Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: Zeqati

  1. #1
    Muxhahidi nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2005
    Postimet
    183
    All-llahu të shpërbleftë
    51
    Falënderuar 171 herë në 73 Postime
    Rep Fuqia
    303

    Zeqati

    Zeqati

    Dine, Allahu ju dhashtë sukses mua dhe juve se patjetër duhet njihen gjërësisht dispozitat e Zeqatit dhe kushtet e tij. Sqarimi se kush e ka obligim dhënjen e tij, kush e ka obligim marrjen e tij dhe sa obligohet nga dhënja e tij
    Zeqati është njëra nga shtyllat e Islamit dhe themeleve të tij. Kjo është sqaruar dhe qartësuar me argumente nga Kur’ani dhe Suneti.

    Allahu (subhanehu ve teala) në librin e Tij e ka krahasuar zeqatin me namazin në tetëdhjet e dy vende. Pra, kjo argumenton rendësinë e madhe të tij dhe lidhjen e ngushtë mes zeqatit dhe namazit. Saqë ka thënë Halifja i parë i Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem), Ebu Bekër Es-Sidiku (radijallahu anhu): “Do t’i luftoj ata që bëjnë dallim mes zeqatit dhe namazit

    Allahu (subhanehu ve teala) thotë:

    Falne namazin dhe jepni zeqatin dhe falnu me ata që falen” (bini në ruku me ata që bijnë) (el Bekare 43).

    Gjithashtu Allahu (subhanehu ve teala) thotë:

    Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtetë Allahu falë është mëshirues” (et Tevbe 5).

    Pejgameberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) thotë:

    Është ndërtuar Islami në pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjtër me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënja e zeqatit, agjërimi i ramazanit dhe shkuarja në haxh për atë që ka mundësi”.

    Muslimanët kan arritur njëzëshmeri se zeqati është farz (obligim) dhe shtyllë e tretë e Islamit. Gjithashtu janë unanim se a i cili e mohon atë ka bërë kufër dhe duhet luftuar atë që e ndalon dhe nuk e jep zeqatin.

    · Zeqati është obliguar në vitin e tretë Hixhrij. Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) i dërgonte shokët e tij për marrjen dhe mbledhjen e zeqatit në mënyrë që t’u ipet merituesëve të tij, e poashtu në këtë ka kaluar edhe suneti i Hulefai Rrashidinëve dhe veprimi i muslimanëve.

    · Dhënja e zeqatit është bemirësi në moral, pastrim i pasurisë nga ndytësira, mbrojtje nga të këqijat dhe adhurim ndaj Allahut (subhanehu ve teala). Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. Allahu dëgjon e sheh” (et Tevbe 103).

    Pra, nga ky kënd, zeqati është pastrim i shpirtërave nga koprracia, sprovë për të pasurin përdirisa ai afrohet tek Allahu me dhënje nga pasuria e tij.
    · Allahu (subhanehu ve teala) e ka obliguar zeqatin në pasuritë që posedojnë, barazim dhe që në to shtohet rritja dhe fitimi, psh: Ajo që zhvillohet vetvetiu siç janë bagëtia dhe të mbjellurat (bujqësia). Poashtu ajo që shtohet me përdorim në tregëti si: ari, argjendi dhe tregëtia në përgjithësi. Allahu e ka bërë masën e nxjerrjes së zeqatit sipas lodhjes dhe mundit në pasurinë që ipet- nxirret zeqati prej saj. Ka obliguar ne Rikkaz ( pjesë e pasurisë nga xhahiljeti (injoranca) një të pestën dhe atë që ka lodhje, kurse në atë që është zhvilluar pa lodhje gjysmën e një të pestës, e atë që është gjetur lodhja në të dy anët, çerekun e nji të pestës. E poashtu në atë që shtohet lodhja dhe është e përzier si paratë dhe tregëtia me çmimin e një të pestës.
    · E ka emërtuar Allahu zeqatin pastrim, për shkak se ai e pastron shpirtin dhe pasurinë. Zeqati nuk është gjobë e as tatim që e pakëson pasurinë dhe i bënë dëm dhënësit të tij. Përkundrazi, zeqati e shton pasurinë prej nga nuk vërejnë e as hetojnë njerëzit.

    Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) thotë:

    Nuk pakësohet pasura nga sadakasë (zeqatit)”

    · Zeqati në sheriatin Islam është obligim në pasuri të posaçme (që ipet) një grupi të posaçem në kohë të posaçme, e që kjo kohë është kalim i një viti në bagëti, monedhë dhe tregëti. Ndërsa zeqati në drithëra dhe fruta ipet me rastin e mbledhjes së tyre. Poashtu arritja e masës (nisabit) që obligon zeqatin në mjaltë dhe nxjerrja e asaj që obligohet në xehe dhe perëndimi i diellit natën e Bajramit në Sadakatulfitër.

    Marrur nga : El-Mulehas el-Fikhij

    Dr. Salih bin Fevzan bin Abdullah Al Fevzan

  2. #2
    Muxhahidi nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    21-08-2005
    Postimet
    183
    All-llahu të shpërbleftë
    51
    Falënderuar 171 herë në 73 Postime
    Rep Fuqia
    303
    QËLLIMI I ZEKATIT

    Me dhënien e zekatit arrijmë t'iu ndihmojmë të varfërve dhe kështu arrijmë kënaqësin dhe mëshirën e Zotit xh.sh., pastrojmë zemrat nga kopracia dhe mësohemi në bujari, pastrojmë pasurinë tonë nga haku i huaj, i ndihmojmë Bashkësis islame dhe në vepër tregojmë se kujdesohemi për nevojat e saja.
    Për këtë Muhammedi a.s. ka thënë:

    >>S'ka vend në mesin tonë ai i cili nuk kujdeset për nevojat e bashkësis së vet!<< (Men lem jehtemme bi umuril muslimine, fe lejse minna!).

Tema të Ngjashme

  1. Kur duhet të jipet Zeqati dhe Sadakul Fitri ?
    By kohajon in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 28-08-2009, 15:59
  2. A jepet zeqati per bizhuterite?
    By ihwan in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2009, 17:42
  3. Zeqati
    By Afrim_0 in forum Live Përmbajtje
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 07:38
  4. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 28-11-2008, 23:51
  5. Zeqati si një kriter dallues
    By rondidi in forum Zekati
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2008, 15:38

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •