 |
 |
 |
 |
|
 |

26-11-2007, 06:40
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
Autor: Sejjid Sabik
Pėrkthyer nga njė grup pėrkthyesish
Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani
Kėtu do tė gjeni:
Citat:
Ligjshmėria e Zekatit
Mbi zekatin dhe sadakanė
Zekati nė jurisprudencėn Islame
Nxitja pėr tė dhėnė zekat
Kėrcėnimi pėr mosdhėnien e zekatit
Gjykimi pėr mosdhėnėsit e zekatit
|
ZEKATI
Ligjshmėria e tij
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَى تِجَارَةٍ تُنجِيكُمْ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ)تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
(O ju qė keni besuar! A t’ju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm: T’i besoni Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e Allahut me pasurinė tuaj dhe me veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini). (Es-Saf, 10-11)
وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِسْمَاعِيلَ إِنَّهُ كَانَ صَادِقَ الْوَعْدِ وَكَانَ رَسُولاً نَبِيًّا(وَكَانَ يَأْمُرُ أَهْلَهُ بِالصَّلاَةِ وَالزَّكَاةِ وَكَانَ عِنْدَ رَبِّهِ مَرْضِيًّا
(Pėrkujtoju nė kėtė libėr Ismailin! Ai ka qenė shumė besnik nė premtimin (premtoi tė bėhej kurban) dhe i dėrguar, pejgamber. Ai urdhėronte familjen e vet nė faljen e namazit e nė dhėnien e zekatit dhe ishte shumė i pranishėm tek Zoti i tij). (Merjem, 54-55)
وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ لاَ تَعْبُدُونَ إِلاَّ اللَّهَ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَقُولُوا لِلنَّاسِ حُسْنًا وَأَقِيمُوا الصَّلاَةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ ثُمَّ تَوَلَّيْتُمْ إِلاً قَلِيلاً مِنْكُمْ وَأَنْتُمْ مُعْرِضُونَ
((Pėrkujtoni) Kur ne morėm zotimin e bijve tė Izraelit; mos adhuroni tjetėrkėnd pėrveē Allahut, tė silleni mirė me prindėrit, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve dhe njerėzve u thoni fjalė tė mira; falni namazin dhe jepni zekatin, e pastaj ju e thyet zotimin pėrveē njė pakice prej jush dhe ja kthyet shpinėn zotimit). (El-Bekare, 83)
قَالَ إِنِّي عَبْدُ اللَّهِ آتَانِي الْكِتَابَ وَجَعَلَنِي نَبِيًّا وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنتُ وَأَوْصَانِي بِالصَّلاَةِ وَالزَّكَاةِ مَا دُمْتُ حَيًّا
(Ai (Isai) tha: “Unė jam rob i Allahut, mua mė ka thėnė (ka caktuar tė mė japė) librin dhe mė ka bėrė pejgamber. Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) dhe zekat pėr sa kohė jam gjallė). (Merjem, 30-33)
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

26-11-2007, 06:42
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
Mbi zekatin dhe sadakanė
Nė gjithė kėtė libėr fjalėt sadaka janė pėrdorur nė mėnyrė tė ndėrthurur, gjė qė mund tė ngatėrrojė disi lexuesit. Arsyeja pėr njė gjė tė tillė ėshtė e qartė: nėse fjalėt sadaka dhe zekat janė tė njėjta, atėherė pėrse tė mos pėrqėndrohemi te njėra prej tyre. Nga ana tjetėr, nėse kėto dy fjalė ndryshojnė nė kuptim, atėherė pėrse tė mos pėrdorim sipas tekstit pėrdorimet e tyre tė sakta?
Pėr kėtė arsye ėshtė shpjegimi i mėposhtėm.
Nga ana gjuhėsore fjala sadaka rrjedh nga rrėnja “sidk” ose “sadk” qė do tė thotė “tė flasėsh tė vėrtetėn”, “tė jesh i sinqertė”.
Gjithashtu, mund tė pėrkthehet “ēiltėrsi” apo “efikasitet”. Pėrdorimi leksikor kuranor e ka shndėrruar kėtė rrėnjė foljore nė “sadaka”, njė term i pėrdorur pėr konceptin e dhuratės sė ofruar dikujt nga ai qė e zotėronte me tė drejtė, pa rezerva ose pendim dhe pa arsye tė tjera, e thėnė shkurt pėr kėnaqėsinė e Allahut tė Madhėruar. Pėr kėtė arsye ajo pėrmban katėr elemente thelbėsore: ligjshmėrinė e pronės sė dikujt, sinqeritetin e qėllimit, arsyet altruiste dhe kushtin qė tė jetė vetėm pėr hir tė Zotit.
Nė pamje tė parė sinqeriteti i qėllimit, altruizmi dhe kėrkimi i kėnaqėsisė sė Zotit mund tė shkaktojė njė rast teprimi, megjithatė tė tre elementėt janė tė varur nga njėri-tjetri. Pėr shembull, dikush mund tė jetė i sinqertė kur ndihmon tė tjerėt dhe gjithashtu mund tė jetė i motivuar nga altruizmi. Megjithatė, kėto dy elemente nuk mund t’i japin karakterin e sadakasė kėtij veprimi sepse mungon njėri prej tyre, qė ėshtė qėllimi vetėm pėr hir tė Zotit. Ndodh kėshtu pasi sadakaja nuk ėshtė njė koncept i veēantė pėr Islamin. Megjithėse ėshtė e futur nė eskatologjinė e Islamit, e cila nė mėnyrė paradoksale pėrfshin dhe interesat e kėsaj bote. Jo rastėsisht Kurani i referohet dhėnies sė sadakasė si njė pėrbėrės kryesor nė programin e tij pėr njerėzimin. Shokėt e Muhamedit (a.s.), gjatė dhėnies sė besės pėr besnikėri, i premtonin atij se, ndėr tė tjera do tė shpenzonin nė rrugė tė Allahut si nė bollėk, po ashtu edhe nė varfėri.
Hadithi i Ubade ibėn Samitit ka tė bėjė me kėtė ēėshtje. Ai tregon: “I Dėrguari i Zotit merrte premtimin tonė pėr besnikėri dhe ne zotoheshim se do tė qėndronim me tė nė ēdo rrethanė, do tė shpenzonim nė rrugė tė Allahut nė pasuri dhe nė varfėri, do tė urdhėronim pėr punė tė mira, do tė ndalonim tė tjerėt nga punėt e kėqija dhe do tė thonim tė vėrtetėn pėr Allahun, pavarėsisht nga pasojat”.
Njė pyetje me vlerė qė bėhet ėshtė se: Pėrse sadakaja u bė pjesė e premtimit?
Premtimi pėr tė dhėnė sadaka, megjithėse i vullnetshėm, ishtė njė pjesė thelbėsore e besės, pasi pa njė pėrgjegjėsi tė tillė shoqėria e re nuk do tė mund tė kishte mbijetuar as nė provėn e saj tė parė. Sadakaja simbolizon njė solidaritet kuptimplotė dhe vėllazėrinė midis pjesėtarėve tė umetit musliman. Ata sigurojnė njė rrjet tė sigurt pėr fillestarėt qė e kanė tjetėrsuar veten nga shoqėria jobesimtare dhe si rrjedhim pėrballen me vėshtirėsi ekonomike. Kufizimi i sadakasė nė njė sasi tė caktuar do tė kishte dėmtuar konceptin bazė duke dhunuar karakterin e saj vullnetar.
Nė tė njėjtėn kohė do t’i kishte mohuar shoqėrisė burimet e mėdha qė ajo siguron pėr nevojat e saj nėpėrmjet sadakasė. Si pėrfundim, ky kufizim do tė kishte vonuar rritjen shpirtėrore dhe morale tė pjesėtarėve tė kėsaj shoqėrie, tė cilėn ia premtonte Islami. Ėshtė tipik pėr shpirtin e Islamit, i cili mori mbi vete tė rindėrtojė njė shoqėri tė re, ku tė varfėrit nuk pėrjashtohen apo injorohen dhe ku njerėzit ndihen tė lidhur ngushtė ndėrmjet tyre si rrjedhojė e kujdesit reciprok. Ky lloj rindėrtimi i shoqėrisė buron nga koncepti islam qė Zoti ėshtė Mėshirues dhe ėshtė Ai, i Cili, siē thuhet dhe nė fjalėt domethėnėse tė Kuranit, ka marrė pėrsipėr t’i mėshirojė besimtarėt. Pėr kėtė virtyti hyjnor duhet tė reflektohej nė karakterin e besimtarėve. Sadakaja nuk siguroi vetėm njė pastrim pėr ndjenjėn individuale tė fajit ndaj tė shtypurve, por ajo gjithashtu i dha njė ndjenjė arritjeje dhėnėsit tė sadakasė si pjesėtar nė pėrpjekje tė pėrbashkėta pėr njė fillim tė ri.
Pėr kėtė sadakaja duhet tė shkonte pėrtej kuptimit tė bamirėsisė. Megjithėse dhėnia e parave ishte shfaqja e saj mė e fuqishme, sadakaja nuk qėndroi e kufizuar nė natyrėn materiale; ajo u zgjerua duke u bėrė stil jetese dhe njė model i ri. Kjo ėshtė arsyeja qė sipas njė hadithi, sadaka mund tė jetė gjithēka. Pėrmasa, sasia dhe forma janė tė parėndėsishme. Njė buzėqeshje e besimtarit nė sytė e njė besimtari tjetėr, heqja e pengesave nga rruga ėshtė aq me vlerė, sa mund tė jetė njė dhurim i madh parash.
Nė njė hadith tė njohur, tė transmetuar nga Ebu Musa El-Eshari thuhet se i Dėrguari i Zotit, Muhamedi (a.s.), ka thėnė se ēdo musliman duhet tė japė sadaka. Kur e pyetėn se si mund tė vepronte dikush qė nuk dispononte asgjė, ai u pėrgjigj se ai duhet tė punojė nė mėnyrė qė tė fitojė tė mira materiale pėr veten e tij dhe nė kėtė mėnyrė tė japė edhe sadaka. Kur e pyetėn se ēfarė do tė ndodhte me dikė qė nuk ka mundėsi ose nuk e bėn kėtė, Profeti (a.s.) ėshtė pėrgjigjur duke thėnė se ai duhet tė ndihmonte dikė qė ėshtė nė nevojė. Kur ėshtė pyetur se ēfarė duhet tė bėjė ai qė nuk e bėn kėtė, ai ka thėnė se ai person duhet tė urdhėrojė dhe nxisė pėr vepra tė mira. Kur e pyetėn se ēfarė duhet tė bėjė ai qė nuk e bėn as kėtė, ai ėshtė pėrgjigjur se ai person nė kėtėt rast duhet tė ndalojė nga e keqja, pasi dhe ajo do tė ishte sadaka pėr tė. [1]
Ai ēfarė ėshtė i rėndėsishėm nė kėto raste ėshtė qėllimi. Nėse bėhet pėr hir tė Allahut, atėherė hyn nė kufijtė e adhurimit. Nė mėnyrė paradoksale sadakaja nuk merr karakterin e njė obligimi, megjithėse shpėrblimi i saj nuk i pėrfill kornizat e kohės dhe vepruesi i saj vazhdon tė pėrfitojė nga ajo, pėr aq kohė sa sadakaja e tij ka vlerė nė jetė. Pėr shembull ndėrtimi i njė shkolle ose ngritja e njė familjeje tė mirė muslimane e mban ngjall tė vdekurin dhe ai pėrfiton nga ēdo e mirė qė rrjedh prej tyre. Kjo ėshtė tėrėsisht e ndryshme nga namazi dhe agjėrimi, tė cilat pėr nga natyra e tyre personale shkojnė bashkė me tė vdekurin nė momentin e vdekjes.
Nga ana tjetėr, zekati ėshtė njė sadaka e detyrueshme, tė cilėn i pasuri duhet t’ia paguajė shtetit islam, nė mėnyrė qė ta ndihmojė atė e tė krijojė njė mjedis tė favorshėm, ku qytetarėt tė jetojnė nė dashuri dhe qetėsi. Nėpėrmjet kėtij mjedisi shteti realizon detyrimet e tij karshi qytetarėve. Me fjalė tė tjera, zekati nė qėllimin e tij tė gjerė merret me politikat fiskale tė shtetit, pasi ndikon mbi klimėn shpirtėrore dhe morale duke qenė njė mjet pėr ndryshime shoqėrore, burim i vazhdimėsisė sė tij dhe njė mjet pėr sigurinė e kufijve te tij ideologjikė nė njė botė jo shumė miqėsore. Ėshtė vėrtetuar se Profeti (a.s.) e zotėronte zekatin si njė mjet shumė efikas, tė cilin ai e pėrdorte nė mėnyrė tė pėrfyturuar pėr tė ndėrtuar lėvizjen islame, pėr tė fituar mbi armiqtė e saj dhe nė kėtė mėnyrė tė pėrhapte ndikimin e kėsaj lėvizjeje.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
|
|

26-11-2007, 06:45
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
Ta cilėsosh zekatin si njė lėmoshė, jo vetėm qė e minimizon qėllimin e tij, por e poshtėron atė. Kurani e ngre zekatin nė nivelin e namazit (njė adhurim vetėm pėr Zotin) dhe u jep tė dyve njė barazi qė qėndron unike nė stilin kuranor tė tė shprehurit. Mėnyra se si ėshtė mbledhur zekati pa asnjė gjurmė dhune - duke i dhėnė tė drejtėn individit tė ndajė tė mirat e tij materiale qė do ti japė pėr zekat dhe duke e kufizuar mbledhėsin e zekatit qė tė marrė ēfarėdo qė ti jepet dhe nė pikėn mė kulminante duke bėrė lutje pėr dhėnėsin qė pasuria e tij tė rritet e ndan zekatin nga njė natyrė qė shkon shumė pėrtej asaj tė taksės.
Ajo qė duhet vlerėsuar sė tepėrmi rreth zekatit ėshtė se ai kryen njė punė qė sistemi i taksave nuk mund ta pėrmbushė. Tė gjitha sistemet e taksave, tė ngritura nga shteti, janė tė karakterizuara nga mosmarrveshjet midis qeverisė dhe qytetarėve. Fakti se njė tensionim i tillė shprehet apo jo nuk i pėrket kėsaj teme. Ajo qė duhet marrė nė konsideratė ėshtė fakti se ky tensionim ėshtė prezent. Madje dhe nė shoqėritė e ashtuquajtura tė zhvilluara, ku roli i taksave nė njė shtet modern ėshtė i kuptuar drejtė, ka njė konflikt interesash ndėrmjet dhėnėsit dhe marrėsit tė taksave. Pyetja Pse duhet tė mbėshtes programet sociale? vazhdon tė shfaqet nė forma dhe debate tė ndryshme.
