Xherrahit: Merr sadaka pėr kuajt dhe robėrit tanė!. Ai refuzoi e mė pas i shkroi Umerit (r.a.), i cili refuzoi gjithashtu. Ata folėn me tė pėrsėri dhe ai i shkroi Umerit (r.a.) sėrish. Umeri (r.a.), pasi vuri re kėmbėnguljen e letėrshkruesit, iu pėrgjigj: Nėse e dėshirojnė kėtė, merre prej tyre dhe ktheje pėrsėri tek ata (tė varfėrit e tyre) dhe robėrit e tyre.[22] Kjo ngjarje transmetohet nga Maliku dhe Bejhakiu.
Zekati pėr devetė e reja, viēat e njomė dhe qengjat
Kur njė person disponon nisabin e deveve, lopėve dhe deleve dhe gjatė tė njėjtit vit ata pjellin tė vegjėl dhe shtohen, atėherė zekati ėshtė i detyrueshėm nė fund tė vitit, si pėr numrin e llogaritur mė parė, ashtu edhe pėr pasardhėsit e tyre. Shumica e dijetarėve janė tė mendimit se zekati i tyre konsiderohet si zekat i pasurisė sė pėrgjithshme. Maliku dhe Shafiu transmetojnė nga Sufjan ibėn Abdullah Thekafiu se Umer ibėn El Hatabi ka thėnė: Numėroji bagėtitė e sapolindura qė mbahen nė krah nga bariu dhe mos i llogarit pėr zekat. Po kėshtu nuk llogariten pėr zekat as delet shterpė, tė sėmura, ato qė mbahen nė shtėpi pėr qumėsht, ato qė janė tė mbarsura dhe dashi qė mbahet pėr mbarėshtimin e kopesė. Zekati mblidhet nga cilėsia mesatare e pasurisė.[23]
Ebu Hanife, Shafiu dhe Ebu Thauri janė tė mendimit se bagėtia e posalindur nuk llogaritet nė pagesėn e zekatit, vetėm nė rast se kafshėt e rritura pėrbėjnė njė nisab. Gjithashtu, Ebu Hanife ka thėnė qė qengji mund tė shtohet pėr tė plotėsuar njė nisab, qoftė tė lindur nga e njėjta bagėti ose jo. Ato do tė llogariten pėr zekat nė fund tė vitit. Shafiu pėrcakton kushtin qė kafsha e re duhet tė lindė nga nisabi pėrpara pėrmbushjes sė tij. Sipas Ebu Hanifes, Daudit, Shabiut dhe Ahmedit nuk ka zekat pėr kafshėt e reja.
Ahmedi, Ebu Daudi, Darakutni, Nesaiu dhe Bejhakiu transmetojnė se Suvejd ibėn Gafle ka thėnė: Mbledhėsi i zekatit i Pejgamberit (a.s.) erdhi tek ne dhe e dėgjova tė thoshte: Nė pozitėn time si zyrtar, nuk merret zekat pėr kafshėn qė ėshtė me qumėsht gjiri. Nė zinxhirin e transmetuesve tė kėtij hadithi ėshtė Hilal ibėn Habab, tė cilin shumė e kanė cilėsuar tė besueshėm, por disa tė tjerė nuk e kanė konsideruar tė tillė.
Sipas mendimit tė Malikut dhe Ahmedit kafshėt e reja, ashtu si edhe tė rriturat, pėrfshihen nė zekat. Shafiu dhe Ebu Jusufi mbrojnė idenė qė tė paktėn njė kafshė e re prej kafshėve tė tjera tė reja ėshtė e detyrueshme (pėr zekat).
Kombinimi ose ndarja e kafshėve tė reja nga tė vjetrat
- 1- Suvejd ibėn Gafle ka thėnė se: Mbledhėsi i zekatit i Pejgamberit (a.s.) erdhi tek ne dhe e dėgjova tė thoshte: Ne nuk mbledhim zekat pėr kafshėt qė janė me qumėsht, as i ndajmė midis tyre tė reja dhe tė vjetra dhe as i kombinojmė bashkė. Njė burrė shkoi tek ai me njė deve qė kishte njė gungė tė madhe[24] dhe ai nuk e pranoi atė pėr zekat.[25] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nesaiu.
- 2- Enesi citon njė letėr qė ia kishte dėrguar Ebu Bekri (r.a.), ku, ndėr tė tjera, i shkruante: Kėto janė sadaka tė detyruara, tė cilat i Dėrguari i Allahut i bėri obligim pėr muslimanėt. Nuk ėshtė e nevojshme tė grumbulloni (tė reja dhe tė vjetra) ose ti ndani ato pėr tė pėrftuar sasinė e saktė tė sadakasė. Kur zekati ėshtė caktuar pėr dy gjėra bashkė, atėherė ne duhet ta ndajmė nė mėnyrė tė barabartė ndėrmjet tyre.[26] Transmeton Buhariu.[27]
Maliku nė librin e tij El Muata thotė: Kjo shpjegohet kur gjenden tre ortakė dhe secili prej tyre disponon 40 krerė bagėti, pėr tė cilat paguan zekat. Nėse ata i bashkojnė bagėtitė bashkė, zekati i tyre do tė jetė vetėm njė dele. Marrim njė shembull tjetėr. Dy ortakė kanė 201 bagėti. Zekati pėr to ėshtė tre bagėti. Nėse ata e ndajnė tufėn nė mes tyre, atėherė zekati i tyre do tė jetė nga njė dele pėr secilin.
Shafiu mbron idenė se ky pohim i adresohet si pronarit, ashtu edhe mbledhėsit tė zekatit. Secili urdhėrohet tė mos shtojė ose ndajė nga pasuria qė posedon, pėr tė pėrftuar njė zekat mė tė ulėt apo mė tė lartė. Pėrderisa pronari nga natyra e tij do tė preferonte njė zekat mė tė ulėt pėr pasurinė e tij, ai sipas kėsaj ēėshtjeje do ti kombinonte dhe do ti ndante pasuritė e tij. E njėjta gjė vlen edhe pėr mbledhėsin e zekatit, i cili mund tė dojė tė mbledhė sa mė shumė zekat qė tė jetė e mundur. Duke pėrdorur frazėn khashjetus-sadaka frikė e sadakasė, Profeti (a.s.) nėnkupton se ajo mund tė ulej dhe rritej, pėrderisa tė dyja alternativat janė tė mundshme. Kjo tregon se ai nuk preferonte njėrėn zgjedhje nė vend tė tjetrės. Kėshtu, ai i mundėsoi tė dyja alternativat.
Sipas hanefive, kjo nė njė farė mėnyre ėshtė njė ndalesė pėr ndarjen e pasurisė sė dikujt nga mbledhėsi i zekatit, kėshtu qė sadakaja e tij tė mos rritet. Pėr shembull, nėse njė njeri posedon 120 dele dhe ato ndahen nė tre tufa nga 40 secila, zekati do tė ishte tre dele. Njė tjetėr shembull: Nėse kemi ndonjė rast, kur dikush e bashkon pasurinė me njė tjetėr mundet qė sadakaja tė rritet. Pėr kėtė, nėse dikush zotėron 101 dele dhe njė tjetėr ka po tė njėjtin numėr, atėherė mbledhėsi i zekatit nėse i bashkon tė dyja tufat, do tė siguronte tre dele si pagesė pėr zekat, ndėrkohė qė sasia reale e detyrueshme pėr zekat ėshtė vetėm dy.
A ka ndikim kombinimi i kafshėve?
Hanefitė janė tė mendimit se, pėrderisa pėrcaktimi i zekatit ėshtė i pėrzier, kombinimi i kafshėve nuk ka efekt. Nuk ka rėndėsi nėse njė kombinim i tillė bėhet ndėrmjet ortakėve apo nėse ka dalė si pėrfundim pėr shkak tė fqinjėsisė. Nuk do tė ketė zekat pėr bashkimin e pronave tė ortakėve, vetėm nė rast se secili prej tyre arrin njė nisab. Pėr mė tepėr, ato duhet tė kenė njė bari tė pėrbashkėt, njė vathė tė pėrbashkėt dhe njė racė tė pėrbashkėt. Po ashtu, pronarėt duhet tė shprehin qėllimin pėr tu bashkuar nė pronėsi. Pasuria e secilit duhet tė njihet, pėrndryshe ata do tė konsiderohen si ortakė. Nė kėtė rast, secili individ duhet tė jetė i pėrgjegjshėm pėr nxjerrjen e zekatit dhe duhet tė jetė i njohur me rregullat e tij. Pėrzierja ndikon vetėm nė gjėnė e gjallė. Ēfarė merret si zekat do tė shpėrndahet ndėrmjet ortakėve nė pėrputhje me pjesėn e gjithėsecilit.