Zekati nuk mbart nė vetvete probleme tė tilla, pasi ai merr parasysh kontekstet njerėzore tė marrėdhėnieve ekonomike. Nė thelb tė programit tė tij ėshtė njeriu. Alija Ali Izetbegoviē (Zoti e mėshiroftė!) e ka vėnė nė dukje shumė qartė kėtė pikė kur ka thėnė: Ēdo zgjidhje sociale duhet tė pėrfshijė zgjidhjet njerėzore. Ajo nuk duhet tė ndryshojė vetėm marrėdhėniet ekonomike, por gjithashtu edhe ato midis njerėzve. Kjo duhet tė sjellė, bashkė me shpėrndarjen e tė mirave materiale, edhe pėrhapjen e dashurisė, zhvillimit dhe mėshirės pėr njėri-tjetrin.Varfėria ėshtė njė problem, por gjithashtu ėshtė edhe njė mėkat (social). Ajo nuk zgjidhet vetėm pėrmes ndryshimit tė zotėruesit tė kėtyre tė mirave, por pėrmes sakrificės personale, qėllimit dhe vullnetit tė mirė. Asgjė nuk mund tė arrihej nėse do tė kishte vetėm ndėrrim tė pronarit, ndėrkohė qė urrejtja, shfrytėzimi dhe nėnshtrimi do tė ekzistonin nė shpirtrat e njerėzve. Kjo ėshtė arsyeja e dėshtimit tė revoltave fetare kristiane dhe revolucioneve socialiste. [2]
Interesimi i Islamit ėshtė shumė i madh pėr tė varfėrit dhe nevojtarėt, saqė kur sistemi dėshton nė arritjen e rezultateve ose kur tė pasurit janė tė papėrgjegjshėm pėr tė shtypurit, kėtyre tė fundit u lejohet tė rrėmbejnė pėr nevojat e tyre nga tė parėt, veēanėrisht nė njė situatė urie. Ky lloj radikalizmi ėshtė tipik pėr Islamin dhe nuk mund tė shpjegohet nė zhargonet socialiste ose tė dėnohet nga interesat borgjeze pėr ligj dhe rregull. Ėshtė njeriu dhe e drejta e tij pėr tė jetuar qė udhėheq ēdo gjė. Parapėlqimi i Sejid Sabikut pėr fjalėn shumė pėr tė paguar pėr termin zekat, megjithėse i pranuar nė literaturėn e jurisprudencės islame, nuk i ka shpėtuar diskutimeve. Nė njė hadith qė flet pėr Sadakanė e Fitrit ėshtė pėrdorur gjithashtu edhe fjala Zekati i Fitrit, kjo mbase pėr tė theksuar mė shumė detyrimin e saj. Profeti (a.s.) e bėri detyrė pėr ēdo femėr dhe mashkull, tė lirė apo skllav, pagesėn e njė saa (njėsi matėse e barabartė me 3 kg) hurmash ose elbi si zekat tė Fitrit[3] (qė quhet ndryshe sadakaja e ramazanit).
Nė njė hadith tjetėr Ibėn Abasi transmeton se Profeti (a.s.) urdhėroi pėr sadakanė e Fitrit, qė siē pastroheshin agjėruesit nga veprat e kėqija dhe gabimet e tyre, ashtu dhe tė varfėrve tu jepej mundėsia tė siguronin nevojat e tyre bazė pėr ushqim dhe veshmbathje. Pėr kėtė, sadakaja e njė personi qė e jep atė para faljes sė Bajramit tė Madh do tė pranohet nga Allahu si zekat i Fitrit, ndėrsa sadakaja e atij qė e vonon do tė quhet si bamirėsi e zakonshme.[4]
Nga ky hadith rrjedhin katėr parime:
- Sadakaja e Fitrit ėshtė e detyrueshme pėr tė gjithė.
- Dhėnia e saj e pastron atė qė e jep nga veprat e kėqija e nė kėtė mėnyrė e bėn mė perfekt agjėrimin e tij.
- Qėllimi i saj ėshtė ti ndihmojė tė varfėrit dhe nevojtarėt tė gėzojnė nė festėn e Bajramit.
- Pagesa sa mė shpejt e tij sjell shpėrblim tė madh.
Disa juristė, megjithėse e pranojnė detyrimin e sadakasė sė Fitrit, e caktojnė atė nė rastin e zotėrimit tė nisabit[5]. Pėr kėtė, nėse dikush nė mėngjesin e Bajramit nuk e ka minimumin e sasisė qė do ta detyronte tė paguajė zekatin, atėherė ai nuk ėshtė i detyruar tė paguajė sadakanė e Fitrit. Tė tjerė mbrojnė idenė se zotėrimi i kėsaj sasie nuk ėshtė kusht i detyrueshėm. Ēdo person qė zotėron rezervat e njė dite duhet tė paguajė sadakanė e Fitrit. Ka tre argumente qė e mbėshtesin pikėpamjen e mėsipėrme:
- Pothuajse nė tė gjithė hadithet mbi kėtė temė nuk gjendet kushtėzimi pėr zotėrimin e sasisė qė bėn tė detyruar pagimin e zekatit.
- Sasia qė duhet paguar ėshtė shumė e vogėl 2176 gramė hurma, elb, grurė ose ndonjė njėsi ushqimore tjetėr e vlefshme nė lloj ose vlerė.
- Veēoritė e zekatit qė kanė tė bėjnė me sasinė e detyruar pėr ta paguar atė nuk gjenden nė sadakanė e Fitrit. Pėr shembull, zekati nuk ėshtė i detyrueshėm pėr fėmijėt (pa sasinė e detyrueshme pėr dhėnien e zekatit), ndėrkohė qė sadakaja e Fitrit ėshtė e detyrueshme pėr ta
Pėrveē kėsaj, pėr pagesėn e zekatit duhet tė plotėsohet hauli (njė vit i plotė), ndėrkohė qė nuk ka njė periudhė tė tillė pėr sadakanė e Fitrit. Prindėrit duhet ta paguajnė sadakanė e Fitrit edhe pėr njė fėmijė qė lind para agimit tė ditės sė Bajramit. Personi qė vdes pėrpara agimit tė ditės sė Bajramit pėrjashtohet nga pagesa e sadakasė sė Fitrit, ndėrsa nė rastin e zekatit, nėse personi vdes pėrpara mbarimit tė pėrmbushjes sė vitit dhe zekati ka qenė i detyrueshėm pėr tė, nė kėtė rast zekati paguhet nga trashėgimtarėt.
Zekati si njė institucion ėshtė i lidhur ngushtė me politikat fiskale, madje ai luan njė rol tė rėndėsishėm nė zhdukjen e pabarazisė nė shoqėri. Zbatimi i tij nuk ėshtė i kufizuar nė njė apo nė dy ditė, por vazhdon gjatė gjithė vitit. Nė tė kundėrt, sadakaja e Fitrit ėshtė specifike pėr Bajramin, duke bėrė qė ata qė nuk kanė ushqim ose gjėra tė tjera tė gėzojnė nė festė duke mos u ndjerė tė pėrjashtuar nga atmosfera festive e Bajramit.
Njė referim i rastit mund ti bėhet dhe zekatit pėr frutat dhe perimet. Nė literaturėn klasike rreth zekatit, ashtu si edhe nė kėtė libėr, artikujt si perimet dhe frutat, pėrveē rrushit dhe hurmės kanė qenė tė pėrjashtuara nga zekati. Njė politikė e tillė e zekatit mbrohet dhe nga thėniet profetike. Megjithatė, nėse nė ēėshtje tė tilla qėllimi i Sheriatit ėshtė vendimtar si njė pėrcaktues, atėherė njė arsyetim logjik mund tė ngrihet pėr tė gjetur arsyen pse Profeti i pėrjashtoi ato (rrushin dhe hurmėn) nga zekati.
Ekzistojnė dy lloje artikuj tė ngrėnshėm:
- tė qėndrueshme dhe jo tė dėmtueshme
- tė dėmtueshme qė prishen lehtė
Profeti (a.s.) i bėri tė detyrueshėm pėr zekat artikujt e qėndrueshėm pėr arsyen e mundshme tė jetėgjatėsisė sė tyre gjatė ruajtjes. Ai la jashtė zekatit artikujt e dėmtueshėm, ku bėjnė pjesė frutat dhe perimet. Pėrjashtim bėn rrushi pėr tė cilin ndonjė mund tė thotė se, pėrderisa ai mund tė kthehet nė rrush tė thatė Profeti (a.s.) e ka pėrfshirė nė zekat, pavarėsisht se ai ėshtė njė frut. Nėse ky lloj arsyetimi ėshtė i pranueshėm, atėherė mund tė diskutohet fakti se nga ruajtja nė frigorifer e frutave, dallimi midis artikujve tė dėmtueshėm dhe tė padėmtueshėm si pėrcaktues pėr zekat nuk ėshtė mė i vlefshėm, nė mėnyrė tė veēantė kur bėhet fjalė pėr mollėt, portokallet, bananet dhe pjeshkėt. Nė mėnyrė tė ngjashme me rrushin, i cili mund tė kthehet nė rrush tė thatė, mund tė jenė dhe mollėt, kajsitė, ananasi dhe bananet. Tė gjitha kėto fruta mund tė thahen dhe ruhen pėr njė kohė tė gjatė, kėshtu qė ekziston mundėsia pėr tu pėrfshirė nė zekat. Zoti e di mė sė miri.
Vazhdon...
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
|
|

28-11-2007, 04:49
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
Zekati nė jurisprudencėn islame
Pėrkufizim
Zekati ėshtė ajo pjesė e caktuar e pasurisė sė dikujt qė Zoti obligon qė ajo tė jetė e destinuar pėr tė varfėrit.
Termi rrjedh nga rrėnja e foljes arabe tė shtosh, tė pastrosh dhe tė bekosh. Origjina e tij ėshtė nė urdhėrat e Allahut:
خُذْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَتُزَكِّيهِمْ بِهَا...
Merr prej pasurisė sė tyre lėmoshė qė ti pastrosh me tė dhe tu shtosh... (Et-Teube, 103)
Kjo ėshtė arsyeja qė kjo lloj sadakaje ėshtė quajtur zekat, pasi me pagesėn e saj personi shpreson tė marrė bekimin, pastrimin dhe rritjen e veprave tė mira.
Duke marrė parasysh natyrėn e tij, nuk ėshtė e ēuditshme qė zekati pėrbėn njė
nga pesė shtyllat e Islamit. Ai i ėshtė bashkangjitur namazit nė 82 ajete kuranore. Allahu i Lartėsuar ka porositur pėr tė nė Kuran, Profeti e vėrteton atė me Sunetin e tij dhe po ashtu umeti ėshtė unik nė kėtė.
Ibėn Abasi transmeton se, kur Profeti (a.s.) e dėrgoi Muadh ibėn Xhebelin ne Jemen (si guvernator tė tij), i tha: Ti po shkon tek njė popull qė janė ithtarė tė Librit. Ftoi ata tė pranojnė shehadetin: Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se unė jam i Dėrguari i Tij. Nėse e pranojnė dhe e deklarojnė kėtė, thuaju qė Allahu i Madhėruar i ka urdhėruar pėr pesė namaze gjatė ditės dhe natės. Nėse e pranojnė, thuaju gjithashtu se Ai ka urdhėruar pėr sadaka nga pasuritė e tyre, e cila merret nga tė pasurit e shoqėrisė muslimane dhe u ndahet tė varfėrve tė tyre. Nėse e pranojnė edhe kėtė, ki kujdes dhe mos e merr pasurinė mė tė dashur tė tyre dhe frikėsohu lutjes sė atij qė i ėshtė bėrė padrejtėsi, pasi nuk ka pengesė midis asaj dhe Allahut. [6]
Tabaraniu nė librin e tij El-Ausat dhe Es-Sagir transmeton nga Aliu (r.a.) se Profeti (a.s.) ka thėnė: Allahu ka detyruar muslimanėt e pasur tė japin njė pjesė nga pasuria e tyre sipas nevojave tė tė varfėrve tė tyre. Tė varfėrit nuk do tė vuajnė kurrė nga uria apo mungesa e veshmbathjes, derisa tė pasurit tė mos e neglizhojnė detyrimin e tyre. Nėse veprojnė kėshtu, Zoti me siguri do tu kėrkojė llogari dhe do ti dėnojė ashpėr.[7] Hadithi transmetohet nga Tabaraniu dhe ai ka thėnė se ky hadith ėshtė pėrcjellė vetėm nga ana e Thabit ibėn Muhamed Zahidit.
Nė ditėt e hershme tė Islamit nė Mekė nuk ishte vendosur kufi ose pėrcaktim mbi sasinė qė do dhurohej. Ky vendim i ishte lėnė ndėrgjegjes dhe bujarisė sė individit musliman. Vitin e dytė tė hixhretit, sipas autoriteteve tė njohura gjerėsisht, si lloji ashtu edhe sasia e zekatit, ishin tė caktuara dhe ishin siguruar ilustrime tė detajuara.
Vazhdon...
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

10-12-2007, 05:07
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
Nxitja pėr tė dhėnė zekat
a) Argumente nga Kurani
Nėpėrmjet sures Teube nė ajetin 103, Profeti (a.s.) autorizohet tė marrrė njė sasi tė caktuar nga pasuria e besimtarėve nė formėn e zekatit tė detyrueshėm ose njė shumė tė pacaktuar vullnetare tė zekatit (zekati tetavu). Nė kėtė ajet, pastrimi do tė thotė ti pastrojė ata nga kopracia dhe lakmia. Gjithashtu dhe nga harresa e tė varfėrve dhe tė vobektėve. Ti shenjtėrosh ata, do tė thotė ti vlerėsosh dhe respektosh pėrmes veprave tė mira dhe bekimeve, nė mėnyrė qė ata tė jenė tė lumtur si nė kėtė botė, ashtu dhe nė tjetrėn. Duke iu referuar jetės nė botėn tjetėr, Allahu thotė:
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ)آخِذِينَ مَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَلِكَ مُحْسِنِينَ)كَانُوا قَلِيلاً
مِنْ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ(وَبِالأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ(وَفِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ لِلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ
Tė devotshmit janė nė kopshte dhe burime. Tė kėnaqur qė kanė atė qė u dha Zoti i tyre se ata mė parė ishin mirėbėrės. Ata ishin qė flinin pak natėn, nė syfyr kėrkonin falje per mėkatet dhe nė pasuritė e tyre kishin caktuar tė drejtė pėr lypėsin dhe tė ngratin. (Edh-Dharijatė, 15-19)
Allahu e cilėson bamirėsinė dhe tė vepruarit drejt si cilėsi tė veēantė tė pėrkushtimit. Si pasojė e bamirėsisė sė tyre, ata falen natėn dhe kėrkojnė falje nga Allahu nė agim si njė mėnyrė adhurimi dhe afrimi tek ai. Bamirėsia e tyre shfaqet kur ata u japin tė varfėrve tė drejtėn e tyre nė shenjė respekti dhe mėshire pėr ta.
Zoti i Madhėruar mė tej thotė:
وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنْ الْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاَةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ سَيَرْحَمُهُمْ اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur me njėri-tjetrin; urdhėrojnė pėr tė mirė dhe ndalojnė nga e keqja; falin namazin dhe japin zekatin; respektojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Njerėz tė tillė Allahu ka pėr ti mėshiruar.... (Et-Teube, 71)
Tė tillė persona janė ata qė janė bekuar nga Zoti i tyre dhe u ėshtė dhėnė mėshira e Tij. Ata qė i besojnė sinqerisht Allahut, kujdesen pėr njėri-tjetrin me mbėshtetje e dashuri dhe nxisin pėr tė mirė dhe ndalojnė nga punėt e kėqija. Ata kanė njė lidhje tė fortė me Allahun nėpėrmjet lutjes dhe qė i forcojnė lidhjet e ndėrsjella midis tyre pėrmes zekatit. Si pėrfundim, kėta njerėz janė ashtu siē paraqiten nė suren El-Haxh nė ajetin 41, ku thuhet:
الَّذِينَ إِنْ مَكَّنَّاهُمْ فِي الأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلاَةَ وَآتَوْا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنْ الْمُنْكَرِ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الأُمُورِ
ata tė cilėt, pasi janė vendosur nė tokė, e falin namazin, japin zekatin, urdhėrojnė pėr punė tė mira dhe ndalojnė nga punėt e kėqija. Allahut i takon pėrfundimi i ēėshtjeve. Pra, dhėnia e zekatit ėshtė njė nga arsyet qė njerėzve tė drejtė u jepet fuqi nė tokė.
b) Argumente nga hadithi
Tirmidhiu transmeton nga Ebu-Kebsheh El-Amari se Profeti (a.s.) ka thėnė: Betohem mbi tre gjėra dhe ju kėrkoj ti mbani mend fjalėt e mia: Sadakaja nuk e pakėson kurrė pasurinė nga e cila nxirret; njė person tė cilit i bėhet padrejtėsi dhe bėn durim nė kėtė, Zoti do ti shtojė krenari; njė njeri qė fillon tė lypė, Zoti do ta bėjė atė tė varfėr.[8]
Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s.) ka thėnė: Allahu e merr bamirėsinė e bėrė me dorėn e Tij tė djathtė dhe pastaj e shton atė pėr ndonjėrin nga ju, nė tė njėjtėn mėnyrė siē ju rritni njė mėz, njė viē ose njė deve tė vogėl, kėshtu qė grimca bėhet aq e madhe sa mali i Uhudit.[9] Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu dhe ky i fundit e gradon kėtė hadith tė vėrtetė.
Pėr pėrmbajtjen e kėtij hadithi Uakiu thotė: Kjo gjė ėshtė e vėrtetuar edhe nga Kurani:
أَلَمْ يَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ هُوَ يَقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ وَيَأْخُذُ الصَّدَقَاتِ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
A nuk e dinin ata se Allahu ėshtė ai qė pranon pendimin e robėrve tė Tij, pranon lėmoshat
(Et-teube, 104) dhe
يَمْحَقُ اللَّهُ الرِّبَا وَيُرْبِي الصَّدَقَاتِ
Allahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn ... (El-Bekare, 276)
Pėrsėri Ahmedi transmeton me njė zinxhir transmetuesish qė konsiderohet i vėrtetė se Enesi ka thėnė: Njė njeri i fisit Temim shkoi tek i Dėrguari i Zotit dhe i tha: O i Dėrguari i Allahut! Unė kam shumė pasuri, njė familje tė madhe, njė shumė tė madhe parash dhe e nderoj mysafirin. Mė trego ēfarė tė bėj dhe si ta shpenzoj atė? I Dėrguari i Zotit iu pėrgjigj: Ndaje zekatin e pasurisė tėnde, se me tė vėrtetė ai ėshte njė pastrues qė tė pastron, ji i sjellshėm me tė afėrmit e tu dhe prano tė drejtat e tė varfėrve, fqinjėve dhe lypsėve![10]
Transmetohet nga Aishja se Profeti (a.s.) ka thėnė: Betohem mbi tre gjėra: Allahu nuk e barazon atė qė ka hise nė Islam me atė qė nuk ka. Hiset e Islamit janė tre: namazi, agjėrimi dhe zekati. Nė qoftė se njė njeri kujdeset pėr njė tjetėr nė kėtė botė, Allahu do tė kujdeset pėr tė Ditėn e Gjykimit. Nėse Allahu pėlqen njė njeri tė caktuar nė kėtė botė, me siguri qė do ta bėjė atė edhe Ditėn e Gjykimit. Pėrsa i pėrket tė katėrtės, unė po tė betohem mbi tė shpresoj tė mos bėj gjynah e ajo ėshtė se, nėse Allahu ia mbulon gabimet njė robi nė kėtė botė, me siguri se do tia mbulojė edhe nė Ditėn e Gjykimit.[11]
Tabaraniu transmeton nė librin El-Eusat se Xhabiri tregon: Njė burrė tha: O i dėrguar i Allahut! Ēfarė fiton dikush qė paguan zekatin e mallit tė tij? I Dėrguari i Allahut iu pėrgjigj: Shpėrblimi pėr atė qė jep zekatin e mallit tė tij ėshtė largimi i sė keqes brenda vetes.[12]
Pėr tė njėjtėn temė, Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Xherir ibėn Abdullahu ka thėnė: Unė i dhashė besėn Muhamedit (a.s.) se do tė falja namazin, do tė jepja zekatin dhe do tė kėshilloja ēdo musliman.[13]
Vazhdon...
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

25-12-2007, 02:55
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
Kėrcėnimi pėr mosdhėnien e zekatit
a) Argumente nga Kurani
Allahu i Madhėruar thotė:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ كَثِيرًا مِنْ الأَحْبَارِ وَالرُّهْبَانِ لَيَأْكُلُونَ أَمْوَالَ النَّاسِ بِالْبَاطِلِ وَيَصُدُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ وَالَّذِينَ يَكْنِزُونَ الذَّهَبَ وَالْفِضَّةَ وَلاَ يُنفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَبَشِّرْهُمْ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ
O ju qė besuat! Me tė vėrtetė njė shumicė e parisė fetare tė ēifutėve dhe tė krishterėve nė mėnyrė tė paligjshme e hanė pasurinė e njerėzve dhe pengojnė tė tjerėt nga rruga e Allahut. Lajmėroi pėr njė dėnim tė dhembshėm ata qė e ruajnė arin dhe argjendin dhe nuk e japin nė rrugėn e Allahut! (Et-Teube, 34) dhe
Ata qė bėhen koprracė me tė mirat qė ua ka dhėnė Allahu, kurrsesi tė mos mendojnė se kėshtu ėshtė mė mirė pėr ta! Jo, kjo ėshtė mė keq pėr ata! Ajo qė kanė grumbulluar do t'u ngarkohet atyre nė qafė Ditėn e Kiametit.. (Ali Imran, 180)
b) Argumente nga hadithi
Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi transmetojnė nga Ebu Hurejra se i Dėrguari i Allahut, Muhamedi (a.s.) ka thėnė: Asnjė zotėrues pasurie[14] qė nuk paguan zekatin nuk do tė kursehet nga djegia e tij nė zjarrin e xhehenemit dhe do tė kthehet nė pllaka. Pjesėt anėsore tė kokės dhe balli i atij personi do tė vulosen me to, derisa Allahu tė gjykojė robėrit e tij Ditėn e Gjykimit, ditė e cila zgjat 50 000 vjet. Pastaj individit do ti tregohet rruga, e cila e ēon nė parajsė ose nė ferr. Asnjė pronar devesh qė nuk e paguan zekatin nuk do tė kursehet. Ai do tė shtrihet mbi njė fushė tė rrafshėt rėre dhe devetė e tij do tė kalojnė mbi tė njėra pas tjetrės. Kur mbi tė, tė kalojė deveja e fundit, do tė kthehet rishtaz tė kalojė mbi tė deveja e parė e tufės, derisa Allahu tė lajmėrojė gjykimin e robėrve tė tij nė njė ditė qė zgjat 50 000 vjet. Individit nė fjalė do ti tregohet rruga e tij qė e ēon nė parajsė ose nė ferr. Nė tė njėjtėn mėnyrė, asnjė pronar delesh, qė nuk paguan zekatin nuk do tė kursehet. Ai do tė shtrihet pėrpara tyre nė njė fushė me rėrė dhe delet do tė kalojnė sipėr tij me aq fuqi sa do vijnė dhe do ta shkelin me thundrat e tyre dhe do ta shpojnė me brirėt e tyre - me brirė tė pėrdredhura ose pa brirė vijnė njėra pas tjetrės. Kur mbi tė, tė kalojė kafsha e fundit, do tė kthehet rishtaz tė kalojė mbi tė kafsha e parė e tufės, derisa Allahu tė lajmėrojė gjykimin e robėrve tė Tij nė njė ditė qė zgjat 50 000 vjet. Individit nė fjalė do ti tregohet rruga qė e ēon nė parajsė ose nė ferr.
Shokėt e pyetėn Profetin (a.s.): O i Dėrguari i Allahut! Po pėr kuajt? Ai iu pėrgjigj: Kuajt mbajnė mirėsi nė ballin e tyre (ose ka thėnė): Mirėsia qėndron nė ballin e kuajve deri nė Ditėn e Gjykimit. Kuajt janė tre llojesh: Ata mund tė jenė shkak pėr shpėrblimin e pronarit, mund tė jenė njė mbulesė ose njė barrė pėr tė. Pėrsa i pėrket asaj qė sjellin shpėrblim ėshtė pėr atė qė i rrit dhe i stėrvit ata pėr hir tė Allahut. Ai person ka shpėrblim, aq sa dhe i gjithė ushqimi qė ata hanė konsiderohet shpėrblim pėr atė person. Pėr ēdo fije bari nė lėndinėn ku ata kullosin ka shpėrblim, pėr ēdo pikė uji qė dikush ua jep atyre pėr tė pirė nga ndonjė lumė ka shpėrblim.... Ai vazhdoi kėshtu derisa pėrmendi shpėrblim pėr fekalet (jashtėqitjen) dhe urinėn e tyre. Pastaj ai vazhdoi: Pra, dhe pėr ēdo hap qė ata hedhin nė malore ka shpėrblim. Ai qė i rrit ata me krenari dhe i kujton tė drejtat e shpinėve dhe barqeve tė tyre si nė bollėk, ashtu edhe nė mjerim, atij ata do ti falin mbulim (nė botėn tjetėr). Pėr atė person, pėr tė cilin kuajt janė njė barrė, ėshtė ai person qė i rrit pėr lavdi dhe pėr tu dukur nė sytė e njerėzve. E pyetėn: O i Dėrguari i Allahut! Po pėr gomerėt? Ai tha: Zoti nuk mė ka shpallur ndonjė gjė pėr ta, pėrveē kėtij ajeti kuptimplotė dhe tė veēantė: E kush punoi ndonjė gjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė.[15] (Ez-Zelzele, 7)
Buhariu dhe Muslimi transmetojnė nga Profeti (a.s.) se ai ka thėnė: Ēdokush qė Allahu e ka pasuruar dhe ai nuk paguan zekat nga pasuria e tij, nė Ditėn e Gjykimit ajo do tė kthehet nė njė gjarpėr helmues i shogėt me dy njolla tė zeza mbi sytė e tij. Gjarpėri nė Ditėn e Gjykimit do ta rrethojė qafėn e tij dhe do tia kafshojė faqet duke i thėnė: Unė jam pasuria dhe thesari yt. Pastaj Profeti (a.s.) lexoi vargun kuranor:
وَلاَ يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَا آتَاهُمْ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ هُوَ خَيْرًا لَهُمْ بَلْ هُوَ شَرٌّ لَهُمْ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Ata qė bėhen koprracė me tė mirat qė ua ka dhėnė Allahu, kurrsesi tė mos mendojnė se kėshtu ėshtė mė mirė pėr ta! Jo, kjo ėshtė mė keq pėr ata! Ajo qė kanė grumbulluar do t'u ngarkohet atyre nė qafė Ditėn e Kiametit. E Allahut ėshtė trashėgimia e qiejve dhe e Tokės dhe Allahu e di mirė ē'punoni ju.[16] (Ali Imran, 180)
Ibėn Umeri tregon se Profeti (a.s.) ka thėnė: O muhaxhirun! Bėni kujdes nga pesė gjėra: nėse sprovoheni me to ose gjenden nė mesin tuaj, i kėrkoj Allahut tė mos i arrini: Nėse imoraliteti pėrhapet nė njė shoqėri dhe nuk ekziston ndjenja e turpit pėr pėrhapjen e tij dhe pėrmendjen e tij (njerėzit flasin rreth tij sikur asgjė e keqe tė mos kishte ndodhur) mes tyre do tė shfaqen sėmundje qė nuk kanė ekzistuar tek parardhėsit e tyre. Nėse masin mangut ata do ti pėrfshijė varfėria, rezervat do tu pakėsohen dhe udhėheqėsi i tyre do tė jetė zullumqar. Nėse nuk e paguajnė zekatin e detyruar mbi pronėn e tyre, do tu ndalohen reshjet nga qielli dhe po tė mos ishin shtazėt nuk do tė binte shi. Nėse ata deklarojnė shkėputjen e lidhjeve tė tyre me Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, do tė udhėhiqen nga njė armik qė do tė jetė i huaj pėr ta dhe do tu marrė njė pjesė tė pasurisė sė tyre. Nėse udhėheqėsi i tyre nuk udhėheq sipas ligjeve tė librit tė Allahut, ata njerėz do tė pėrfshihen nga lufta civile.[17] Transmeton Ibėn Maxhe, El Bezari dhe Bejhakiu.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnė nga El Ehnaf ibėn Kajs se ai ka thėnė: Isha me disa burra nga fisi i Kurejshėve, kur erdhi njė burrė[18] me flokė, rroba dhe pamje tė ērregullt. Ai qėndroi, i pėrshėndeti ata dhe u tha: Lajmėroni ata qė kanė grumbulluar pasuri qė njė gur do tė nxehet nė zjarrin e xhehenemit dhe do tė vendoset nė majėn e gjokseve tė tyre, derisa tė dalė nė majė tė shpatullės. Pastaj do tė vendoset nė majė tė shpatullės derisa tė dalė nga maja e gjokseve tė tyre dhe ata do tė tronditen.
Pastaj ai u largua - tregon El Ehnaf ibėn Kajsi u ul pranė njė shtylle e ndoqa dhe u ula pranė tij, pa e ditur se kush ishte. I thashė: Kėta njerėz nuk e pėlqyen atė qė u the. Ai mė vėshtroi dhe tha: Ata nuk kanė kuptuar asgjė nga ato qė tha shoku im. Unė e pyeta: Kush ėshtė shoku yt? Ai u pėrgjigj: Profeti (a.s.). Njė ditė ai mė pyeti: A e shikon malin e Uhudit? Unė vėshtrova diellin pėr tė parė edhe sa kohė kishte mbetur nga dita, pasi mendova se ai do tė mė dėrgonte pėr tė marrė diēka pėr tė. I thashė: Po. Mė pas ai tha: Asgjė nuk do tė mė kėnaqte mė tepėr se tė kisha flori aq sa madhėsia e Uhudit dhe ta shpenzoja tė tėrėn nė rrugė tė Allahut, pėrveē tre dinarėve. Me tė vėrtetė kėta njerėz nuk kuptojnė asgjė dhe vazhdojnė tė grumbullojnė pasuri. Pasha Allahun! Unė nuk i kėrkoj atyre asgjė nga kjo botė e as nga feja derisa tė takoj Allahun e Lartėsuar.[19]
Gjykimi pėr mosdhėnėsit e zekatit
Zekati ėshtė njė nga kėrkesat themelore tė Islamit dhe obligim pėr muslimanėt. Nė lidhje me kėtė i gjithė umeti musliman ėshtė unik dhe ėshtė bėrė aq e njohur sa, nėse dikush e mohon kėtė detyrim, ai do tė ishte jashtė Islamit dhe ligjėrisht mud tė dėnohej me vdekje pėr mosbesimin e tij, pėrveē rastit nėse ai do tė ishte njė musliman i ri dhe do tė justifikohej me paditurinė e tij. Nėse dikush nuk e paguan atė, pa e mohuar obligimin e tij, ai konsiderohet si mėkatar dhe ky veprim nuk e nxjerr atė jashtė Islamit. Ėshtė detyrė e udhėheqėsit tė mbledhė zekatin nga debitorėt e vonuar me forcė dhe qortohet, duke marrė parasysh rastin kur ai mbledh mė shumė se sasia e caktuar. Megjithatė, sipas pikėpamjes sė Ahmedit dhe Shafiut (nė mendimin e tij tė hershėm), udhėheqėsi mund tė merrte ½ e sasisė sė pasurisė sė debitorėve tė vonshėm mbi sasinė e llogaritur pėr zekat si dėnim.
Ky mendim bazohet nė atė qė Ahmedi, Nesaiu, Hakimi, Ebu Dauti dhe Bejhakiu kanė transmetuar nga Behz ibėn Hakimi dhe zinxhiri i transmetuesve shkon deri tek gjyshi i tij, i cili thotė: E kam dėgjuar Profetin e Allahut tė thotė: Nuk ka dallim nė llogari pėr paguesin me dėshirė, nėse devetė e tij janė tė rritura apo janė tė vogla. Por, nė qoftė se dikush nuk e paguan atė, atėherė do ti merret atij si detyrim ½ e pasurisė sė tij, kjo pasi ėshtė njė e drejtė e Zotit tonė tė Lartėsuar dhe tė Madhėruar dhe nuk i takon asgjė nga ajo pasuri familjes sė Muhamedit.[20]
Ahmedi ėshtė pyetur pėr zinxhirin e kėtij hadithi dhe ai e ka konsideruar si tė mirė. Hakimi thotė pėr Behzin se hadithi tij ėshtė autentik. Imam Shafiu, sipas Bejhakiut, nuk e ka pėrfshirė atė nė konsideratėn e fikhut duke thėnė se ky hadith nuk ėshtė konfirmuar nga studiuesit e hadithit e po tė vėrtetohej ky hadith, do tė vepronim sipas tij.
Nė qoftė se disa njerėz nuk e paguajnė zekatin duke e ditur se ėshtė detyrė dhe duke pasur mundėsi pėr ta paguar, ata duhet tė luftohen, derisa ta dorėzojnė dhe ta paguajnė atė.
Buhariu dhe Muslimi tansmetojnė nga Umeri se ai e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut tė thotė: Jam urdhėruar ti luftoj njerėzit, derisa tė dėshmojnė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Tij, tė falin namazin dhe tė japin zekatin. Nėse e bėjnė kėtė kanė siguruar jetėn dhe pasuritė e tyre, pėrveēse nga ajo qė i detyrohen Islamit dhe llogaria e tyre ėshtė tek Allahu.[21]
Ebu Hurejra transmeton tė ketė thėnė se kur vdiq Muhamedi (a.s.) dhe atė e pasoi si kalif Ebu Bekri (r.a.), disa arabė e lanė fenė duke u bėrė shkak qė Ebu Bekri tu shpallė luftė atyre.[22] Umeri i tha atij: Pse duhet ti luftosh kėta njerėz, kur Profeti (a.s.) thotė: Jam urdhėruar ti luftoj njerėzit, derisa tė dėshmojnė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Tij, tė falin namazin dhe tė japin zekatin. Nėse e bėjnė kėtė kanė siguruar jetėn dhe pasuritė e tyre, pėrveēse nga ajo qė i detyrohen Islamit dhe llogaria e tyre ėshtė tek Allahu.
Ebu Bekri (r.a.) iu pėrgjigj: Pasha Allahun! Unė do ti luftoj ata qė e ndajnė namazin nga zekati, se zekati ėshtė detyrė mbi pasurinė. Pasha Allahun! Nėse ata do mbanin edhe njė kec qė e paguanin nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut, unė do ti luftoja ata pėr atė ndalesė.
Pastaj Umeri (r.a.) tha: Pėr Zotin! Ishte Ai qė ia dha Ebu Bekrit (r.a.) njohurinė e saktė pėr tė luftuar dhe unė e mora vesh mirė se ai kishte pasur tė drejtė.[23]
I njėjti hadith i transmetuar nga Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu ka variantin vijues: Nėse ata ndalojnė edhe litarin e devesė[24], nė vend tė kecit.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

08-01-2008, 13:47
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
[1] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
2 Marrė nga libri Islami ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit i Alija Izetbegoviē.
[3] Libri Sahihul-Buhari fq. 342.
[4] Transmeton Ebu Daudi dhe Ibėn Maxhe.
[5] Me nisab kuptojmė pėrmbushjen e sasisė sė duhur tė pasurisė, e cila obligon nxjerrjen e zekatit. ( Shėnim i redaktorit).
[6] Buhariu 1395, 1496, 2448, 4347, 7371, Muslimi 121, Ebu Daudi 1584, Tirmidhiu 625, 2014, Nesai 2434, Ibėn Maxheh 1783, Ahmedi 1/233.
[7] Hadith Daif. "Et Targib" 462, "Tamamul Mineh" 357. E ka nxjerrė Taberani nė "Es Sagir" 1/162, , Ebu Ubejd 1909.
[8] Hadith Sahih. "El Mishkat" 5287, "Et Targib" 16,869,2463, "Sahihul Xhami" 3024. E ka nxjerrė Tirmidhiu 2325, Ibėn Maxheh 4228, Ahmedi 17339.
[9] Hadith Sahih Ligajrihi. "Et Targib" nėn hadithin nr. 856. E ka nxjerrė Tirmidhiu 661, Ahmedi 2/268,404,471.
[10] Hadith Daif. "Tamamul Mineh" 358. E ka nxjerrė Ahmedi 3/136.
[11] Hadith Sahih. "Es Sahiha" 1387, "Et Targib" 374. E ka nxjerrė Ebu Jeala nė "Musnedin" e tij 2/216, Ahmedi 6/145, Tahaviu nė "El Mushkil" 2/50, el Hakim 1/19, 4/384.
[12] Hadith Hasen Ligajrihi. "Et Targib" 743. E ka nxjerrė Taberani nė "El Eusat", Ibėn Huzejme, El Hakim.
[13] Buhariu 57, 501, 1336, 2049, 2566, Muslimi 197, Tirmidhiu 1925, Darimi 2/248, Ahmedi 4/358,361,364,365.
[14] Ēdo pasuri e akumuluar, pėr tė cilėn nuk ėshtė dhėnė zekati, quhet thesar (kenz), ndėrsa pasuria e cila ėshtė pastruar me dhėnien e zekatit nuk quhet thesar, sado e madhe qoftė.
[15] Buhariu 1402 me kuptim tė pėrafėrt dhe tė shkurtuar, Muslimi 2289, Ebu Daudi 1658, Ibėn Maxheh 2788, Ahmedi 2/262,383.
[16] Buhariu 1403, Muslimi 2293 me kuptim tė pėrafėrt, Nesai 2482, Ahmedi 2/98, 137, 156, 355, 489.
[17] Hadith Sahih. "Et Targib" 764. E ka nxjerrė Ibėn Maxheh 4019.
[18] Ky burrė ka qenė sahabi i njohur Ebu Dherr El-Gafari.
[19] Buhariu 1407, Muslimi 2303.
[20] Hadith Hasen. "El Irva" 791 (3/263). E ka nxjerrė Ebu Daudi 1575, Nesai 2444, Darimi 1/396, Ibėn Ebi Shejbe 4/10, Ibėn Xharudi 174, el Hakim 1/398, Bejhakiu 4/105, Ahmedi 4/2,4.
[21] Buhariu 25, Muslimi 128, Ebu Daudi 2641, Nesai 3967, Bejhakiu 4/104, el Hakim 1/387.
[22] Kėta arabė ishin antarė tė fisit Beni Jerbuė. Ata kishin grumbulluar zekatin pėr tia dėrguar Ebu Bekrit, por Malik ibėn Nuejre i ndaloi qė ta jepnin dhe ua shpėrndau atė mes tyre. Ishin kėta individė, pėr tė cilėt Umeri r.a. ishte nė mėdyshje dhe u bėnė shkak pėr diskutimin qė pati me Ebu Bekrin nė lidhje me rastin e tyre, pėr tė cilėt argumentoi me hadithin e lartpėrmendur. Luftimi i tyre u zhvillua nė vitin e 11 pas hixhretit te Profetit a.s.
[23] Buhariu 1399, Muslimi 124, Ebu Daudi 1556,1557, Tirmidhiu 2607, Nesai 2443, Bejhakiu 4/104, el Hakim 1/387.
[24] Sipas verifikimit tė tekstit tė hadithit, pėrmendet se termi litari qė lidh devenė, ėshtė pėrmendur pėr ti dhėnė njė rėndėsi tė veēantė dhėnies sė zekatit.
|
|
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
|
|

08-01-2008, 13:50
|
.gif?dateline=1160997131) |
Anėtarė me Pėrvojė
|
|
Data e Anėtarėsimit: 14-01-2006
Postimet: 265
All-llahu tė shpėrbleftė: 108
Falėnderuar 405 herė nė 170 Postime
Rep Fuqia: 200
|
|
|
Re: Zekati, gjithēka rreth tij - Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
Kush detyrohet tė paguajė zekat
Zekati duhet tė paguhet nga ēdo musliman qė ka njė shumė tė caktuar (nisab) nga ēdo lloj pasurie, nga e cila duhet tė jepet zekati. Nisabi ėshtė i kushtėzuar nga sa mė poshtė:
1- Zekati paguhet pėr ēdo shumė qė mbetet, pasi tė jenė mbuluar shpenzimet e domosdoshme pėr ushqim, veshmbathje, strehim, automjete dhe makineri tė nevojshme.
2- Duhet tė kalojė njė vit i plotė sipas kalendarit tė Hixhrit qė nga koha e zotėrimit tė nisabit, pa asnjė rėnie gjatė vitit. Nė rast uljeje (tė qenit mė pak se nisabi) viti i llogaritjes (hauli) fillon nga dita e pėrmbushjes (plotėsimit) tė nisabit.
Duke komentuar kėtė ēėshtje, Neveviu ka thėnė: Sipas mendimit tonė, Malikut, Ahmedit dhe shumicės sė dijetarėve, sasia e pasurisė qė bėn tė detyruar pagimin e zekatit si pėr floririn, argjendin dhe kafshėt e kullotės, ėshtė e lidhur me plotėsimin e nisabit gjatė njė viti tė plotė. Nėse sasia e zekatit ulet nė ēfarėdo kohė tė vitit, llogaritja e vitit nuk vazhdon. Mė vonė, kur plotėsohet nisabi, llogaritja e vitit bėhet nga momenti i plotėsimit tė nisabit. Pėr tė njėjtėn temė, Ebu Hanife mbron idenė: Ajo ēka ėshtė e rėndėsishme ėshtė ekzistimi i nisabit nė fillim dhe nė fund tė vitit. Ulja e tij nė mes tė vitit nuk ka rėndėsi, edhe nėse paguesi i zekatit kishte 200 derhem dhe i humbi tė gjitha pėrveē 1 derhemi gjatė vitit dhe nėse ai kishte 40 dele dhe nga ngordhja e tė cilave i mbetet vetėm njė gjatė vitit. Nė qoftė se nė fund tė vitit ai kishte 200 derhem ose 40 dele, ai duhet tė paguajė zekat pėr tė gjitha kėto. Ky kusht nuk aplikohet me zekatin e tė mbjelljeve dhe frutave. Pėr zekatin e tyre duhet tė paguhet ditėn e vjeljes. Allahu i Madhėruar thotė: Jepeni hakun e tyre ditėn e vjeljes.
El Abderi e ka shtjelluar kėtė temė duke thėnė se pasuri | |