Sipas shafive ēdo pjesė e kombinimit ndikon nė zekat dhe nė kėtė mėnyrė zekati bėhet detyrė pėr tu paguar pėr dy ose mė shumė pjesė tė pasurisė sė bashkuar.
Kjo mund tė ketė efekt mbi sasinė e detyruar tė zekatit. Pėr shembull, nėse njė burrė apo dy burra qė posedojnė secili nga 20 dele dhe i bashkojnė dhentė e tyre, zekati i tyre nė kėtė rast ėshtė njė dele, por nėse nuk i bashkojnė, atėherė nuk ka zekat pėr asnjėrin. Nga ana tjetėr, bashkimi i 101 dhenve me tė njėjtin numėr rezulton pėr njė zekat prej njė dele e gjysmė pėr secilin. Megjithatė, nėse tufat e dhenve do tė llogariteshin veēmas, atėherė zekati i detyruar pėr secilėn tufė do tė ishte vetėm njė dele. Nė rastin e tre bashkimeve, ku secili prej tyre ka 40 dele e nė rast se i bashkojnė ato, zekati i detyruar ėshtė njė dele, qė do tė thotė se zekati i detyrueshėm pėr ēdo ortak ėshtė 1/3 e njė deleje. Megjithatė, nėse kėtė ēėshtje e trajtojmė veēmas, secili duhet tė paguajė nga njė dele. Pėr mė tepėr, duke vijuar nė kėtė temė, shafitė kushtėzojnė disa gjėra tė tjera, si mė poshtė:
- 1- Ortakėt duhet ta pėrshkruajnė financiarisht se do tė paguajnė zekatin.
- 2- Pausria e tyre duhet tė arrijė nisabin.
- 3- Zekati i tij ėshtė i detyrueshėm nė fund tė vitit.
- 4- Asnjė nga pasuritė nuk veēohet nga tė tjerat si vatha e pushimit, hapėsira pėr kullotje, ujitja, barinjtė, vendi ku ato milen etj.
- 5- Tufat e tė njėjtit lloji mbarėshtohen nga i njėjti dash.
Ahmedi bie dakord me Shafiun, pėrveē faktit se ai i kufizoi efektet e bashkimit tek kafshėt e kullotės dhe nuk i merr nė konsideratė pasuritė e tjera.
ZEKATI PĖR THESARET E FSHEHURA DHE MINERALET E ĒMUARA
Termi rikaz nga ana etimologjike rrjedh nga fjala rakaza, qė nė gjuhėn arabe do tė thotė diēka e fshehur. Allahu i Madhėruar thotė:
وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هَلْ تُحِسُّ مِنْهُمْ مِنْ أَحَدٍ أَوْ تَسْمَعُ لَهُمْ رِكْزًا
A po vėreni ndonjė prej tyre, ose a po dėgjon zėrin e ulėt tė tyre (nuk u ndihet zėri)? (Merjem, 98). Nė kėtė kontekst, kjo i referohet asaj ēfarė ruhej, groposej dhe fshihej nė kohėn e injorancės (periudha paraislame)[28].
Maliku dhe shumė dijetarė tė tjerė janė tė mendimit qė rikaz do tė thotė objekt i groposur, siē bėnin arabėt pėrpara se tė pėrqafonin Islamin. Qė tė quhet rikaz, objekti duhet tė gjendet pa pėrpjekje, vėshtirėsi dhe shpenzime. Nėse nuk plotėsohen kėto kushte, atėherė ai nuk konsiderohet rikaz.
Ebu Hanife ėshtė i mendimit qė rikaz ėshtė emri i njė subjekti tė fshehur nga Krijuesi ose nga krijesa e Tij, njeriu.
Vlerėsimi i mineraleve dhe kushteve tė tyre pėr zekat
Termi madin (mineral) vjen nga fjala adana qė do tė thotė tė qėndrosh, pra tė qėndruarit e diēkaje nė njė vend.
Dijetarėt kanė mendime tė ndryshme pėr mineralet pėr tė cilat jepet zekat.
Ahmedi ka mendimin se gjithēka e nxjerrė nga toka, qė formohet brenda saj, apo e groposur nga njeriu dhe ka vlerė si (ari, argjendi, hekuri, bakri, ēeliku, zafirėt, agatet, katrani, kristali, arseniku, nafta, squfuri etj.) ėshtė detyrim tė jepet zekat pėr to. Megjithatė, ai e kushtėzon faktin qė mineralet e nxjerra duhet tė arrijnė sasinė e nisabit, qoftė vetė ose me vlerėn e tyre.
Ebu Hanife ėshtė i mendimit se zekati paguhet pėr ēdo mineral qė mund tė merret siē ėshtė ose mund tė shkrihet nga zjarri si: ari, argjendi, hekuri ose bakri. Pėrsa i pėrket lėngjeve si katrani ose mineraleve tė ngurta qė nuk mund tė shkrihen nga zjarri si rubinėt, pėr to nuk kushtėzohet nisabi. Nė rastin e parė, administrimi i nisabit nuk ėshtė kusht prioritar. Pėr ato raste kur merret zekat, sasia ėshtė njė e pesta e tij, sado qoftė ajo sasi, shumė apo pak.
Maliku dhe Shafiu janė tė mendimit se zekati jepet vetėm pėr arin dhe argjendin jepet. Ashtu si Ahmedi, ata insistojnė se ari duhet tė peshojė tė paktėn 20 mithkal (peshė e barabartė me 4. 68 gr) dhe argjendi tė paktėn tė ketė vlerėn e 200 derhemėve. Ata bien dakord me hanefitė qė kėto minerale nuk e kanė tė nevojshme plotėsimin e njė viti pėr tė paguar zekat. Zekati pėr to bėhet i detyrueshėm nė ēdo kohė qė kjo sasi ėshtė e vlefshme.
Sipas dijetarėve tė mėsipėrm, duhet tė ndiqen procedurat e ngjashme me zekatin nė pėrgjithėsi nė shpėrndarjen e kėtij lloji zekati. Pėr Ebu Hanifen kjo shpėrndarje ėshtė e ngjashme me atė tė plaēkės sė luftės.
Legjitimiteti i zekatit pėr thesarin dhe mineralet
Qenia detyrim e zekatit pėr thesarin dhe mineralet tregohet nė thėnien e Ebu Hurejrės. Ai tregon se Profeti (a.s.) ka thėnė: Nuk ka kompensim pėr njė tė vrarė ose tė plagosur nga njė kafshė, pėr atė qė bie nė pus ose nga dėmtimi (vdekja) gjatė punės nė minierė, por njė e pesta e thesarit ėshtė e detyrueshme.[29]
Ibėn El Mundhir thotė se ai nuk njeh ndonjė qė ta kundėrshtojė kėtė hadith, pėrveē El Hasanit qė bėn dallime midis asaj qė ėshtė nė tokėn e luftės dhe asaj qė ndodhet nė tokėn islame. Pikėpamja e tij mbron idenė se, nėse rikazi gjendet nė tokėn e luftės, atėherė ėshtė e detyrueshme qė tė jepet njė e pesta e nėse gjendet nė tokėn islame do ti nėnshtrohet zekatit tė rregullt.
Duke e shpjeguar frazėn Nuk ka kompensim pėr dėmtimin gjatė punės nė minierė, Ibėn El Kajimi thotė se ka dy interpretime pėr kėtė thėnie:
Interpretimi i parė ėshtė se, gjithmonė kur dikush paguan dikė pėr tė gėrmuar njė minierė dhe pastaj bie nė tė dhe vritet, nuk ka kompensim pėr tė. Ky mendim mbrohet nga thėnia e Profetit (a.s.): Nuk ka kompensim pėr njė tė vrarė ose tė plagosur nga njė kafshė dhe pėr atė qė bie nė pus.
Interpretimi i dytė ėshtė se nuk ka zekat pėr mineralet. Ky mendim mbrohet nga thėnia e Profetit: ... por njė e pesta e thesarit ėshtė e detyrueshme. Kėshtu, ai bėri dallim midis mineraleve madin dhe thesarit rikaz. Ai e bėri tė detyrueshėm zekatin pėr rikazin, pasi ėshtė njė pasuri e fituar pa kosto apo pėrpjekje. Ai pėrjashtoi mineralet madin nga zekati, pasi ato kėrkojnė shpenzime dhe pėrpjekje tė mėdha pėr tu nxjerrė mbi sipėrfaqen e tokės.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
|
|

19-02-2008, 08:34
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri | |